Vllaznia-Dinamo dhe Elbasani-Tirana. Kėto janė dy ēiftet e gjysmėfinaleve tė edicionit tė 56-tė tė Kupės sė Shqipėrisė.
Formacioni shkodran i drejtuar nga malaziasi Dervish Haxiosmanoviē do tė presė, mė 9 prill nė Loro Boriēi, Dinamon kryesuese tė kampionatit. Vllaznia, 26 herė pjesėmarrėse nė gjysmėfinalet e Kupės dhe 5 herė fituese e saj, synon tė arrijė pėr herė tė 10-tė finale. Dinamo, e sigurt pėr njė vend nė Kupat e Europės, synon nga ana e saj tė bėj bis trofesh. Skuadra e Ilir Dajės e ka fituar 13 herė kompeticionin e dytė mė tė rėndėsishėm nė vend.
Elbasani, 2 herė fitues i Kupės, do tė pėrballet me Tiranėn nė ndeshjen e parė qė do tė zhvillohet nė Ruzhdi Bizhuta. Bardheblutė, pas njė sezoni tė varfėr nė kampionat, Kupėn e kanė objektivin e madh sezonal. Tirana, qė e ka fituar pėr herė tė fundit Kupėn nė vitin 2006, synon pjesėmarrjen pėr herė tė 20-tė nė finale. Rekordmeni aktual i Kupės sė Shqipėrisė ėshtė Partizani me 15 trofe.
* * *
ĒIFTET GJYSMĖFINALISTE
VLLAZNIA-DINAMO
ELBASANI-TIRANA
Ndeshjet e para luhen, mė 9 prill, ato tė kthimit, mė 23 prill
* * *
STATISTIKA
VLLAZNIA-DINAMO
VLLAZNIA- 52 pjesėmarrje, 43 herė nė ēerekfinale, 26 herė nė gjysmėfinale, 9 herė nė finale, 5 herė fituese.
DINAMO -51 pjesėmarrje, 41 herė nė ēerekfinale, 30 herė nė gjysmėfinale, 18 herė nė finale, 13 herė fituese
ELBSANI-TIRANA
ELBASANI- 52 pjesėmarrje, 30 herė nė ēerekfinale, 9 herė nė gjysmėfinale, 3 herė nė finale, 2 herė fitues.
TIRANA- 55 pjesėmarrje, 44 herė nė ēerekfinale, 29 herė nė gjysmėfinale, 19 herė nė finale, 13 herė fituese.
|