Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Meningjiti i merr jeten futbollistit shqiptar

Nje lojtar i ri i skuadres se te rinjve Berreti, Geri Shatku, 17 vjec, me origjine shqiptare, ka vdekur dje ne spitalin e Torinos, ne Itali, i diagnostikuar me "meningjit bakterial te menjehershem". Sipas burimeve nga skuadra, djali luante ne formacionin e te rinjve, si portier. Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave 17-vjecari ishte shtruar qe prej dites se djeshme ne spitalin "Giovanni Bosco", te vendit fqinj, pasi prinderit e tij kishin vene re shenjat e perkeqesimit te te birit. Sipas mjekut, Klaudio Karameli, i cili eshte marre menjehere me djalin e mberritur ne spital ne gjendje te perkeqesuar, Shatku ka shfaqur simptomat karakteristike te nje meningjiti, perfshire nder te tjera temperature te larte dhe dhembje koke. Duke pare gjendjen e renduar te djalit, mjeket e kane drejtuar drejt reanimacionit, por fatkeqesisht, ne oren 7:45 minuta te mengjesit te djeshem, ai ka nderruar jete. Aktualisht spitali po ben edhe analizat e mbjelljes bakteriale, per te konfirmuar edhe ate, te cilen ata percaktuan qe ne fillim, me mberritjen e djalit ne gjendje te renduar, "meningjit". Nderkaq te njejten gje po ben tani edhe sherbimi i Shendetit Publik ne Torino me shoket e skuadres dhe familjaret, ne menyre qe djalit t'i gjenden shkaqet e vdekjes, duke shfrytezuar te gjitha mundesite per berjen e analizave me kontribut te perbashket. Sipas te njejtave burime nga Italia, mesohet se neser pritet qe adoleshentit shqiptar, Geri Shatku, t'i behet edhe autopsia, e cila pritet te percaktoje edhe shkaqet e verteta te vdekjes se tij. Shatku jetonte ne Torino prej vitesh dhe ishte ne shkolle te mesme. Diten e shtune, djaloshi kishte luajtur rregullisht dhe kishte marre pjese ne stervitjet e ketyre diteve, duke u larguar vetem pardje nga seanca pas temperatures se larte. Skuadra ne zi "Skuadra e Ivreas ka rene papritmas ne zi", keshtu e ka nisur mesazhin ekipi ku luajti i ndjeri Shatku. "Ne mengjesin e sotem (djeshem), ka munguar portieri i skuadres, Geri Shatku. Shoqeria me trishtim te thelle bashkohet me dhimbjen e familjareve per humbjen e portierit te ri te skuadres. Shatku kishte mbuluar rolin e portierit te dyte ne ndeshjen Ivrea-Nuorese te kampionatit C2, me 9 marsin e shkuar. Kishte mberritur tek Ivrea qe ne veren e vitit 2007 nga Atletiko Torino. Lojtari kishte luajtur rregullisht ndeshjen e fundit te kampionatit dhe u largua nga stervitja e dy diteve me pare, pas nje temperature te larte. Skuadra e Ivreas i kerkon Liges C autorizimin qe te mbaje nje minute heshtje te dielen e ardhshme dhe shiritin e zise ne krah te cdo lojtari". Jeton Selimi, Koha Jone