Kampioni i Spanjės, Real i Madridit, ėshtė i interesuar pėr tė nėnshkruar me dy mesfushorėt e Romės, Daniele De Rosi dhe Alberto Akuliani. Lajmi jepet nga gazeta sportive spanjolle Marca. Sipas saj, drejtori sportiv i Realit, Pedja Mijatoviē ishte nė Romė tė martėn pėr tė dėgjuar nga goja e drejtuesve tė klubit italian nėse atė ishin tė hapur pėr njė ofertė tė mundshme pėr kėta dy lojtarė, por pa cituar asnjė lloj burimi. Roma, nga ana e saj, e ka bėrė tė ditur kohė mė parė, se nuk do ta lėshonte 24-vjeēari De Rosi, lojtar i pėrfaqėsueses italianė pėr njė shifėr mė pak se 30 milionė euro.
LOJTARĖT- De Rosi, njė produkt i pastėr i shkollės verdhekuqe i rritur nė akademinė e tė rinjve, ka pohuar se ai dėshiron tė rrijė pėrjetėsisht te klubi italian. Akuliani, 23 vjeē, ėshtė nėn kontratė me Romėn deri nė qershor tė vitit 2009, por ai ka thėnė se dėshiron tė largohet nga klubi, nėse pėr tė do tė kishte njė ofertė tė mirė financiare. Interesant ėshtė fakti, se Roma eliminoi Realin e Madridit nga Liga e Kampionėve, duke e mundur atė dy herė me tė njėjtin rezultat 2-1 nė raundin e parė me eliminim. Roma vuajti shumė tė martėn nga humbja 0-2 nė shtėpi me Manēester Junaitid nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampioneve duke i shuar thuajse shpresat pėr njė vend nė gjysmėfinale.
Digjet Sanēez
Meksika shkarkoi trajneri i Kombėtares, Hugo Sanēez dhe e zėvendėsoi atė me teknikun e komanduar Hezus Ramirez. 49-vjeēari Sanēes u pushua pas 16 muajsh pėr rezultate tė dobėta, ku Meksika dėshtoi tė kualifikohe nė Lojėrat Olimpike Pekin 2008. Sanēez ishte njė ndėr trajnerėt mė tė paguar nė botė, duke fituar 100 mijė dollarė nė muaj.
|