Trajneri i Manēester Junaitid, Sėr Aleks Ferguson, tha se ai nuk e konsideronte ende tė kualifikuar skuadrėn e tij edhe pse komandon me rezultatin 2-0 pas ndeshjes sė parė ēerekfinale kundėr Romės nė Itali.
Kristiano Ronaldo dhe Uejni Runi shėnuan golat pėr Junaitid duke dėshmuar se skuadra angleze ėshtė favoritja krysore pėr tė fituar pėr herė tė tretė kompeticionin mė tė rėndėsishėm tė klubeve nė Europė.
Roma pagoi mospėrqendrimin nė mbrojtje duke pėsuar dy gola, ndėrsa Manēesteri demonstroi rritjen e tij nė Europė. Roma vuajti shumė mungesėn e kapitenit Franēesko Toti, dhe mund tė kishte pėsuar mė shumė gola nė pesėmbėdhjetė minutat e fundit.
Ferguson, megjithatė, pohoi se dhe Roma humbi disa raste tė mira me Kristiano Panuēin dhe Ludovik Zhyli, ndėrsa komplimentoi portierin Edvin van der Sar pėr pritjen e mrekullueshme tė gjuajtjes sė Mirko Vuēininiēit.
Ishte njė rezultat i mrekullueshėm pėr ne. Ne treguam disiplinė dhe kompaktėsi, -tha ai. Goli i Ronaldos ndryshoi lojėn pėr ne. Ishte njė goditje fantastike me kokė dhe pjesa e dytė ishte shumė e vėshtirė pėr Romėn.
Roma do tė ketė nė ndeshjen e kthimit kapitenin Franēesko Toti, por Ferguson nuk ndihet i shqetėsuar pėr kėtė. Ju nuk e dini kurrė se ēfarė mund tė ndodhė nė futboll, - shtoi ai. Ne i njohim aftėsitė e Totit, ai ėshtė njė figurė frymėzuese pėr Romėn. Por, ne shpresoj se Old Traford nė njė tjetėr natė europiane, ne do tė jemi gati pėr tė.
Ferguson tregoi respekt pėr portierin Edvin van der Sar, i cili bėri njė pritje tė jashtėzakonshėm pas goditjes me kokė tė Vuēiniēit kur rezultati ishte ende 1-0, duke i siguruar mė pas Junaitid golin vrasės tė ndeshjes. Ai ka 120 ndeshje me kombėtaren (holandeze) dhe eksperienca e tij ėshtė thelbėsore. Ai bėri njė pritje fantastike nė pjesėn e dytė, - tha Ferguson. Ai ėshtė njė portier i madh.
|