|
|
| Renditja botėrore, diktat anglez | Top-News -Skuadra e Celsit ruajti vendin e parė nė renditjen botėrore tė klubeve tė publikuar nga federate botėrore e statistikave dhe historisė nė futboll. Menjėherė pas londinezėve janė kampionėt e Premier Ligės, Mancester Junaitid tė cilėt kompletojnė hegjemoninė angleze me 3 ekipe tė klasifikuara nė 5 mė tė mirat e botės. Pėr bazė nė kėtė renditje ėshtė marrė paraqitja e skuadrave nga prilli i 2007 deri nė fundin e marsit tė kėtij viti ku skuadra e Abramovic ka koleksionuar mė shumė pikė se rivalėt. Me 274 pikė pas krahėve tė Celsit ndodhen Djajtė e kuq tė skocezit Ferguson tė cilėt kanė rrėmbyer vendin e parė pas rezultateve tė dobėta tė Milanit. Pėr kampionėt e botės njė rėnie qė pritej edhe pse kanė ruajtur pak nga shkėlqimi i tyre qė prej finales sė Jokohamės. E katėrta nė renditje skuadra spanjolle e Sevijės me 260 pikė dhe qė vetėm pak muaj mė parė kryesonte bindshėm kėtė klasifikim tė IFFH-sė. Pėr tė parė njė tjetėr ekip prestigjioz si Real Madrid duhet zbritur nė vendin e 29-tė ndėrsa skuadra mė e mirė e muajit tė sapombyllur ėshtė shpallur River Pleit. |
|
|