Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
“Topēinjtė”: “Kemi mė shumė kualitet se Liverpuli”

Arsenal-Liverpul. Njė superderbi anglez nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. Tė dy trajnerėt, si francezi Arsen Venger i Arsenalit ashtu dhe spanjolli Rafael Benitez i Liverpulit, janė tė bindur se mund tė mposhtin njėri-tjetrin. “Duhet t’u tregojmė se ende jemi pėrmirėsuar dhe jemi akoma mė tė fuqishėm se zonin e kaluar. Jemi mėsuar tė luajmė me ata, dhe e dimė si tė ndeshemi”-u shpreh ai. Edhe tekniku i topēinjve Arsen Venger beson se ekipi i tij do tė fitojė ndeshjen, por edhe nėse kjo sfidė del barazim, sėrish, ėshtė njė rezultat pozitiv. “Sigurisht se do tė dėshironim ta fitojmė ndeshjen nė shtėpi gjatė tė mėrkurės, por njė rezultat 0-0 kurrė nuk ėshtė zhgėnjyes pėr ndeshjen e parė. Ne kemi parė shpesh se njė gjė e tillė i shtyn ekipet tjera nėn presion tė lartė nė ndeshjen e dytė, pasi qė janė nė dy mendje, dhe kjo ėshtė shans i mirė”-u shpreh Venger. Nė prag tė ndeshjes me Arsenalin, trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, shprehet se Arsenali duhet tė ruhet nga Fernando Torres. “Arsenali do ta mėsojė se Torresi ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė dhe po shėnon gola, dhe do tė jetė njė problem i madh pėr ata. Fernando e di se nėse luajmė mirė ai duhet tė shėnojė gola, kėshtu qė ai do tė jetė i gatshėm pėr ta bėrė kėtė. Ai ėshtė i pėrgatitur shumė mirė, por duhet thėnė se nė ndeshje tė mėdha ka edhe mbrojtje tė fortė, kėshtu qė nuk do ta ketė edhe aq lehtė ”- ka thėnė Benitez nė konferencėn pėr shtyp. Nė lojėn e deklaratave kanė hyrė edhe lojtarėt. Mbrojtėsi i Arsenalit Kolo Ture u shpreh se ekipi i tij e di si tė ndeshet me “Redsat”. “Do tė jetė vėshtirė, e dimė kėtė, mirėpo ne e kemi kualitetin dhe mendoj se ata do tė kenė frikė tė luajnė kundėr nesh. Stiven Xherad ėshtė lojtari qė duhet ndalur, edhe pse Fernando Torres ėshtė njeriu i momentit. Torres nuk ėshtė lojtari mė i rėndėsishėm, ėshtė ekipi”, - tha Ture. “Xherard ėshtė me tė vėrtetė i mirė, nėse ndalojmė atė ne bllokojmė ekipin. Nėse nk do tė gjejmė njė Stiven Xherard tė mirė atėherė ndeshja do tė jetė shumė e lehtė pėr ne”. Nė sfidėn tjetėr, mbrojtėsi i ekipit turk Fenerbahce, Roberto Karlos, ka paralajmėruar kundėrshtarėt se nė Stamboll, ekipi anglez do tė ndeshet me “Real Madridin turk”. “Ne luajmė si Reali i Madridid pėr momentin dhe ėshtė njė ndjenjė pozitive se mund ta mposhtim Ēelsin. Ne kemi fituar mė shumė trofe se sa Reali nė katėr vitet e kaluara dhe mund tė shihni se sa shumė kemi arritur”- tha ish-lojtari i galaktikėve, i cili ėshtė nė kėrkim tė medaljes sė katėrt tė Ligės sė Kampionėve. Braziliani mendon se atmosfera brenda stadiumit “Sukru Saraēoglu” do tė jetė njė faktor mjaft i rėndėsishėm, gjatė ndeshjes sė parė ēerekfinale mes dy ekipeve. “Ne jemi nė mesin e tetė ekipeve mė tė mira nė Evropė, por nuk jemi nėn tė njėjtin presion siē janė edhe Barcelona, Liverpuli, Manēester Junajtid dhe tė tjerėt. Mund tė luajmė pa presion dhe tė jemi befasia e kėtij viti nė kėtė garė”- pėrfundoi Karlos.