Mesfushori kosovar me pasaportė zvicerane, Valon Behrami, ndodhet nė listėn e dėshirave tė skuadrės angleze Uest Ham. Lajmin e jep gazeta britanike Daily Mail, qė thekson se ēekiēat londinezė e kanė gati ofertėn pėr mesfushorin e Lacios. Sipas Daily Mail, transferimi i Behramit do tė realizohet gjatė merkatos verės sė ardhshme. Lėvizja ėshtė plotėsisht e besueshme, pasi ajo propozohet nga ish-drejtori sportiv i Breshias, italiani Xhanluka Nani, i cili ėshtė emėruar si drejtori i ri i futbollit te Uest Ham. Nanit i ėshtė besuar nga drejtuesit e klubit anglez tė gjitha operacionet qė kanė tė bėjnė me merkaton.
Behrami, i cili mban nė fanellė me Lacion numrin 85, ėshtė shndėrruar nė njė lojtar titullar i padiskutueshėm nė skuadrėn e Serisė A. Kosovari ėshtė shok skuadre me 34-vjeēarin Igli Tare, i cili me sa duket do tė rinovojė edhe ai me Lacion pėr njė sezon tjetėr.
Interesant ėshtė fakti, se dje nė emisionin televiziv mėngjesor mė popullor italian, Uno Mattina nė RAI Uno, u trajtua edhe problemi i Kosovės, por i parė nga kėndvėshtrimi i dy futbollistėve lacialė: kosovarit Valon Behrami dhe serbit Aleksandėr Kolarov. Televizioni i njohur italian u lidh direkt me qendrėn stėrvitore tė Lacios, ku ishte i pranishėm edhe presidenti Lotito, pronarit tė bardhekaltėrve.
Lacio ka brenda saj njė Ballkan nė miniaturė, pasi pėr klubin italian luajnė edhe shqiptari Igli Tare, maqedonasi Goran Pandev e rumuni Radu.
Serbi Kolarov (ndodhej nė Serbi) pėrmes njė letre tė lexuar nga njė zyrtare e Lacios (Eleonora Daniele), theksoi miqėsinė e madhe dhe vėllazėrinė qė e lidhin atė me Berhamin, por dhe me lojtarėt e tjerė ballkanikė. Behrami tregoi se ishte larguar nga atdheu i tij, Kosova, nė moshėn 5 vjeē.
22-vjeēari Behrami (mbush 23 vjeē, mė 19 prill) ka lindur nė Mitrovicė tė Kosovės dhe mė parė ka qenė shok skuadre te Helas Verona (Seria B, 2004-2005) edhe me Erion Bogdanin e Florian Myrtaj. Pas paraqitjeve tė jashtėzakonshme me Veronėn, Berhami u kėrkua nga Lacio, Juventusi, Interi (tė treja skuadra italiane) si dhe nga skuadra angleze Totenhem.
Lacio, njė nga tre klubet italiane qė janė tė listuara nė bursėn e Milanos (sė bashku me Romėn dhe Juventusin), i pagoi njė shumė prej 6 milionė eurosh Veronės dhe Xhenoas, tė cilat zotėronin edhe kartonin e Berhamit, duke blerė 50 pėrqindėshin e tij.
Gjatė sezonit tė parė me Lacion (2005-2006), Behrami luajti 26 ndeshje, ku shėnoi dy gola. Nė sezonin pasardhės (2006-2007), u aktivizua nė 17 ndeshje (1 gol), ndėrsa nė kėtė aktual Behrami ka luajtur nė 19 takime (1 gol). Tare ka luajtur 8 ndeshje (1 gol).
Me Kombėtaren e Zvicrės, Valoni ka zhvilluar 10 ndeshje. Ndeshja e parė e tij me fanellėn e kuqe tė Zvicrės ishte ajo kundėr Francės (1-1), mė 8 tetor 2005, pėr kualifikueset e Kampionatit Botėror 2006. Behrami ka shėnuar edhe vetėm njė gol, por shumė tė rėndė, tė realizuar kundėr Turqisė nė ndeshjen e parė play-ofin pėr pjesėmarrjen nė Kupėn e Botės 2006 (12 nėntor 2005), ku Behrami shėnoi pas vetėm tri minuta pasi kishte hyrė nė lojė si zėvendėsues.
|