Xhavit Visoka do tė ngjitet pėrsėri nė ring pas mė shumė se dy muaj pauzė. Duelin e radhės boksieri nga Kosova do ta zhvillojė mė 29 mars nė Shiroki Brijeg tė Bosnės dhe Hercegovinės, qė do tė jetė njė nga parameēet e duelit qė do tė zhvillojė mbajtėsi aktual i brezit WBA Intercontinental pėr peshėn super tė mesme, kroati Stjepan Bozhiq i cili do tė luftojė kundėr belgut Djamel Selini.
Kundėrshtari i Visokės pėr duelin e 29 marsit nuk ėshtė pėrcaktuar akoma por pritet qė njė gjė e tillė tė bėhet nė ditėt nė vazhdim.
Kam pranuar ofertėn pėr kėtė duel pasi kam pauzuar pėr disa muaj dhe kam dashur qė tė kthehem sa mė shepjt nė ring, aty ku ndihem mė sė miri. Megjithėse nuk e di akoma emrin e kundėrshtarit, pėr mua kjo nuk ėshtė problem. Po pėrgatitem qė tė shėnoj fitoren e radhės dhe pėr tė pėrmirėsuar bilancin tim nė boksin profesionist nė mėnyrė qė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur tė kem tė drejtėn pėr tė sfiduar pėr titullin evropian nė kategorinė gjysmė tė rėndė, ka thėnė Visoka.
Aktualisht Visoka ėshtė duke zhvilluar fazėn pėrgatitore nė Zarė tė Kroacisė, duke qenė pjesė e kampit tė Stjepan Bozhiq. Kjo ka bėrė qė ai tė ndryshojė planet e tij pėr njė duel qė planifikonte ta zhvillonte nė Prishtinė. Pas duelit nė Kroaci kam njė ofertė tjetėr pėr tė zhvilluar njė tjetėr duel nė Francė, dhe vetėm pas kėsaj mund tė rikthehem nė Prishtinė pėr tė zhvilluar njė meē para adhuruesve tė mi nė Kosovė, ka pėrfunduar Visoka. |