Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
“Er-Bomber” nė kėrkim tė golit tė 20 nė Serinė A

Erion Bogdani nė kėrkim tė golit tė 20 nė Serinė A. E diela nė Serinė A ka njė shije tė veēantė pėr dy nga katėr lojtarėt shqiptarė qė janė pjesė e skuadrave tė njė kampionateve mė tė fortė nė botė. Sfida propozon njė duel Lacio-Livorno, ku nė gjirin e dy skuadrave luajnė ish-kapiteni i Kombėtares, Igli Tare (Lacio) dhe sulmuesi kryesor i kuqezinjve Erion Bogdani (Livorno). Nė takimin e fazės sė parė Livorno humbi nė shtėpi 0-1 me Lacion (goli i maqedonasit Pandev). Erion Bogdani luajti nė atė takim nga minuta e 70-tė, ndėrsa Tare asnjė minutė (Behrami 90 minuta). Livorno ėshtė duke e pėrgatitur nė mėnyrėn mė tė mirė sfidėn pėr mbijetėsė nė Serinė A. Nė testin e fundit miqėsor tė Livornos brenda familjes, Erion Bogdani shėnoi njė dopietė dhe trajneri Kamoleze pritet tė hedhė nga minuta e parė kundėr formacionit tė Tares e Berhamit. “Er-Bomber” shpreson tė shėnojė nė “Olimpiko” tė Romės edhe golin e tij tė 20-tė nė Serinė A (19 tė shėnuar deri tani nė Serinė A, 25 nė Serinė B). Edhe Igli Tare nga ana e tij u tregua i pakursyer teksa shėnoi katėr gola nė fitoren 13-0 tė Lacios nė miqėsoren me diletantėt e Tor de Cenci (njė gol i Behramit). Nė garėn virtuale sezonale midis dy lojtarėve shqiptarė statistikat ofrojnė kėto tė dhėna: Bogdani, 18 ndeshje, 1 gol (nota mesatare 5.6). Golin e vetėm me fanellėn e Livornos, sulmuesi 30-vjeēar shqiptar e shėnoi kundėr Juventusit nė humbjen 3-1. Tare ėshtė aktivizuar shumė pak nga trajneri i Lacios, Delio Rosi, vetėm katėr ndeshje, si zėvendesues i minutave tė fundit (nota mesatare 5.96). Por megjithatė, 34-vjeēari ka shėnuar dy gola tė rėndėsishėm, njė nė kampionat dhe njė tjetėr nė Kupėn e Italisė, ku i dhuroi edhe kualifikimin Lacios. Nė total me fanellėn e Lacios gjatė tre sezoneve Igli ka realizuar 4 gola, nga 38 gola tė shėnuar nė kampionatet maksimale nė Itali e Gjermani. 20 gola nė kategorinė e dytė (nė Gjermani).