Unė kam pėrgjegjėsitė e mia si ēdo drejtues pėr kėtė gjendje jo tė zakonshme, - tha ish-sekretari i KF Tirana, Shkėlqim Muēa, nė daljen e parė publike pėr mediat, pas zyrtarizimit tė dorėheqjes sė tij nga funksioni mė i lartė administrativ i 23-herė kampioneve. Ėshtė njė vendim qė e kam marrė personalisht dhe i pa ndikuar nga askush. Ėshtė njė vendim nė njė situatė jo tė zakonshme pėr klubin. E them me plot bindje se nuk ėshtė njė vendim i marrė nga kjo situatė....
Arsyeja kryesore nuk ka tė bėjė me rezultatet. Te Tirana ka filluar njė proces transformimi i klubit, qė ka tė bėjė me shndėrrimin nė njė shoqėri aksionere pėr ta ēuar mė pas drejt privatizimit. Unė jam pjesė e kėtij procesi duke qenė drejtues. Siē e dini, unė brenda kėtyre njerėzve (donatorėve) qė po merren me kėtė zhvillim, kam njerėz tė familjes sime (Muēa ėshtė baxhanaku i donatorit Agron Papuli). Pėr tė shmangur tė gjitha aludimet dhe pėr ta bėrė sa mė transparent procesin, pėr tė mos aluduar edhe njerėzit pėr njėanshmėri, qė tė mos ekzistojė edhe konflikti i interesave mendova si zgjidhjen mė tė mirė dorėheqjen.
Muēa, njė prodhim i pastėr i shkollės bardheblu (Jam i lidhur me kėtė klub, qysh nė moshėn 14-15 vjeē,- tha ai), lėshon diagonalisht edhe njė akuzė jo tė parėndėsishme. Ka pasur aludime kohėt e fundit, tė cilat i kam dėgjuar shpesh nėpėr media, edhe pse ato nė tė vėrtetė nuk janė zyrtare dhe nuk vinin nga brenda klubit. Aludimet nė media pohonin sikur unė jam pėr njėanshmėri dhe pėr tė favorizuar njerėzit e familjes sime.
Ish-shefi i Tiranės shton: Ėshtė njė periudhė qė unė tė jem sa mė i qetė. Pėr kėtė arsye dhashė edhe dorėheqjen qė tė marrin fund edhe kėto aludime.
Ish-trajneri nuk harron: Dua tė falėnderoj donatorėt e Tiranės, gjithė stafin, futbollistėt, me tė cilėt kemi punuar gjatė kėtyre viteve, shumė tė bukura pėr mua nė drejtim, pasi kemi fituar shumė trofe. Nuk ka qenė merita vetėm e imja, por e tė gjithėve, donatorėve, futbollistėve, stafeve tė ndryshme qė kanė drejtuar.
Muēa nga pozita e tė dorėhequrit shton: Tė gjithė do tė mbeten miq pėr mua. Jam gati tė kontribuoj me tė gjitha forcat pėr Tiranėn. Jam gjithmonė gati pėr tė. E pėrsėris ishte njė vendim i vėshtirė pėr mua, pro tani qė e morra jam shumė i qetė. Sėrish trajer? Pse jo, ende jam i ri.
Por ish-sekretari lėshon edhe njė shigjetė, goxha tė helmatosur: Donatorėt, kėta njerėz qė investojnė jo pak, por duhet tė rrisin profesionalizmin e tyre qė punėt tė shkojnė sa mė mirė. Dėshiroj qė kėta njerėz qė investojnė prej vitesh shuma tė mėdha tė bėhen pronarė tė ardhshėm tė klubit.
Por edhe njė peng i vogėl pėr ish-drejtuesin: Jam munduar tė bėj shumė pėr klubin, tė kishim njė infrastrukturė sa mė tė mirė. Do tė doja tė bėnim edhe njė stadium modern, - pėrfundoi trajneri qė e nxori pėr herė tė fundit kampion Tiranėn, nė sezonin 2006-2007.
|