KATEGORIA E PARĖ - Tre kryesuesit e Kategorisė sė Parė, Bylis, Apolonia e Lushnja, bėnė detyrat e shtėpisė teksa fituan me nga dy gola diferencė me kundėrshtarėt e tyre nė javėn e 21-tė tė Kategorisė sė Parė.
BYLIS-GRAMSHI 2-0
Bylis i Faruk Sejdinit arriti njė fitore bindėse 2-0 me Gramshin e drejtuar nga Edmond Mustafaraj, Dy golat pėr formacionin ballshiot mbajnė aromė afrikane: Ziambo (3) dhe Sisoko nė minutėn e 17-tė me penallti. Bylis kryeson i vetėm me 45 pikė, njė mė shumė sė Apolonia dhe Lushnja (tė dyja nga 44 pikė).
APOLONIA-ADA 4-2
Apolonia e Gert Haxhiut konfirmoi formėn e jashtėzakonshme nė ndeshjet e para tė fazės sė dytė, duke fituar 4-2 me Adėn e vendit tė pestė. Golat pėr fierakėt u shėnuan nga Spaho (6), Ēerēizi (32, 60), Delioviski 75. Pėr velipojakėt e drejtuar nga i njohuri Ylber Zani, realizuan Nimani (18) dhe Lleshi (86).
LUSHNJA-TOMORI 2-0
Trajneri lushnjar Artan Bano ka tė drejtė tė krenohet me ekipin e tij. Lushnja fitoi 2-0 nė Roza Haxhiu kundėr Tomorit tė Lakos, me nga njė gol nė ēdo pjesė: Xhagalliu (22), Sefa (48).
BURRELI-NAFTĖTARI 2-0
Dy gola nė fund tė ndeshjes, me tė njėjtin autor, Kalemaj (74, 86), i dhanė fitoren 2-0 Burrelit tė Pėrparim Daiut ndaj Naftėtarit tė Dashnor Dumes nė takimin e zhvilluar nė Liri Ballabani.
SKRAPARI-SOPOTI 2-0
Dy gola tė vonshėm, fillimisht nga Dalipi (84 me penallti) dhe mė pas nga Ymeri (90) i dhanė njė fitore tė ēmuar Skraparit tė Luftar Gurit kundėr Sopotit tė Luan Deliut.
TURBINA-ERZENI 2-3
Fitore befasuese e miqve nga Shijaku kundėr vendasve tė Turbinės nė Nexhip Trungu nė Cėrrik, fitore qė u vendos nė minutėn e 89-tė, kur Pisha shėnoi golin e tretė pėr formacionin e Fundim Dollakut. Loli (24), Hajdari (84) shėnuan pėr Turbinėn e Bardhyl Minxhajt, ndėrsa Bespalla (50 11-m), Shera (54) dhe Pisha (89) pėr Erzenin.
TEPELENA-LUFTĖTARI 1-2
Luftėtari ia doli tė fitojė derbin e Jugut me Tepelenėn nė fushėn asnjanjėse tė Permetit. Tepelena e drejtuar nga Haska shėnoi e para me anė tė Gaxhaj (10), por gjirokastritėt e Petraq Bifshės u kundėrpėrgjigjėn me anė tė Duajr (26) dhe Taēit (42).
DAJTI-BILISHT SPORT 3-0
Dajti i Sinan Bardhit mundi pastėr 3-0 Bilisht Sportin e Dion Kushes nė ndeshjen e zhvilluar nė fushėn sportive tė Kamzės. Golat pėr ekipin e presidentit Naim Qarri u shėnuan nga Malo (15), Tafaj (30) dhe pėr ti ardhur nė ndihmė vendasve mendoi edhe Muēa i Bilisht Sport, i cili shėnoi njė autogol nė minutėn e 57-tė.
POGRADECI-LACI 1-1
Laēi shėnoi i pari me anė tė Ahit (8) nė Gjorgji Kyēyku tė Pogradecit, por vendasit e Ilir Medinit e mbyllėn pjesėn e parė nė barazim 1-1 pas golit tė realizuar nga Jahaj (33). Trajneri i Laēit Stavri Nica u shpreh i pakėnaqur me presionin e tifozėe pogradecarė ndaj gjyqtarėve Beqiri, Guēe , Koka. Trajneri i Pogradecit Medini u ndėshkua me karton tė kuq nė minutėn e 44-t.
KATEGORIA E PARĖ
JAVA 21
BYLIS-GRAMSHI 2-0
LUSHNJA-TOMORI 2-0
APOLONIA-ADA 4-2
TURBINA-ERZENI 2-3
SKRAPARI-SOPOTI 2-0
LUSHNJA-TOMORI 2-0
BURRELI-NAFTĖTARI 2-0
POGRADECI-LACI 1-1
TEPELENA-LUFTĖTARI 1-2
Renditja
1 Bylis 45
2 Apolonia 44
3 Lushnja 44
4 Laci 39
5 ADA 37
6 Burreli 37
7 Turbina 31
8 Pogradeci 30
9 Dajti 30
10 Luftetari 30
11 Bilisht S.-1 27
12 Skrapari 27
13 Sopoti 23
14 Naftetari 23
15 Erzeni 20
16 Tomori 19
17 Gramshi 17
18 Tepelena - 1 10
|