KLARA ASQERIU TOP NEWS
SHBA ėshtė njė tjetėr skuadėr qė kalon nė gjysmėfinale tė turneut Fed Cup nė tenis pėr femra. Tenistet amerikane pas barazimit 1-1 dy ditė mė parė me Gjermaninė, dominuan nė dy ndeshjet e radhės dhe i fituan ato pėr tė ēuar rezultatin e pėrgjithshėm nė 3-1.
Ndeshja e parė e ditės sė tretė tė kėtij raundi ishtė ajo midis Lindsi Davenport dhe debutueses Georges. Davenport, ish nr.1 i botės nuk hasi asnjė vėshtirėsi nė kėtė ndeshje dhe e fitoi atė nė dy sete 6-1;6-2. Ky rezultat i dha kryesimin nė rezultatin e pėrgjithshėm pėr skuadrėn amerikane 2-1.
Nė kėtė ndeshje Davenport e theu dy herė gjermanen me shėrbimin e saj nė setin e parė dhe 3 herė nė setin e dytė pėr tė vulosur kėtė fitore nė njė kohė relativisht tė shkurtėr.
Ajo qė i dha fitoren pėrfundimtare SHBA nė kėtė raund, ishte Harkėlroud qė mundi Sabine Liciski. Harkelroud hasi shumė vėshtirėsi pėrballė Liciskit, megjithatė arriti tė fitojė nė dy sete 6-4;7-5. Pasi fitoi setin e parė 6-4, Harkelroud e pa veten nė disavantazhin 1-4 nė tė dytin.
Por 22 vjeēarja amerikane arriti tė pėrmbysė kėtė rezultat dhe nė fund e fitoi edhe kėtė set me rezultatin 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-0. Nė gjysmėfinale SHBA do tė ndeshet me Rusinė qė mundi Izraelin 2-0. Kjo ndeshje gjysmėfinale do tė zhvillohet nė 26-27 prill nė La Jolla Beach.
Burimi:-  |