Nga Dorian Collaku
Pershendetje stafeve te gazetave apo website-ve shqiptare.
I kam ndjekur me interes te gjithe programet televizive, debatet dhe kritikat qe jane shkruar ne gazeta nga sportiste apo zyrtare te federatave, ministra apo zyrtare te sportit shqiptar dhe situata duket mjaft e papelqyeshme.
Po meremi shume me akuza e mbrojtje plus shmangie te problemeve qe rrethojne sportistet dhe si shembull po mar ekipin olimpik "Pekin 2008", pjese e te cilit jame edhe une per te dyten here rresht. Pe mua ishte nje lajm bombe fakti qe kolegja ime Klodiana Shala planifikon deri ne nje nderrim te neshtesise ne rast se gjerat vazhdojne te rrjedhin ashtu si po e shohim. Shpresoje qe kjo gje te mos ndodhe pasi jemi ne vitin 2008 dhe nuk duhet te bejme me hapa mbrapa.
Si sportist i kualifikuar me norme ne keto Lojra Olimpike edhe une bashkohem me shqetesimet e te gjithe te kualifikuarve dhe te zgjedhurve deri tani ne lojrat e Pekinit, ne kerkojme ndihme sa nuk eshte vone. Kjo thirrje nuk nenkupton se ne te gjithe kemi menduar te leme ngjyrat e Shqiperise por nenkupton per mua te pakten qe me nje ndihme te mjaftueshme financiare e morale nga ana e shtetit shqiptar ne te bejme nje pjesmarje sa me dinjitoze ne Pekin e jo te shkojme atje sa per te mbushur vendet e fundit. Endera e cdo sportisti eshte qe te behet pjese e nje Olimpjade, kampionati boteror apo nje veprimtarie ndrkombetare te ketyre niveleve, fundja per ne sikur edhe pjesmarje, eshte ok. Pse? Sepse kaq jam mbeshtetur nga shteti im e kaq po jap.
Po ju tregoj nje fakt, sapo mberrita ne aeroportin nene Tereza ne Tirane direkt pas olimpjades Athina 2004 pyetja e pare qe nje gazetar me beri ishte se si e shpjegon deshtimin tend ne olimpjade pasi hodha vetem 70m, dhe ai me padurim po priste nje pergjigje dhe nje mimike te deshtuar nga une por ndodhi e kunderta.
I thashe "une jam mese i kenaqur me ate rezultat dhe kete gare nuk e quaj si deshtim pasi jam paguar vetem me 150 ne muaj nga klubi Dinamo deri ne momentin qe kam shkuar ne Olimpjade". I thashe se po ja siguroja une gazetarit 150 ne muaj dhe le te me tregonte ai se si do shkonte ne olimpiade e do hidhte 80m apo te merte nje medalje. Per momentin neve (te kualifikuarve ne lojrat e Pekinit) na u akordua nje shume prej 4miljon lekesh te vjetra nga
MKRS-ja dhe per kete falenderoj direkt ministrin Ylli Pango, ishte nje fillim shume i mire por nuk duhet te ngele ketu. Kemi edhe 7 muaj parapergatitje per ne olimpjade, shtete si finlanda ku une jetoj e stervitem po i trajtojne kanidatet per olimpjade me vite, direkt pas perfundimit Athina 2004.Por sa vende kemi si Finlanda ? Ne Olimpjaden e fundit u rendita i 32ti ne bote, ( bota ka ne kete moment 194 shtete), lame mbrapa shume vende te cilat ndonese me te zhvilluara se Shqiperija nuk munden te nisnin nje sportist ne lojrat olimpike dhe ne rastin tim ne
disiplinen e hedhjes se cekicit, pra me nje mbeshtetje te fuqishme nuk eshte ende vone qe ate renditje te 32-tit ta ngreme pse jo deri ne 10-she ose e thene shkurt nje vend per ne finalen e madhe.
Une jam gati te replikoj apo te bashkepunoj me kedo persa i perket ketyre problemeve deri sa te harrijme ne nje rezultat te kenaqshem per te gjitha palet. Po behen investime madheshtore si rruge, turizem, apo integrim ne NATO e EU ne
Shqiperi te cilet padyshim do ja ndryshojne faqen kombit tone ne sensin pozitiv le te bejme nje investim per ekipin tone olimpik e mepas sportin ne pergjithesi ( do e thoja kete edhe sikur te mos ish vete pjese e tij).
Kemi te gjithe kapacitetin e duhur per te harritur rezultate te larta, kemi besim te vetja jone per te harritur te paimagjinueshmen nuk kerkojme gje tjeter vetem mbeshtetjen e kombit tone, mbeshtetjen e shtetit shqiptar. Kemi sakrifikuar aq shume per te ardhur deri ketu le te bejme te gjithe dicka per ta finalizuar kete pjesmarrje sa me mire te
jete e mundur, fati qofte me ne dhe zoti na ruajte nga demtimet se vullneti nuk na mungon.
Le te harrojme pastaj pyetjet e gazetareve apo sportdasheve sikurse "pse deshtuat" apo "pse e tradhetuat shqiperine", le tja leme ato te kaluares se hidhur e te mundimshme te shqiperise. Kam shume besim se me nje bashkepunim te trinomit MKRS, KOKSH dhe Federata ne
do japim maksimumin tone ne Pekin 2008 dhe do dalim andej me rezultate shume me pozitive se Athina 2004.
Duke ju falenderuar paraprakisht per bashkepunimin, i lutem redaksive te adresave te mesiperme te emaileve te bejne te mundur publikimin e ketij emaili ne menyre qe te behet e qarte pikpamja ime ne lidhje me problemin e shqyrtuar me siper.
Me respekt,
Dorian Collaku (Pjestar i ekipit olimpik Pekin 2008)
Foto: Collaku (djathtas) me kampionin olimpik ne flakjen e cekicit Athina 2004 Japonezin Koji Murofushi, foto e marre ne Osaka Japoni kap boteror i atletikes
|