Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Gjyqtarėt gjatė 18 javėve: rekordet dhe kuriozitetet

Dash Frashėri
Kontestimet ndaj gjyqtarėve nė Superligė duket se janė kthyer nė modė. Trajnerė qė shprehen tė pakėnaqur pas pėrfundimit tė 90 minutave, stafe teknike dhe drejtues klubesh qė bėjnė tė ditur publikisht se “x” gjyqtar ėshtė jo i preferuar apo “Y” ndodhet nė listėn e zezė tė klubit. Tensionet e fundit tė prodhuara nė Flamurtari-Shkumbini (0-0) ky gjykoi tiranasi Ervis Peza apo toleranca e tepruar e Bardhyl Pashajt nė sjelljen e portierit Grima nė takimin Kastrioti-Vllaznia (3-1) e rendojnė mė shumė atmosferėn nė kampionatin problematik shqiptar. Duke parė statistikat e gjyqtarėve gjatė 18-javėve tė para vėren jo pak fakte interesante. Albania-sport.com sjell disa prej tyre. * Dy gjyqtarėt ndėrkombėtare shqiptarė, Albano Janku dhe Sokol Jareci (tė dy tė kolegjiumit tė Tiranės janė dhe arbitrit qė kanė gjykuar mė shumė ndeshje nė kėto 18 javė: plot 11 secili. * Nė 11 ndeshjet e gjykuara prej Albano Jankut, 8 herė kanė fituar ekipet vendase, 1 takim ėshtė mbyllur nė barazim dhe 2 herė kanė fituar ekipet mike. *Kampion i ndeshjeve tė pėrfunduara nė barazim ėshtė gjyqtari me stemėn e FIFA-s, Sokol Jareci. Nga 11 takime tė gjykuara prej tij 6 janė mbyllur nė barazim, 3 i kanė fituar ekipet vendase dhe 2 ekipet mike. * Tė “pamėshirshėm” me ekipet vendase janė treguar Tanush Latifi dhe Bardhyl Pashaj: nė 10 takimet e gjykuara nga Latifi 4 janė fituar nga ekipet mike, ndėrsa nė 9 takimet e drejtuara nga Pashaj, skuadrat udhėtuese kanė fituar po 4. * Ekipet vendase nuk kanė pasur asnjė favor nga Pajtim Lapi. Asnjė fitore pėr ta nėn bilbilin e shkodranit: 4 ndeshje tė gjykuara prej Lapit, asnjė fitore pėr vendasit, 3 barazime dhe 1 fitore pėr miqtė. * Lorenc Jemini dhe Mentor Sopiani janė tė dashuruarit pas spektaklit dhe emocioneve tė mėdha, por dhe pas penalltive. Jemini ka dhėnė 4 penallti nė 6 takime, ndėrsa Sopiani po 4 penallti, por nė 4 ndeshje tė gjykuara prej tij. * Ekipet qė ndeshen nė transfertė duhet tė kenė parasysh njė fakt fare tė vockėl. Nėse do tė kenė fatin tė gjykohen nga Sopiani, Lulaj, Peza apo Breshanaj duhet t’i harrojnė tri pikėt. Asnjė prej tyre nuk ka qenė “bujar” me ekipet mike: 0 fitore pėr ta. * Lorenc Jemini ka “xhepin” mė tė madh tė kartonėve tė verdhė: 55 tė tillė tė nxjerrė nė 10 takime, mesatare e “admirueshme”, 5.5 kartonė pėr ndeshje. Pas Jeminit mė i ashpri ėshtė Jareci me 54 kartonė tė verdhė tė nxjerrė nė 11 ndeshje. * Gardiani Mentor Sopiani mban edhe rekordin e kartonėve tė kuq: 5 tė tillė tė nxjerrė nė vetėm 4 ndeshje tė gjykuara prej tij. Gjyqtari i kolegjiumit tė Durrėsit ėshtė unik nė statistikat e tij: 4 ndeshje, 4 penallti tė dhėna, 26 kartonė tė verdhė dhe 5 tė kuq. S’ka mė “mirė” se kaq. * Tanush Latifi duket se ka kuptuar njė gjė tė thjeshtė. Njė ndeshje pa fitues nuk ėshtė asnjėherė e bukur. Nė 10 takimet e gjykuara prej tij asnjė nuk ka pėrfunduar nė barazim: 6 fitore pėr vendasit dhe 4 fitore pėr miqtė.