Vangjel Mile i dhuron fitoren Kristaq Miles. Djali ēon babain nė ekstazė. Teuta fitoi pastėr 2-0 me Besėlidhjen, mbretėreshėn e merkatos dimėrore me plot 11 lojtarė tė blerė nga kampionati maqedonas dhe kosovar.
Skuadra e presidentit Hasanbelliu mori fitoren e dyten e fusheė e saj pėr kėtė edicion duke e nisur vitin 2008 me hapin e duhur. Pėr ekipin durrsak fitorja ndaj Besėlidhjes ishte shumė e rėndėsishme, pasi e ndau nga skuadra e Bajkos me tri pikė mė shumė.
Pėrforcimet dimėrore Mile, Ēaushaj, Hamzaj, Kotja dhanė efektin pozitiv pėr trajnerin e tretė sezonal tė Teutės, Vangjel Mile. Besėlidhja vuajti nga harmonizimi i lojės nė tėrėsinė e saj, kjo dhe pėr shkak tė njohjes sė pakėt midis lojtarėve, por duhet theksuar se dhe blerja mė e bujshme e lezhjanėve, ish-sulmuesi i Skėnderbeut, Marius Ngjela ishte nė hije.
Nė fraksionin e dytė tė lojės vendasit e Miles u hodhėn nė sulm dhe krijuan njė morri rastesh.
Ishte pikėrisht sulmuesi i Shpresave, Vangjel Mile qė hapi siparin e golave nė minutėn e 65-tė, pėr tė lėnė radhėn Labinot Halitit, i cili dyfishoi rezultatin dy minuta pėrpara pėrfundimit tė takimit nė minutėn e 88-tė, ndaj njė Besėlidhje qė luajti mė shumė se 20 minuta me dhjetė lojtarė pas largimit me karton tė kuq tė Ivanaj.
Kjo ishte edhe fitorja e 18-tė e Teutės nė 45 takime me Besėlidhjen, qė nga ana e saj ka koleksionuar 11 fitore (15 takime janė mbyllur nė barazim). Nė fazėn parė dy skuadrat e mbyllėn takimin nė barazim 0-0.
Nė javėn e 19-tė Teuta do tė udhėtojė drejt Shkodrės pėr tu pėrballur me Vllazninė, ndėrsa Besėlidhja do tė presė nė shtėpi Flamurtarin.
|