Njė humbje surprizė. Kėshtu mund tė konsiderohet nė pamje tė parė shkatėrrimi i Vllaznisė pėrballė Kastriotit me rezultatin 3-1 (nė fushėn asnjanjės tė Shijakut). Skuadra krutane gjatė muajit tė fundit kaloi njė periudhė tė vėshtirė financiare dhe largimesh, por njė teknik me vlerat si tė Vasil Bicit diti tė organizojė skuadrėn pėr ta ēuar te fitorja e shtatė sezonale dhe nė kuotėne 23 pikėve.
Sulmuesi i rikthyer Oriand Abazaj shėnoi nė limitin e 60 sekondave tė para duke dhuruar emocione nė njė fushė tė ftohtė si ajo e Tofik Jasharit nė Shijak. Ėshtė shumė intrigues ky gol, pasi ish-sulmuesi i Tiranės nuk shėnoi me bardheblutė asnjė gol gjatė 17-javėve tė para.
Vllaznia reagoi dhe nė minutėn e 51-tė formacioni i Mirel Josės fitoi njė 11-metėrsh tė akorduar nga gjyqtari Bardhyl Pashaj. Vioresin Sinani, golashėnuesi mė i mirė i sezonit tė kaluar (23 gola), realizoi nga pika e bardhė duke vendosur pėrkoėsisht ekuilbrat nė fushė. Pėr Sinanin ky ishte dhe goli i 13-tė sezonal duke barazuar edhe kroatin e Dinamos, kroatin Pero Pejiē.
Pėr skuadrėn e presidentit Zhilli mendon sulmuesi Erion Rizvanolli. Ish-lojtari i tre skuadrave kryeqytetasa shėnoi dy gola nė kėtė takim, fillimisht nė minutėn e 57-tė dhe mė pas nė tė 85-tė.
Skuadra e Mirel Josės humbi plotėsisht kontrollin e lojės dhe mesa duket blerjet dimėrore ende nuk dhanė efektin e tyre.
Dy blerjet e fundit tė Kastriotit, Sokol Bulku dhe Eriol Merxha i dhanė njė ritėm tė lartė lojės sė krutanėve, qė tashmė lanė pas edhe Flamurtarin nė rėnditje (tė dy nga 23 pikė) falė golaverazhit.
Kjo ishte fitorja e 2-tė historike e Kastriotit ndaj Vllaznisė nė 13 takimet e zhvilluara midis tyre (7 fitore Vllaznia, 4 barazime). Nė javėn e 19-tė Vllaznia pret Teutėn, ndėrsa Kastrioti pret Tiranėn.
|