Mesfushori Igli Allmuēa i dhuroi Dinamos fitoren e ēmuar 2-0 nė Kavajė nė transfertėn e vėshtirė me Besėn, duke ruajtur njėkohėsisht edhe pathyeshmėrinė jashtė kryeqytetit nė nėntė takimet e zhvilluara.
Ish-lojtari punėtor i Tiranės (sezonin e kaluar) shėnoi dy gola kundėr Besės duke i siguruar tri pikė tė arta. Pėr 26-vjeēarin, njė prodhim i shkollės sė Partizanit, ky ishte goli i tretė i tij nė kėtė sezon dhe dopieta e parė historike.
Allmuēa shfrytėzoi mjeshtėrisht njė gabim tė mbrojtėsit tė Besės, Zekeria Ramadani duke kaluar nė avantazh Dinamon nė minutėn e 49-tė, pėr ta dyfishuar sėrish rezultatin gati 40 minuta mė vonė, nė tė 86 duke shkatėrruar Besėn e Sulejman Starovės.
Dinamo e Agim Canaj me fitoren e saj tė shtatė nė transfertė ruajti diferėncėn prej 6 pikėsh me Partizanin e vendit tė dytė, qė nga ana e tij fitoi jo pa vėshtirėsi nė Korēė me Skėnderbeun (1-2).
Kjo ishte fitorja e 62-tė historike e bluve ndaj Besės nė 109 takime tė zhvilluara midis tyre. Besa, qė zhvilloi njė merkato tė varfėr dimėrore (vetėm katėr afrime jo cilėsore) pėsoi humbjen e shtatė sezonale duke u larguar pėrfundimisht nga zona europiane e katėr vendeve tė para.
Takimi i fazės sė parė midis dy ekipeve i zhvilluar nė Tiranė pėr javėn e 7-tė u mbyll nė barazim pa gola 0-0. Nė javėn e 19-tė Dinamo pret Elbasanin nė Tiranė, ndėrsa Besėn e pret njė ballafaqim jo i lehtė me Partizanin nė kryeqytet.
|