BOGDANI- Erion Bogdani ėshtė rikthyer nė formėn mė tė mirė, tė paktėn nė ndeshjet e kontrollit, sulmuesi i Livornos nė Serinė A, po shėnon gol. Trajneri Kamolaneze e ka pėrfshirė nė 11-shin startues kundėr Torinos.
TARE-Gjigandi shqiptar i Lacios shėnoi dy gola nė miqėsoren me diletantėt e Tor Sapiencės. Lacio do tė luajė nė fundjavė me Xhenoan. Tare ka bėrė tė ditur se nuk do tė lėvizė nga klubi bardhekaltėr.
LILA- Skuadra qipriote Ethnikos Achnas, kundėrshtari i Partizanit nė Kupėn Intertoto nė vitin 2006,shfaqi interesimin e saj pėr mbrojtėsin e Besės, Andi Lila. Lajmi ėshtė dhėnė nga siti qipriot go2.com.cy.
BUSHI- Alban Bushi dha asist nė ndeshjen e humbur 2-1 tė skuadrės sė tij,Apolonon Kallamarja me Larisėn nė Kupėn e Greqisė. Apolon Kallamarja u eliminua nga Kupa e Greqisė. Aris i Selanikut ku militon dhe Kristi Vangjeli fitoi 3-0 me Ethnikos Katerinin, ponė ndeshjen e vlefshme pėr turin e pestė tė Kupės sė Greqisė. Mbrojtėsi Vangjeli dha asistin e golit tė tretė.
KAPLLANI- Sulmuesi i Karlsruhes pohoi se nuk ka ndėrmend tė largohet nga skuadra e Bundesligės 1 gjermane.
|