Bledar Kuka, Gazeta Korrieri
Pak ditė pas 4 janarit, ditės sė takimit Topi-Duka, del nė dritė se Presidenti i Republikės i ka dhėnė sigurimet e tij presidentit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF). Rri i qetė, - mėsohet ti ketė thėnė Topi, Dukės, - nuk do tė kesh probleme, por vazhdo punėn tėnde.
Takimi u mbajt nė Presidencė, nė njė klimė tensioni mes qeverisė dhe kreut tė FSHF-sė, akuzuar nga kryeministri Berisha pėr manipulim tė ndeshjeve tė kombėtares shqiptare. Po kėtė akuzė e bėri edhe titullari i MTKRS-sė, ministri Ylli Pango, qė kėrkoi hetim nga ana e UEFA-s pėr FSHF-nė dhe kombėtaren kuqezi.
Por, tė dyja palėt, zyrtarisht refuzuan tė bėjnė komente pėr takimin e 4 janarit ora 11.00, duke e cilėsuar si takim privat. Duka u pėrball me pyetjen nė konferencėn e shtypit po atė ditė, ndėrsa prezantohej trajneri i ri i kuqezinjve, Ari Han. Unė dhe z. Topi jemi takuar edhe mė parė, nė stadiume, nėpėr ndeshje, sepse Presidenti njihet si njeri i futbollit, si dashamirės i futbollit. Po kėtė sqarim dha dje zėdhėnėsi i FSHF-sė, Nurishmi. Edhe zyra e shtypit e Presidencės e quajti takimin si privat.
Tė dyja palėt ndahen lidhur se nga erdhi nisma pėr tu takuar. Nurishmi pohoi dje se takimi u kėrkua nga Presidenti Topi, ndėrsa burimet pranė Presidencės theksuan se ishte njė person i ngarkuar nga FSHF-ja qė ndėrmjetėsoi pėr takimin.
|