Trofe, dhurata, sende me vlerė. Diego Armando Maradona denoncoi njė vjedhje tė pėrmasave tė mėdha. Nga muzeu i tij janė zhdukur 600 objekte tė ēmuara. Dyshimet kanė rėnė mbi njė sipėrmarrės argjentinas. Maradona nuk ka mė disa nga objektet mė kuptimplote tė karrierės sė tij tė jashtėzakonshme futbollistike. Nuk gjendet asnjė gjurmė e trofeut si lojtari mė i mirė i Botėrorit tė fituar nė vitin 1986, vit i triumfit nė Botėrorin e Meksikės. Mungon edhe Kėpuca e artė si bomberi mė i mirė nė turnetė europianė. I njėjti fat edhe topat, bluzat, mbathjet dhe medaljet. Ėshtė zhdukur edhe njė rip i dhuruar nga Pele. Mungojnė edhe dhurata e bėra nga Fidel Kastro. Ish-ylli i Napolit pohoi se tė gjitha kėto ishin nė duart e Ernesto Tekso, njeriut tė ngarkuar pėr organizimin e ekspozimit tė muzeut tė tij nė Meskikė, Gjermani, Itali e Argjentinė. |