Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Mishel Platini: Formula e re e Ligės sė Kampioneve, ndihmė edhe pėr klubet shqiptare

Irgis Hysenaj
Formula e re e cila do tė aplikohet nė vitin 2009 nė Ligėn e Kampioneve, do tė bėhet me qėllim qė tė rritet niveli i klubeve shqiptare dhe atyre ballkanike. Ėshtė ky objektivi qė presidenti i institucionit numėr njė tė futbollit evropian (UEFA), Mishel Platini, synon qė tė realizojė. Edhe pse ka pasur kritika tė shumta nė lidhje me kėtė nismė, vetė numri njė i UEFA-s mendon se mė shumė do tė ndihmohet futbolli evropian nė tėrėsi se sa do tė dėmtohet. Pėr mė tepėr qė nga ana e specialistėve ka marrė vlerėsime tepėr pozitive. Vetė presidenti i UEFA-s iu pėrgjigjet kritikave se kjo ėshtė nė tė mirė tė disa vendeve, tė cilat nė kėtė mėnyrė do tė ndihmohen pėr t’u fuqizuar nė futbollin. “Kam marrė vesh qė tė shprehen se niveli i lojės do tė ulet. Unė mund tė fusja nė kėtė kompeticion tetė klube angleze, tetė italiane dhe po aq spanjolle, por disa vende nuk do tė mund tė pėrfaqėsoheshin”, - u shpreh francezi. Platini vazhdon argumentin e tij duke thėnė se do tė ketė efekte pozitive pėr klubet shqiptare dhe rumune, duke pėrfituar mė shumė tė ardhura. “Nė kėtė mėnyrė do tė ketė efekte pozitive pėr klubet shqiptare ose rumune, qė mund tė fitojnė para me tė drejtat televizive tė Ligės sė Kampioneve dhe tė mbajnė lojtarėt e tyre mė tė mirė”, - vazhdoi ai. Kreu i institucionit numėr njė tė futbollit evropian shton se efektet nuk do tė shfaqen qė nė fillim, por ėshtė optimist se klubet dhe niveli i futbollit nė Shqipėri dhe Rumani do tė rritet. “Ndoshta nė vitet e para kėto skuadra do tė kenė disi vėshtirėsi, por me kalimin e kohės do tė ketė mė pak diferencime ndėrmjet kėtyre vendeve dhe atyre qė kanė kampionate mė tė mira”, - pėrfundoi Paltini. Kėshtu, duket se nisma e re nga ana e presidentit tė institucionit numėr njė tė UEFA-s, Mishel Paltini, ka marrė vlerėsime pozitive nga ana e specialistėve tė futbollit dhe kjo pasi nė kėtė mėnyrė do tė rritet niveli i futbollit evropian, duke e bėrė akoma mė konkurrues dhe tė bukur kėtė sport nė “kontinentin plak”. Specialistėt evropianė mendojnė se duke aplikuar kėtė formula, do tė hapen tregje tė reja nė futboll, tė cilat nga njėra anė do tė qetėsojnė ēmimet, nga ana tjetėr do tė shtyjnė klubet e futbollit tė nivelit mesatar qė tė investojnė mė shumė nė ekipet e tyre, qė tė jenė mė kompetitive nė fushėn e lojės dhe nė merkato. Kjo ėshtė njė mėnyrė e mirė qė tė luftosh fenomenin nė tė cilin ėshtė shndėrruar futbolli, si njė mėnyrė pėr tė bėrė para dhe tė rregullosh bilancet, sesa njė sport qė zbavit tifozėt. Dhe ėshtė akoma mė e rėndėsishme pėr tifozėt shqiptarė, tė cilėt tani mund tė ėndėrrojnė tė shikojnė skuadrėn e tyre tė zemrės tė luajė nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm nė Evropė, Ligėn e Kampioneve. Edhe pse duket e vėshtirė, Platini beson nė njė gjė tė tillė, ashtu si shqiptarėt qė tani do fillojnė tė shpresojnė.