Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Tė mėdhenj nė futbollin e vogėl: Ja cilėt shkėlqyen nė Kategorinė 1

Ėndėrrojnė kategorinė Superiore. Me skuadrat e tyre aktuale apo me tė tjera, e ē’rėndėsi ka. E sigurtė qė do ta mbėrrijnė njė ditė. Falė performancės sė tyre nė pjesėn e parė tė sezonit, ajo ėshtė mė e afėrt se kurrė… Kjo formė I ka shndėrruar ata nė yjet e pashpallur tė fazės sė parė tė Kategorisė 1, qė u mbyll nė ditėt e fundit tė 2007-ės. Pėr njė arsye ose njė tjeter, janė emra tė njohur tashmė pėr veshėt tanė. Ndokush prej tyre ka mbėrritur deri nė kombėtaren U-21, ndonjė tjetėr vjen nga Kosova dhe ka bėrė admirues klube tė mėdhenj, njė tjetėr nga Afrika pasi e ka provuar edhe mė parė kampionatin shqiptar. Shoshi, Eminhazeri, Shtrepi, Sisoko, Rushani, Frashėri, Ēela, Akamba, Semina, Sefa e ndonjė tjetėr, kanė rritur kuotat e tyre personale nė pjesėn e parė tė sezonit. Podi- Pakkush ka dyshime, pėr faktin se lojtari mė I lakmuar I kategorisė 1, ėshtė kapiteni I Apolonisė, Maringlen Shoshi. Futbollisti I padiskutueshėm I pėrfaqėsueses U-21, mund tė kishte luajtur pa problem nė ndonjėrėn prej ekipeve elitare tė Superiores. Ka zgjedhur tė ndihmojė qė tė ngjitet atje, klubin e qytetit tė lindjes. Edhe pse nė njė moshė tė re, futbollisti ka qenė njė lider pėr Apoloninė nė kėtė fillim sezoni. Duke e parė tė luajė, janė tė shumtė ata qė betohen se nė pak vite do tė jetė, qendėrmbrojtėsi I ri I kombėtares sė Shqipėrisė. Dikush tjetėr, e ardhmja e tė cilit, ėshtė e sigurtė luan futboll pėr Bilisht Sportin. Ai ėshtė kosovari Eminhazeri, njė mesfushor me tipare sulmuese, qė I ka bėrė tė ėndėrrojnė tė gjithė nė Bilisht. Mesfushori, ėshtė ndjekur nga disa prej ekipeve mė tė mira tė Superiores. Vllaznia, mendohet tė jetė nė pole position pėr tė, pasi trajneri Mirel Josa, ėshtė bėrė njė tifoz I thekur I tij, pasi e ka parė tė luajė nė njė ndeshje nė Shkodėr, kundėr Adės. Andi Shtrepi, mund tė ketė bėrė xhiron e njė pjese tė madhe tė skuadrave tė Superiores apo tė Kategorisė sė parė, por te Laēi sivjet ka gjetur njė formė tė paparė. Dhjetė golat nė kėtė fazė tė parė, qė e kanė bėrė kryegolashėnuesin e kampionatit, nuk kanė shumė nevojė pėr koment. Njė golashėnues I spikatur ėshtė edhe Sisoko I Bylisit, me ndryshimin qė afrikani ka qenė gjithashtu njė lojtar skuadre pėr ballshiotėt. Edhe pse me emra tė njohur nė pėrbėrje, Bylis e ka vuajtur mungesėn e ish-futbollistit tė Flamurtarit, nė disa ndeshje. Nė shpėrthim- Disa futbollistė tė rinj, kanė vazhduar fazėn e tyre tė rritjes nė skuadra tė ndryshme tė Kategorisė sė parė. Nga Frashėri I Bilishtit te Semina apo Galica tė Adės, duke kaluar nėpėrmjet futbollistėve si Sefa I Lushnjes, portieri Hoxha I Erzenit, sulmuesi Malo I Dajtit, Rushani I Apolonisė apo Akamba I Turbinės, tė gjithė kanė njė tė pėrbashkėt. Janė tė rinj, por me formėn e treguar pjesėn e parė tė sezonit, premtojnė shumė. Shoshi -Ka zgjedhur tė ndihmojė qė tė ngjitet atje, klubin e qytetit tė lindjes edhe pse mund tė luante nė secilin prej klubeve mė tė mėdha tė vendit. Nė njė moshė krejt tė re, futbollisti ka qenė njė lider pėr Apoloninė nė kėtė fillim sezoni. Aq sa pas njė dėmtimi tė tij, skuadra ka marrė vetėm 1 pikė nė katėr ndeshje. Eminhazeri- Kosovari ishte mister-askushi, kur mbėrriti te Bilisht Sporti nė verėn e vitit tė kaluar. Qė atėherė ka bėrė shumė admirues nė mes ekipeve mė tė mira tė Kategorisė Superiore. Luan si mesfushor fantasist dhe ka njė nuhatje tė mirė pėr golin. Nė kampionatin shqiptar, Vllaznia duket skuadra mė afėr tij. Shtrepi- Andi Shtrepi ėshtė njė emėr I njohur nė futbollin shqiptar, pasi ka luajtur me njė pjesė tė mirė tė skuadrave tė Superiores apo tė Kategorisė sė parė, por te Laēi sivjet ka gjetur nivelin e tij mė tė mirė. Dhjetė golat nė kėtė fazė tė parė, qė e kanė bėrė kryegolashėnuesin e kampionatit, flasin shumė. Sisoko- Sulmuesi nga Senegali, ka qenė sistematikisht njė lojtar I frikshėm pėr kundėrshtarėt nė ndeshjet qė ka luajtur. Edhe pse mes njė dėmtimi dhe mungesave pėr shkak kartonash, ai ka lėnė shenjėn e tij nė kėtė sezon. Ėshtė padyshim njė ndėr tė huajt mė tė mirė aktualisht nė Shqipėri. Emrat e dalluar tė sė parės… Muhamadu (Bylis) Asllani (Bylis) Dimo (Bylis) Frashėri (Bilisht Sport) Akamba (Turbina) Ēela (Lushnja) Sefa (Lushnja Rushani (Apolonia) Semina (Ada) Galica (Ada) Hoxha (Erzeni) Balla (Pogradeci)