Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Pasi ka studiuar me kujdes ndeshjet e Shqipėrisė, e sidomos ato tė fundit me Bjellorusinė e Rumaninė, Ari Han ka krijuar njė ide tė qartė nė lidhje me skuadrėn qė do tė krijojė nė dy vitet e ardhshme. Nė bisedat qė ka pasur me njerėzit e FSHF-sė kėto ditė, tekniku holandez ėshtė shprehur hapur nė lidhje me tipin e futbollit qė ka ndėrmend tė aplikojė nė Shqipėri. Natyrisht, nuk i ka pėlqyer takimi me Bjellorusinė, ku shumė lojtarė dukshėm nuk janė impenjuar. "Unė nuk mund tė paragjykoj askėnd pėr moshėn edhe pse i kam mė shumė qejf tė rinjtė", ka thėnė holandezi nė konfidencė. "Por, nė kėto dy ndeshje pashė qė shumė lojtarė dukeshin sikur ecnin nė fushėn e lojės dhe jo sikur vraponin. Me mua kjo nuk ka pėr tė ndodhur. Ai qė do tė ecė nė fushė, mė mirė tė mos vijė fare nė kombėtare, ndryshe do ta largoj unė", ka qenė analiza e bėrė nga tekniku i ri i kombėtares. Gjė qė dėshmon edhe "dorėn e hekurt" qė ai ka ndėrmend tė aplikojė nė drejtimin e pėrfaqėsueses shqiptare. Natyrisht, qė mungesėn e disiplinės tek lojtarėt nė dy takimet e fundit, ia kanė treguar edhe Duka e njerėzit e Federatės, kėshtu qė Ari Han e di mirė se duhet shumė punė me ata qė do tė ketė nėn urdhėra. "Unė kam hequr Ronald Kumanin nga Fejnordi", pati thėnė holandezi nė takimin e parė nė Vjenė, qė ka pasur me presidentin e FSHF-sė Duka dhe zėvendėsin e tij Kasmi nė muajin dhjetor.
Miqėsoret
Debutimi i Ari Han nė stolin kuqezi duket se do tė jetė miqėsorja e 26 marsit kundėr Azerbajxhanit nė Baku. FSHF nuk ka parashikuar asnjė takim pėr nė muajin shkurt, ndėrkohė qė duket thuajse e konfirmuar pėrballja me azerėt. "U jemi borxhlinj, pasi ata kanė ardhur dy herė kėtu dhe duhet tė shkojmė edhe ne", tha zėdhėnėsi i Federatės Lysjen Nurishmi. Ndėrkohė edhe tekniku Ari Han ka marrė pėrsipėr tė gjejė ndeshje miqėsore, sidomos nė muajin maj, kur skuadrat do tė pėrgatiten pėr kampionatin europian. Han ka bėrė tė ditur se mund tė sigurojė njė ndeshje edhe me Greqinė e Oto Rehagel, njė teknik me tė cilin njihet qė nga koha kur ka drejtuar nė Gjermani. Ndėrkohė qė skuadra tė tjera qė holandezi mund tė organizojė ndeshje miqėsore janė Zvicra apo Austria. Gjithsesi, impenjimi i parė pėr tė do tė jetė zbori i Antalias qė do tė nisė pas njė jave. Nė tė do tė jenė grumbulluar tė gjithė lojtarėt kandidatė pėr nė ekipin kombėtar. |