Objektivi ėshtė njė i vetėm: tė fitojmė titullin e tetė botėror nė dhjetė vitet e fundit. Tingėllon mė mirė se shtatė nė nėntė. Kjo ėshtė deklarata e fundit e presidentit tė skuderisė italiane Ferrari, Luca di Montezemolo, nė lidhje me kampionatin e ri botėror nė Formula. Presidenti i Kokėkuqes foli edhe pėr vitin 2007, ku Ferrari fitoi dy titujt kampionė si skuderi dhe pilotė (Kimi Raikonen). Duhet tė pėrgėzoj edhe FIA- n (Federatėn Ndėrmombėtare tė Automobilizmit) qė ia doli tė shmangė rėnien e
kredibilitetit tė Formula 1. Dha vendime tė mira dhe nė njė kohė tė shkurtėr. FIA dėshmoi se e di se ekzistojnė rregullat dhe se ato duhen respektuar. Kjo ėshtė e rėndėsishme.
RAIKONEN - Skuderia Ferrari prezantoi tė dielėn makinėn e re Ferrari F-2008, qė do tė gaojė nė Kampionatin Botėror tė Formula 1 pėr vitin 2008. Dy pilotėt e saj janė finlandezi Kimi Raikonen (kampion nė fuqi i Botės) dhe braziliani Felipe Masa. Kimi Raikonen zhvilloi nėn sytė e kujdesshėm tė Mikael Shumakerit edhe 20 xhirot e para me makinėn e re nė njė pistėn private tė Ferrarit nė njė asfalt tė qullur. Nė xhirot e para tė kokėkuqes sė re asistuan qindra tifozė.
|