Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kategoria e pare, njė garė katėrshe: Bylis, Lushnja, Apolonia e Laēi

Nė fund tė fundit duket njė klasifikim I drejtė. Mund tė kenė ndodhur nga tė gjitha, klubet mund tė jenė ankuar pėr ngjarje nė kufinjtė e imagjinatės njerėzore: nga blerjet e lojtarėve e tė gjyqtarėve, nga dhuna e tifozėve, lojtarėve, trajnerėve apo shefave tė klubit deri te gola qė janė quajtur tė vlefshėm edhe kur topi hyn nga rrjeta e jashtme. Por askush nuk mund tė thotė se Bylis, Lushnja, Apolonia dhe Laēi nuk kanė qenė ekipet mė tė mira tė fazės sė parė nė kategorinė e parė. Gjithkush do tė kishte vėnė bast pėr to, nė fillim tė sezonit dhe po ashtu do tė vinin edhe pėr pėrfundimin e tij. Me vetėm katėr pikė diferencė nė klasikim, kėto katėr ekipe janė sigurisht mė tė kuoturat pėr dy vendet e para qė tė ]ojnė direct nė Kategorinė Superiore, por edhe pėr dy ekipet e tjera qė do tė luajnė play-off me vendin e 9-tė dhe tė 10-tė tė kėsaj tė fundit. Diēka mund tė pritet edhe nga Burreli, Turbina apo Ada, por katėr pikė mė pak nė kėtė fazė tė sezonit, nuk janė sigurisht pak. Aq mė tepėr qė qėndrueshmėria nė rezultate, nuk ka qenė virtyti I tyre. Rivalitet- Sigurisht qė ėshtė shumė e vėshtirė tė thuash, qė kjo fazė e parė ka qenė cilėsore. Ky term I rri shumė ngushtė shfaqjeve tė pėrmendura mė lart, por gjithsesi nė njė kampionat ku marrin pjesė qytete si Gjirokastra, Lushnja, Fieri, Berati, Laēi etj, e pakta nuk mund tė mungojė interesi. Fakti qė nuk ka shkėputje tė mėdha nė renditje dhe as diferenca tė tilla nė ēdo pjesė tė tabelės sė klasifikimit, do tė thotė qė, nė mėnyrėn e vet, ėshtė njė kampionat I luftuar. Nė kėto rrethana ėshtė e vėshtirė tė gjesh skuadra qė kanė qenė njė surprizė: Ada, mbetet kėshtu e vetmja, ashtu siē ėshtė Luftėtari njė dėshtim I vėrtetė. Velipojakėt, janė gjithashtu njė model qė nė kėto nivele nuk mund tė mos merret pėr bazė. Ajo ėshtė e formuar nga lojtarė tė rinj, kryesisht tė ardhur nga moshat e Vllaznisė sė Shkodrės, tė cilėt kanė arritur tė marrin rezultate positive, nė fusha nga mė tė vėshtirat jo vetėm pėr cilėsinė e kundėrshtarit por edhe pėr presionet e tij. Kriza- Probleme jo vetėm nė fushėn e lojės, nė faktin qė shumė ekipe janė ndjerė tė dhunuara nė fushėn e kundėrshtarit, ashtu siē njė javė mė vonė, tashmė nė fushėn e vet, ėshtė ndjerė edhe rivali I saj I rradhės. Probleme sidomos nė portofolin e klubeve. Disa ekipe, madje edhe me traditė, si Tomori paguhen me shuma qesharake, ndonjė klub tjetėr me sponsor, ka pasur probleme me korrektėsinė qoftė edhe me zbatimin e kontratės me lojtarėt. Ndonjė ekip tjetėr si Erzeni, nuk ėshtė paguar pėrfare. Nė fund tė fundit, janė problemet e zakonshme tė klubeve shqiptare. Qė nuk mund tė mos pėrkthehen nė fushė… Notat e fazės 1 Bylis 8 Ka ecur mirė nė fushėn e vet, por shpesh nė transfertė nuk ėshtė imponuar. Pėr mė tepėr ėshtė akuzuar sistematikisht pėr pandershmėri Lushnja 7.5 Disa ulje-ngritje shqetėsuese, por me njė forcing tė momentit tė fundit ka arritur tė jetė nė valle. Mė e pakta, pėr grupin qė ka…. Apolonia 7.5 Do tė kishte qenė njė 9 po tė mos kishin qenė katėr ndeshjet e fundit. Nė fillim dukej se nuk do tė kishte rivalė, brenda apo jashtė fushe… Laēi 7.5 Fitorja e fundit nė Fier vlen njė notė mė shumė. Pėr pjesėn e parė tė sezonit, nuk ka bindur aq sa trajneri Daiu, e pėsoi. Ada 8 Pėrgjithėsisht janė lojtarė tė rinj tė ardhur nga Velipoja apo nga ekipet zinxhir tė Vllaznisė. Njė shembull se si mund tė jesh I suksesshėm edhe me pak shpenzime. Burreli 6.5 Ka alternuar paraqitje tė mira jashtė fushe me tė tilla mediocre pėrpara tifozėve tė vet. Nė fund, vėshtirė tė pretendojė mė shumė. Turbina 6 Duhet tė kishte qenė mė lart, por pėrplasja e pakuptimtė mes Bashkisė e presidentit, ka sjellė problemet e ndeshjeve tė fundit. Pogradeci 7 Njė gjysmė note mė shumė, pasi pėr fushėn e saj s’ėshtė ankuar askush. Ka dhėnė edhe shenja jete nė transfertė… Bilisht Sport 6 Njė gjysėm note mė pak pėr problemet qė ka arritur t’I krijojė pa shkak vetes. Nė planin sportiv ka pasur shumė ulje-ngritje. Sopoti 5.5 Njė ekip I prerė pėr mesin e artė, por deri nė gjysmėn e sezonit ka disa pikė mė pak se ē’duhet. Shkaku: problemet brenda klubit. Naftėtari 6 Nuk ka staturėn pėr tė pretenduar dhe ėshtė mjaftuar duke fituar ndeshjet Brenda. Nė shumė raste sipas motivimit “me tė gjitha mėnyrat”… Dajti 6 Vjen nga Kategoria e Dytė dhe ėshtė pėrshtatur mjaftueshėm pėr tė parėn. Por sėrish pa forcėn e nevojshme nė trasnfertė. Skrapari 5 Ėshtė skuadra e tretė e mbėrritur nga Kategoria e dytė. Ka pasur grupin pėr tė qenė mė lart se vendi I 13-tė nė renditje. Luftėtari 4 Njė skuadėr qė vjen nga Superiorja nuk mund tė luftojė pėr tė mbetur nė kategorinė e parė. Kjo I thotė tė gjitha. Erzeni 4 Nota ėshtė kryesisht pėr financat. Lojtarėt kanė luajtur nė kushtet e mungesės sė tyre tė plotė kėtė fazė. Gramshi 4 Nėse nuk do tė ishte pėr njė zgjim tė vonshėm nė muajin dhjetor, do tė kishte qenė njė kandidate kryesore pėr tė dytėn. Tomori 4 Nėse do tė ishte pėr vullnetin e njė grupi tė rinjsh pėr tė mbrojtur ngjyrat beratase, do tė ishte njė 8. Por tė rinjtė s’mjaftojnė. Tepelena 2 Jo vetėm sepse ka pesė pikė mė pak se vendi I parafundit. Kryesisht sepse nė fushėn e saj ėshtė kontestuar sistematikisht.