|
|
| Edmond Kapllani, probleme me formėn fizike | Edmond Kapllani vazhdon tė kalojė ditė tė vėshtira te Karlsruhe edhe tani kur gjysma e sezonit ka mbaruar. Nė pėrgatitjet pėr pjesėn e dytė tė sezonit stafi teknik i KSC ka konstatuar se sulmuesi shqiptar nuk ėshte akoma nė formėn e duhur fizike pas dėmtimit tė cilin e kishte vuajtur nė javėn e fundit tė Bundesligės. Kėshtu Kapllani do tė vazhdojė tė stėrvitet i diferencuar edhe pėr javėt nė vazhdim me shpresėn qė do tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e parė tė pjesės sė dytė tė sezonit tė Bundesligės kundėr skuadrės sė Nurnbergut, ndeshje kjo qė do tė zhvillohet mė 2 shkurt.
Sulmuesi i kombėtares shqiptare qė kishte shėnuar 17 ola nė sezonin e kaluar duke qenė ndėr mė meritorėt pėr rikthimin e skuadrės sė tij nė Bundesliga, e ka pasur tė vėshtirė ambientimin nė kateorinė superiore tė futbollit gjerman pasi kėtė sezon akoma nuk ka arritur qė tė shėnojė golin e tij tė parė nė 13 ndeshje sa ėshtė aktivizuar. |
|
|