8 marsi rikthen nė ring Luan Krasniqin dhe boksieri shqiptar me pasaportė gjermane do tė kėrkojė edhe njė herė qė tė rikthejė besimin e adhuruesve tė tij teksa do tė ketė pėrballė ukrainasin e pamposhtur Alexander Dimitrenko pėr brezat e kampionit tė Evropės dhe WBO-Intercontinental pėr peshat e rėnda. Kėsaj radhe gjithēka duket mė e vėshtirė se kurdoherė pėr Krasniqin. Njė kundėrshtar 11 vite mė i ri nė moshė, pa asnjė humbje nė ringun profesionist dhe aktualisht i dyti nė renditjen e federatės WBO, pas amerikanit Tony Thompson. Por 36-vjeēari Krasniqi ėshtė plot besim te vetvetja dhe kėrkon me doemos njė tjetėr shans pėr tė realizuar ėndrrėn e tij, fitimin e titullit tė kampionit tė botės.
Dua tė dėshmoj se akoma mund tė llogaritet nė mua. Dhe do tė shfrytėzoj kėtė shans pėr tė fituar edhe njė herė rastin pėr njė ndeshje pėr titullin botėror, ka thėnė Krasniqi pas publikimit tė lajmit pėr pėrballjen me Dimitrenkon.
Pėr mua ka qenė gjithmonė e qartė se nėse dėshiroj qė tė mbetem lart duhet tė boksoj me dikė qė ėshtė nė mesin e 5 boksierėve mė tė mirė. Gjithēka tjetėr nuk do tė kishte kuptim. Jam i lumtur qė mė ėshtė dhėnė shansi ė boksoj kundėr Saschas (Alexander Dimitrenko). Kundėr Thompsonit isha totalisht jashtė, por kam pasur kohė qė tė mendohem dhe tė pėrgatitem pėr kėtė, ka shtuar Krasniqi.
Nė mes tė janarit do tė fillojė pėrgatitjet pėr duelin e radhės dhe kėsaj radhe nė kampin e tij do tė jetė edhe miku i tij, kampioni i botės nė peshėn cruiser, Firat Arslan. Ėndrra ime ka qenė qė unė dhe Firati tė jemi kampion boe nė tė njejtėn kohė. Firati e ka bėrė pjesėn e tij tė punės, tani e kam radhėn unė. |