Intervistė ekskluzive: Pas pėrfundimit tė ceremonisė sė prezantimit zyrtar dhe nėnshkrimit tė kontratės qė do ta lidhė trajnerin holandez pėr 2 vjet me Shqipėrinė, Albania-sport.com, arriti ti marrė njė intervistė ekskluzive Ari Hanit, ku bisedoi me tė pėr temat mė tė nxehta tė Kombėtares.
Zoti Han, sė pari urime pėr detyrėn e trajnerit tė Kombėtares sė Shqipėrisė, e treta pas dy eksperiencave tė para me Kinėn dhe Kamerunin.
Faleminderit. Pėr tė qenė i sinqertė, mbeta i kėnaqur me pritjen nė Shqipėri.
Mė 6 janar do tė pėrcaktohet edhe shorti i grupit tonė eliminator pėr Botėrorin 2010, cilin nga pesė kundėrshtarėt e Shqipėrisė do tė dėshironte Han nė ndeshjen hapėse?
Pėr mua do tė jetė e rėndėsishme, qė tre nga pesė ndeshjet e parė ti luajmė nė shtėpi (Shqipėri), ku dhe do tė kishim mundėsi tė bėnim mė shumė pikė, pėr tė arritur qysh nė xhiron e parė njė pozicion mė tė mirė nė renditje.
Nė ndeshjen e parė tė tyre paraardhėsit tuaj kanė rezultuar tė suksesshėm: italiani Dosena barazoi me Zvicrėn (1-1), gjermani Brigel fitoi me Greqinė (2-1) dhe kroati Bariē barazoi me Bjellorusinė (2-2) nė transfertė. Juve personalisht ēfarė rezultati nga ndeshja e parė?
Sigurisht qė kjo varet edhe nga kundėrshtari, por nėse takimi i parė do tė luhej nė Tiranė, kushdo qė tė ishte ai, do tė doja rezultat pozitiv. Unė besoj se ne kemi kohėn e mjaftueshme pėr tė pėrgatitur me kujdes dhe pėr tė hedhur nė fushė formacionin mė tė mirė tė momentit. Unė shpresoj se pas zhvillimit tė ndeshjeve miqėsore unė do tė kem arritur tė njoh shumė mirė lojtarėt dhe skuadrėn nė tėrėsi.
Ju vini nga njė shkollė e madhe futbolli si ai holandez, ku keni arritur tė jeni si lojtar edhe nėnkampion i Botės, ndėrkohė qė jeni shpallur disa herė kampion i Europės me Ajaksit. Ndryshe nga ai holandez futbolli shqiptar ėshtė mė pak i njohur nė arenėn ndėrkombėtare, por pėr eliminatoret e Euro 2008 e vuri jo pak nė vėshtirėsi Holandėn nė tė dy takimet. Cili ėshtė opinioni mė i ri i trajnerit tė Shqipėrisė pėr tė dyja skuadrat?
Ndryshimet janė tė dukshme, por diferenca ėshtė duke u reduktuar shumė. Natyrisht nė 40 vitet e fundit Holanda bėn pjesė nė skuadrat e mėdha, por futbollin njeh rritje cilėsore nė tė gjitha nivelet e skuadrave. Shqipėria ishte shumė mirė nė atė ndeshje, nuk luajti aspak keq.
Le tė kthehemi pikėrisht 40 vjet mė parė. Njė histori qė u lidh edhe me Shqipėrinė, keni qenė pjesė e skuadrės sė Ajaksit qė luajti kundėr 17 nėntorit. Ēfarė kujtoni?
Unė kam luajtur kundėr kampiones sė Shqipėrisė (17 Nėntorit) nė vitin 1970 dhe ende kujtoj se Ajaksi, edhe pse fitoi Kupėn e Kampioneve (tė edicionit) 1970-1971 vuajti jo pak nė Tiranė, kur barazuam 2-2 nė njė ndeshje vėrtet shumė tė vėshtirė dhe u kualifikuam falė fitores nė Amsterdam (2-0). Duhet tė kujtoni se nė atė kohė ishte nė kulmin e tij dhe zhvillonte ndoshta futbollin mė tė bukur nė Europė. I kujtoj shumė mirė ato ndeshje. Isha njė futbollist i ri asokohe (22 vjeē).
Ju njiheni si njė kritik i madh i Marko van Bastenit. Pėrse ky qendrim ndaj trajnerit aktual tė Holandės?
Sigurisht qė ēdo kush ka mendimin e tij dhe gjykimin e tij tė pavarur pėr njė trajner tė caktuar. Kritikat e mia nuk janė tė tanishme, por kanė nisur disa vite mė parė dhe unė i kam bėrė ato publike dhe nė televizionin holandez. Unė ruaj mendimin se ai nuk ka njohuri tė mira taktike pėr vendosjen e lojtarėve, sidomos nė vendosjen e Shnajderit, kur ai e vendoste atė nė njė rol mė tepėr prapa, ndėrkohė qė ai mund tė jepte mė shumė nė njė pozicion mė tė avancuar. Gjithsesi, unė kam mendimin tim, ai (Van Basten) ka tė vetin.
Shqiptarėt presin nga trajneri Han njė model tė futbollit total, qė ju keni aplikuar me Holandėn nė vitet 1970. Sa i pėrgatitur ėshtė Han pėr ta aplikuar kėtė sistem me Kombėtaren shqiptare?
Sė pari mė duhet nė detaj cilėsitė dhe kualitetin e lojtarėve, dhe pastaj do tė vlerėsoj se nėse ia vlen tė pėrpiqem ta aplikoj atė apo jo. Nga eksperiencat e mia tė mėparshme si trajner i ekipeve kombėtare (Kinė dhe Kamerun), duhet tė kesh njė grup tė pėrgatitur shumė mirė fizikisht, por dhe tė kesh lojtarė goli.
Kjo varet edhe nga kundėrshtari ndaj tė cilit do tė luash. Holanda e viteve 1970 kishte njė grup tė jashtėzakonshėm lojtarėsh dhe mund ta realizonte atė.
Shqipėria vuan nga mungesa e finalizimit, a do ta vendosė theksin nė sulm Ari Han?
Rezultatet pozitive vinė vetėm kur shėnon dhe unė do tė punoj shumė pėr kėtė aspekt. Jam nė dijeni tė statistikave tė lojtarėve kryesorė tė Shqipėrisė dhe unė do tė preferoja mė shumė njė futboll praktik.
Intervistoi: Dash Frashėri |