Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Pisha "mpreh shpatėn" pėr Kastriotin

Andi Matraxhiu, Sporti Shqiptar
Dinamo po pėrgatitet intensivisht pėr ndeshjen me Kastriotin. Kapiteni i bluve, Arian Pisha, mendon se tė gjitha ndeshjet janė njėsoj. "Dinamo e ka treguar veten jashtė fushe, pasi ka zhvilluar ndeshje mė tė mira se nė "Selman Stėrmasi" dhe shpresojmė qė njė gjė tė tillė ta bėjmė edhe ndaj krutanėve," - nėnvizon numri 5 i bluve nė intervistėn pėr "Sportin shqiptar". * * * Arian si ju duket gjendja nė kampin dinamovit pėrpara njė takimi tepėr tė fortė si ai ndaj Kastriotit? Gjendja e skuadrės ėshtė shumė e mirė, pasi vijmė nga disa rezultate pozitive. Nė gjirin e skuadrės mbizotėron harmonia dhe tė gjithė jemi duke menduar pėr ndeshjen e radhės me Kastriotin. Nė grup nuk ka asnjė dėmtim dhe as pezullime. Ju tremb ndopak ecuria pozitive e skuadrės sė Kastriotit nė kėto javėt e fundit, pasi krutanėt kanė ditur tė fitojnė edhe ndaj Besės? Ėshtė e vėrtetė qė kemi njė ndeshje shumė tė vėshtirė nesėr pėrballė Kastriotit. Pavarėsisht faktit se barazuam nė ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisė, nuk mund ta quaj se skuadra ishte nė 100% e mundėsive tė saj. Pėr mendimin tim, tė gjithė ndeshjet janė njėsoj. Dinamo e ka treguar veten jashtė fushe, pasi ka zhvilluar ndeshje mė tė mira se nė "Selman Stėrmasi" dhe shpresojmė qė njė gjė tė tillė ta bėjmė edhe ndaj krutanėve, duke e fituar takimin pėr tė mos iu shkėputur kreut tė klasifikimit. I druheni ndopak repartit sulmues tė krutanėve, i cili ėshtė i pėrbėrė nga lojtarė me eksperiencė nė kampionatin tonė, si Rizvanolli & Co? Tė gjithė sulmuesit nė superligė kanė pak a shumė tė njėjtin nivel. Por ne do tė bėjmė detyrėn tonė, duke mos i neglizhuar nė asnjė moment sulmuesit krutanė. Do tė japim mė tė mirėn, duke mos lejuar pėsimin e golit dhe duke pasur besim dhe tek portieri ynė Kotorri. Objektivi kryesor i mbrojtjes ėshtė qė tė mos pėsojė gol. Nė ndeshjet e fundit reparti sulmues i Dinamos ėshtė kritikuar shumė pėr mungesė tė golit. Cili do tė ishte mesazhi juaj si kapiten i skuadrės ndaj tyre? Personalisht nuk dėshiroj ta komentoj kėtė fenomen, pasi dihet se reparti sulmues ka qenė tepėr i kritikuar. Gjithsesi, ne jemi njė ekip kompakt dhe do tė jemi kėshtu deri nė fund tė kampionatit. Pėr ne mbrojtėsit ka shumė rėndėsi qė tė shėnojė reparti sulmues. Ndonėse njė ndeshje futbolli mund tė fitohet me gol tė njė portieri dhe pak rėndėsi ka kush e shėnon. Shpresoj dhe kam bindjen e plotė se sulmuesit tanė kėtė javė do tė jenė mė tė reflektuar dhe do tė shėnojnė nė ndeshjen e radhės qė kemi. Vetėm kėshtu mund t'i fitojmė ndeshjet qė kemi pėrpara, duke mos i neglizhuar rastet qė na jepen pėrballė portave kundėrshtare. Ndonjė koment pėr gjykimet e fundit ndaj Dinamos? Mendoj se arbitrat janė ata qė vendosin, pavarėsisht se ne mund tė protestojmė. Rastin ndaj Vllaznisė nuk mund ta komentoj, sepse nuk i kam parė pamjet filmike, megjithėse kemi pasur edhe raste tė tjera qė na janė mohuar penallti. Arbitrat kanė qenė pak mė tė ftohtė ndaj Dinamos, nė krahasim me skuadrat e tjera, me tė cilat kanė qenė mė tė ngrohtė. Unė mendoj se arbitrat dhe gjykimet pro apo kundėr duhet t'i lėmė veēmas dhe tė shohim punėn tonė, pasi kėshtu mendoj se ėshtė mė e mira pėr tė ecur pėrpara. Zyrtare, Kastrioti-Dinamo nė "Ruzhdi Bizhuta" Ashtu siē ishte e bėrė e ditur ditė mė parė nė gazetėn "Sporti shqiptar", ndeshja e vlefshme pėr javėn e 14-tė tė superiores midis Kastriotit dhe Dinamo do tė zhvillohet nė fushėn asnjanėse tė Elbasanit. Sfida e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" do tė gjykohet nga njė treshe tė kolegjiumit tė Lushnjes, Sh.Guēe, D.Koreshi (Lushnje), A.Pregja (Tiranė)