Nga Austria, Idrit Idrizi
Revista sportive austriake ballesterer fm zhvilloi nje intervsite me yllin e ri te FK Austria Magna Emin Sulimani. Sulimani ka qene nje titullar i padiskutueshem ne U21 te Austrise dhe ne Mai 2007 u thirr per here te pare ne kombetaren e te rriturve austriake, duke shuar keshtu shpresat e Baric per nje aktivizim te tijin ne rradhet e kombetares shqiptare. Pikerisht prejardhja shqiptare e Sulimanit dhe interesimi i Kombetares se Shqiperise per ta pasur ne rradhet e saja ishin nder pikat e diskutuara.
Nje variant i reduktuar i intervistes gjendet meposhte:
Ju vini ne kuptimin e vertete te fjales nga nje familie futbolli. A diskutohen tek Sulimanet edhe tema te tjera ?
Ne te vertete jo. Kur shkoj ne shtepi, gjithcka rrotullohet rreth futbollit. Bisedat rrotullohen gjithmone vetem rreth tij.
Po nena dhe motra juaj a kane lidhje me futbollin ?
Motra im luan futboll, kurse nena ime eshte ne Wels tek nje skuader ne rolin e drejtueses se repartit te te rinjve. Ato i perkushtohen futbollit cdo dite.
A jeni krenar qe po perjetoni endrren e parealizuar te babait tuaj per tu bere Futbollist profesionist?
Une fatkeqeisht nuk e kam pare asnjehere ate duke luajtur futboll, por te tjeret ma kane treguar se ka luajtur shume mire. Ai ka ardhur nga Maqedonia ne Austri, per te realizuar ambiciet e tia futbollistike, por ka qene i vetem. Ka pasur problem me gjuhen si dhe i duhej te punonte. Megjithate une dhe vellai im Benjamini mundemi tashme ta realizojme kete enderr.
Cfare ben Emin Sulimani, kur nuk luan futboll?
Ne kohen e lire merrem shume me vellane tim Benjaminin, me te cilin banojme sebashku ne Vjene. Shkojme shpesh edhe ne Kinema.
Cfare roli luna besimi fetar ne jeten tuaj ?
Feja merr nje pjese te madhe te kohes sime ditore. Nepermjet babait tim jam bere nje besimtar i forte musliman. Nuk konsumoj mish derri, alkool, si dhe I lutem Zotit, si gjith njerezit e tjere gjithashtu.
Transferimi ne nje kampionat jashte vendi eshte nje objektiv i cdo futbollisti profesionist. Ku e shikon veten Emin Sulimani pas pese vitesh?
Une kam edhe tre vite te tjera kontrate me Austria Magna dhe pastaj do te shohim si vijne ngjarjet. Do te ishte e mrekullueshme nqs do te vazhdoj me keto ritme te sukseshme. Me aktivizime te shpeshta tek nje skuader e sukseshme (FK Austria) behet edhe nje transferim jashte vendit i mundshem. Mbi te gjitha do te deshiroja te luaja ne Spanje, pa rendesi se te cila skuader. Deshira finale do te ishte natyrisht te luaja tek Real Madrid ose FC Barcelona, megjithate kjo eshte edhe deshira e te gjitheve.
Babai juaj eshte shqiptar. A keni menduar ndonjeher te luani per kombetaren shqiptare.
Per mua ka qene gjithmone e qarte, qe te luaj per Austrine. Un do te kisha luajtur per Shqiperine vetem nqs nuk do te isha thirrur nga federata austriake megjithe lojrat e mira. Madje ka pasur edhe nje interesim dhe pytje nga ana shqipetare, megjithate une do te luaj per Austrine.
A do te fitoje kombetarja e Austrise me Emin Sulimanin Europianin 2008?
Pyetje interesante (qesh). Ne lidhje me personi tim : Une vetem mund te bej me te miren time, te gjitha te tjerat nuk i vendos une. A do te jem une pjese e skuadres ne Europian apo jo, varet nga tranieri. Cfare mund te arrije skuadra austriake eshte akoma heret per te thene. Une mendoj se jemi ne permiresim dhe se ne europian do te arrijme rezultate te mira.
|