Ermal Kuka, Gazeta Shqip
Merkato e janarit mund tė sjellė shumė ndryshime nė klubet shqiptare, por jo pėr shkak tė "importit", apo tė shkėmbimit tė lojtarėve mes klubeve tė ndryshme. Kėtė radhė bėhet radhė pėr "eksport" tė futbollistėve shqiptarė, ku destinacioni mė i preferuar janė vendet e Lindjes. Pagesa mė tė larta dhe mundėsia pėr tė bėrė hapin cilėsor duket se janė ato qė shtyjnė futbollistėt shqiptarė drejt kėtyre kampionateve qė kanė shikueshmėri mė tė lartė dhe sjellin mundėsi pėr tė shpėrthyer nė kampionatet e Evropės Perėndimore. Tė fundit nė listėn e largimeve duket se janė sulmuesi i Partizanit, Arbėr Abilaliaj dhe mesfushori i Elbasanit, Shpėtim Babaj. I pari kėrkohet nė Ukrainė, ndėrsa i dyti duket se ka zgjedhur Azerbajxhanin pėr tė kėrkuar eksperiencė ndėrkombėtare.
Gjatė viteve tė fundit, Kategoria Superiore ka arritur tė "eksportojė" pak futbollistė drejt kampionateve tė tjera. Por gjatė merkatos sė janarit janė tė shumtė emrat qė do tė provojnė njė eksperiencė tė re jashtė Shqipėrisė. Mbrojtėsi i Tiranės, Nevil Dede, ka gati ofertėn nga njė klub i kampionatit kinez, por tani pėr tani nuk ka vendosur nėse do tė transferohet atje apo jo. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr sulmuesin e Vllaznisė, Vioresin Sinani, pėr tė cilin ėshtė interesuar Vaker Insbruk nė Austri. Drejtuesit e kėsaj skuadre e kanė ndjekur nga afėr futbollistin shkodran dhe nė javėt nė vijim pritet tė vijė edhe oferta qė mund ta shohė atė tė provojė njė tjetėr eksperiencė pas atyre nė Kroaci dhe Turqi.
Por ajo qė pritet tė ndryshojė fytyrėn e kampionatit ėshtė transferimi i talenteve tė reja. Duket se partizani mund tė humbė shėrbimet e njė prej lojtarėve mė tė talentuar tė skuadrės, sulmuesit Arbėr Abilaliaj. Sipas informacioneve pranė klubit kryeqytetas, ky i fundit pritet qė tė shkojė nė provė gjatė janarit te skuadra ukrainase e Krivbas Krig. "Sponsori" i tij duket se ėshtė ish-mesfushori i tė kuqve, Dorian Bylykbashi, i cili njeh mirė aftėsitė e vlonjatit. Bylykbashi aktivizohet te Krivbas bashkė me 3 futbollistė tė tjerė shqiptarė, Hidin, Ndrekėn dhe Bulkun, e duket se po mundohet tė shtojė "koloninė" e vogėl tė krijuar nė kampionatin lindor. Nė ditėt nė vazhdim do tė mėsohet mė shumė rreth kėtij transferimi, gjithmonė nėse drejtuesit e klubit Partizani do ta lejojnė njė gjė tė tillė. Me largimin e Abilaliajt, tė kuqtė do tė mbeten pa njė sulmues tė mirėfilltė dhe do tė detyrohen tė hyjnė nė merkato pėr tė kėrkuar futbollistė tė tjerė cilėsorė. Emri tjetėr qė duket pranė largimit nga Superiorja ėshtė mesfushori i Elbasanit, Shpėtim Babaj. Futbollisti kėrkohet nga njė skuadėr azerbajxhanase, por mund tė ndryshojė destinacion dhe tė pėrfundojė edhe ai nė Ukrainė. Por interesi i vazhdueshėm i menaxherėve tė huaj pėr talentet shqiptare mund tė sjellė surpriza tė tjera, pasi tashmė lojtarėt e rinj e kanė kuptuar qė pėr tė shpėrthyer nuk mjaftojnė disa paraqitje tė mira nė Kategorinė Superiore. |