Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Ndoshta ėshtė njė rastėsi, por Shqipėria ka qenė ajo qė ka lanēuar nė botėn e futbollit ndėrkombėtar tre prej sulmuesve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Duke nisur nga Gerd Myler, golshėnuesi mė i mirė gjerman, duke vazhduar me Filipo Inzagin e sė fundmi me Miroslav Klosen. Pikėnisja e tyre ka qenė njė skuadėr shqiptare. Myler ishte vetėm njė djalosh 21 vjeēar dhe luante ndeshjen e tij tė dytė me fanelėn e kombėtares gjermane, ndėrsa nė Dortmund do tė kishte pėrballė Shqipėrinė. Gjermania fitoi 6-0 dhe katėr golat mbajnė firmėn e ish-sulmuesit tė Bajernit tė Mynihut. Qė atėherė, Myler nuk u ndal mė dhe golat e tij nė arenėn ndėrkombėtare pėr klube dhe kombėtare, janė edhe sot njė rekord. "Ai ėshtė ndoshta sulmuesi me aftėsi mė tė mėdha shėnuese, qė mund tė realizonte nga ēdo pozicion dhe qė gjendej gjithnjė shumė pranė golit", shkruhet nė biografinė e "pancerit" gjerman. Debutimi i Gerd Myler ndaj Shqipėrisė ishte njė moment fatlum pėr tė. Ndeshja u luajt mė 8 prill 1967 nė "Vestfalen Stadion", aty ku nisi karriera e bujshme e ish-kampionit tė botės. Nė 62 ndeshje me kombėtaren, ai realizoi 68 gola, njė rekord qė vėshtirė se do tė thyhet nga ndonjė lojtar tjetėr.
Inzagi
Njė sulmues i dobėt nė fizik dhe vetėm 22 vjeē, Filipo Inzagi do tė provonte tė shėnonte golin e parė nė arenėn ndėrkombėtare pėr klube, pėr t'u bėrė mė pas golshėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave. Mė 28 shtator 1995, Parma luante nė fushėn e saj ndeshjen e kthimit ndaj Teutės, pėr turin e dytė paraleminator tė Kupės sė Kupave. Takimi i luajtur nė Tiranė kishte dalė 2-0 pėr italianėt, qė ishin thuajse tė kualifikuar, duke pasur nė organikė edhe yje tė kalibrit Stoiēkov. Inzagi u fut nė fushė si zėvendėsues dhe shėnoi golin e dytė pėr dukalėt nė minutėn e fundit. Qė nga ai moment, nisi karriera e golshėnuesit mė tė mirė nė arenėn europiane pėr klube. "Unė e kujtoj shumė mirė golin e parė, atė kundėr Teutės nė Kupėn e Kupave", thotė Inzagi pėr uefa.com. "Ishte njė gol i rėndėsishėm,
pasi ishte i pari nė njė ndeshje europiane dhe unė realizova nė minutėn e fundit. Askush nuk do ta harronte golin e parė nė europian", u shpreh sulmuesi i Milanit. Inzagi nė fakt nuk u ndal kėtu. 12 vjet pas atij takimi, ai mban rekordin e sulmuesit qė ka shėnuar mė shumė gola nė Kupat e Evropės, 63 tė tillė.
Klose
Ka qenė njė nga ndeshjet mė tė bukura qė ka zhvilluar Shqipėria, megjithatė nė fund fitoi Gjermania 2-1. Luhej nė "Baya Arena" tė Leverkusenit, ishte 24 mars i vitit 2001, njė ndeshje e vlefshme pėr Botėrorin 2002. Trajneri Rudi Fėler hedh nė fushė njė sulmues tė ri, me origjinė polake dhe qė luante ndeshjen e parė me fanelėn e pėrfaqėsueses. Ndeshja ishte fiksuar nė 1-1, pas barazimit shqiptar me Bledar Kolėn. Gjermania nuk po gjente avantazhin, por deri nė minutėn e fundit. Arbitri italian Cesari lejoi njė pozicion tė dyshimtė dhe njė kros i Shnajder nga e djathta, gjen tė lirė 23 vjeēarin Klose. Ai ulet nė gjunjė dhe e godet topin me kokė. Gjermania kalon nė avantazh 2-1 dhe fiton ndeshjen, duke marrė frymė thellė. Qė atėherė, "polaku" do tė bėhej lideri i sulmit gjerman, duke qenė i tillė edhe nė ekipin e tanishėm tė drejtuar nga Joakim Lėv. Shqipėria ishte sėrish me fat pėr sulmuesit. |