Ndodhi ajo qė nuk mund ta besonte askush. Altin Haxhi, zėvendėskapiteni i Kombėtares shqiptare ėshtė pėrjashtuar nga skuadra greke e Ergotelisit. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga mediat greke, qė citojnė arsyen se pėrse mesfushori i majtė dhe zėvendėskapiteni i skuadrės ishullore tė Kretės ėshtė larguar nga skuadra qė militon nė Superligėn greke. Sipas klubit tė Ergotelisit kontrata ėshtė prishur nė mėnyrė konsensuale. Madje drejtuesit e klubit falėnderojnė (ironikisht) lojtarin dhe i urojnė vazhdim tė suksesshėm nė karrierėn e tij.
Nė fakt largimi i 32-vjeēarit, i cili luan qė nga sezoni 2006-2007 me Ergotelisin ka tė bėjė me debatet e ish-lojtarit tė Luftėtarit me trajnerin e skuadrės sė tij. Haxhi nuk u grumbulua pėr kėtė arsye nė ndeshjen e fundit kundėr Verias dhe mesfushori shqiptar prodhoi jo pak polemika me trajnerin. Pėr kėtė arsye klubi i Ergotelisit vendosi ta bėjė shėmbull ish-lojtarin e Anorthosis Famagasuta nė kampionatin qipriot. Shqiptari, - shkruan faqja sportive greke sport24.gr, - nuk ishte mė nė planet e trajenerit Niko Karargjeorgjiu dhe ishte i pari qė hapi portėn e daljes nga ekipi nė prag tė merkatos dimėrore.
|