Bledar KUKA
TIRANĖ Oto Bariē ėshtė bėrė sėrish I gjallė dhe ka folur pėr Shqipėrinė. Kėtė herė kroati tepėr mediatik ėshtė shquar me lajmin se tifozėt shqiptarė duan rikthimin e tij mė stolin e Shqipėrisė, por vetė plaku nuk ėshtė I interesuar. Tifozėt shqiptarė kėrkojnė qė unė tė kthehem nė Tiranė, - shprehet Herr Oto pėr Jutarnji Listin, - por pėr mua Shqipėria ėshtė histori e mbyllur.
Veterani u takua nė Vjenė me trajnerin e kombėtares austriake, Jozef Hikersberger, rastėsisht siē pohon 75-vjeēari. Bariēi u ftua tė martėn nė njė mbrėmje tė organizuar pėr nder tė legjendave tė Rapidit tė Vjenės, ndėrsa tė mėrkurėn, pra dje, shkoi nė qytetin tjetėr austriak, Klagenfurt. Aty e kėrkon Austria e Kenternit, apo siē njihet ndryshe Pashing ASKO, qė dėshiron tė shpėtohet nga rėnia nė kategorinė e dytė.
Ata duan qė unė tI shpėtoj, - thotė Oto Maksimale, - duan qė tė ulem nė stol. Janė nė vend tė fundit, madje kanė edhe shumė para, por mua nuk mė intereson mė stoli I trajnerit. Kenterni shkarkoi para pak ditėsh trajnerin Valter Shahner dhe Bariē thotė se pėrkundėr ofertės sė mirė, nuk dua tė jep pasardhės I tij (Shahnerit).
Unė dua tė jem vetėm skaut (gjahtar talentesh) I Dinamos sė Zagrebit, - shpreh ai dėshirėn e fundit, - ende mė intereson njė punė e tillė, mė nė fund dua qė tI jap diēka klubit mė tė dashur pėr mua, Dinamos.
Largimi I trajnerit kroat nga kombėtarja ka tėrhequr edhe vėmendjen e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, qė ka folur pėr kėtė temė nė njė intervistė nė televizionin publik. Duket se (grupi I mafiozėve nė kombėtare apo Federatė) e pėrzunė atė kroatin (Bariēin), - u shpreh Berisha cituar nė gazetėn e PD-sė, Rilindja Demokratike, - Unė nuk jam ekspert pėr tė vlerėsuar kapacitetet e tij, por kjo skuadėr nėn drejtimin e tij realizoi lojėra nga mė tė shkėlqyerat siē ishte ajo me Holandėn, qė ishte pėr mua ndofta e vetmja humbje fitore qė kisha parė nė fushat e Shqipėrisė. Si pa gjė tė keq e pėrzunė, shitėn gola, shitėn flamurin, shitėn ēdo gjė.
|