Sokol Paja, Gazeta Agon"
Mesfushori i Partizanit Blendi Shkėmbi ka deklaruar se ndeshja me Vllazninė ėshtė shumė e vėshtirė pėr kryesuesit e Partizanit. Tė dy skuadrat kanė nga katėr pikė. Pavarėsisht rivalėve direktė pėr titull, ish-lojtari i kombėtares dhe mesfushori i demave tė kuq tregon se nga Shkodra nuk do tė dalė pa pikė. Sipas mesfushorit, qė dalėngadalė po e gjen formėn e tij mė tė mirė, rivaliteti ėshtė rritur shumė sivjet dhe kampionati ėshtė bėrė shumė tėrheqės dhe luftarak. Nė njė prononcim ekskluziv pėr gazetėn Agon, mesfushori Shkėmbi flet pėr ekipin e tij dhe kombėtaren, ku ka deklaruar se ndeshjet nuk janė shitur asnjėherė.
Si e mendoni ndeshjen me Vllazninė?
Ndeshja nė Shkodėr do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė dhe them se ėshtė mė e vėshtirė, sepse ekipi shkodran ėshtė nė njė moment tė mirė. llaznia ka njė ekip shumė tė mirė, pavarėsisht ulje-ngritjeve qė ka pasur. Them se do tė arrijmė ta kalojmė kėtė sfidė tė vėshtirė dhe tė marrim njė rezultat pozitiv.
E shikoni Partizanin pretendent real pėr Kupė dhe kampionat?
Synimet tona si ekip ėshtė lufta dhe vazhdimėsia nė tė dy frontet. Kampionati dhe Kupa janė dy qėllimet tona dhe do tė japim maksimumin nė arritjen e tyre. Dėshira personale e imja ėshtė qė tė fitoj titullin kampion. Pėr kupėn pastaj, tė shohim.
Kė shikoni si rivalin tuaj mė tė fortė nė Kampionat?
Kampionati i sivjetshėm ėshtė zhvilluar shumė i fortė dhe me rivalitet. Deri tani kanė qenė lojėra tė bukura dhe kampionati ka qenė i mirė, shpresojmė qė tė mos prishet nga ato gjėra qė pėrflitet shumė sė fundmi. Rivaliteti ėshtė bėrė akoma mė i fortė dhe sivjet nuk ka dy skuadra qė rivalizojnė, por unė do tė thosha qė Dinamo, Tirana, Besa, por edhe Vllaznia do tė jenė rivale tė forta tė Partizanit.
Si njė ish-lojtar i Kombėtares, e prisni njė tjetėr ftesė nė Kombėtare?
Do tė mė pėlqente shumė, por momentalisht kam si synim qė tė rikthehem nė formėn time mė optimale. Kam pasur disa dėmtime qė mė kanė privuar shumė nga forma ime, por mė gėzon fakti qė jam pėrmirėsuar shumė nga ndeshja nė ndeshje dhe them se shumė shpejt do tė jem aty ku tė gjithė janė mėsuar ta shohin Blendi Shkėmbin. Dėshiroj tė jap maksimumin me ekipin e Partizanit dhe, pastaj, edhe nė Kombėtare.
Pėrsėri si njė ish-lojtar i Kombėtares, do tė ishte mė mirė njė trajner vendas apo i huaj pėr Kombėtaren?
Unė nė Kombėtare kam qenė nė kohėn e trajnerėve tė huaj, si Brigel dhe kam pėrshtypjen se si Brigeli dhe Bariēi i kanė dhėnė shumė kombėtares. Kam mendimin se nuk do tė ishte njė gjė absurde qė tė vendosej edhe njė trajner shqiptar pėr tė drejtuar Kombėtaren, pasi edhe nė Shqipėri ka trajnerė shumė tė zotė. Kombėtares i duhet njė trajner qė di tė sillet si duhet me futbollistėt dhe tė pėrgatisė njė mentalitet prej fituesi nė ekip.
A mundet qė dy ndeshjet e fundit tė Kombėtares tė jenė shitur?
Nė Shqipėri ėshtė pėr tė ardhur keq qė mentaliteti i njerėzve paragjykon futbollin, njerėzit e ēdo gjė. Unė personalisht mendoj se Kombėtarja nuk ka shitur ndeshje qė po pėrfliten aq shumė. Ne kemi njė ekip qė gjendjen ia dimė tė gjithė dhe duhet qė edhe humbjen ta pranojmė. Nuk mendoj dhe nuk besoj asnjėherė se janė shitur ndeshjet e ekipit pėrfaqėsues. |