Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Goleada europiane e Superpipos nisi kundėr Teutės

Dash Frashėri
Inzagi ėshtė diplomuar si llogaritar dhe tashmė “njeriu i lindur nė pozicion jashtė loje”, siē ka thėnė dikur trajneri i Manēester Junaitid, Sėr Aleks Fergusoni, ėshtė golashėnuesi mė i mirė tė gjitha kohėrave nė Europė, duke arritur nė kuotėn e 63 golave. Sulmuesi prodhimtar i Milanit, Filipo Inzagi, pranoi se ai ėshtė duke jetuar njė ėndėrr duke thyer rekordin e legjendės gjermane Gerd Myler. TEUTA – Lojtari, tashmė 34-vjeēar dhe njė nga legjendat e golit italian fillimet e tij tė golave nė Europė, ēuditėrisht e lidhin me Shqipėrinė. Goli i tij i parė ėshtė shėnuar pikėrisht kundėr Teutės sė Durrėsit, mė 28 shtator 1995, kur Parma luante kundėr skuadrės shqiptare nė turin e dytė eliminator tė Kupės UEFA, sezoni 1995-1996. Teuta e Durrėsit eliminoi atėherė skuadrėn finlandeze TPS Turku (0-1, 3-0), dhe nė tė 16-tat e finaleve u pėrball me Parmė, ndaj tė cilės durrsakėt i humbėn tė dy takimet me tė njėjtėn rezultat 2-0: mė 14 shtator, nė Tiranė dhe 28 shtator nė Parma. Nė radhėt e Parmės, luante atėherė legjenda bullgare Hristo Stojēkov. Pipo Inzagi ishte atėherė 22 vjeē, hyri nė lojė si zėvendėsues dhe shėnoi nė minutėn e fundit nė ndeshjen e kthimit “Unė e kujtoj shumė qartė golin e parė kundėr Teutės nė Kupėn Fituesve tė Kupave. Ishte njė gol i rėndėsishėm pasi ishte i pari nė njė ndeshje europiane dhe unė realizova nė mintun e fundit. Unė nuk mendoj se ju do ta harronit pėrgjithnjė golin e parė eurpian”, - thotė Inzagi pėr uefa.com. SUPERPIPO – Italiani shėnoi kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojė nė fitoren 1-0 tė Milanit, qė siguroi edhe kreun e grupit pėr tė gjashtin vit me radhė. Pipo me golin e tij kaloi legjendėn gjermane Gerd Myler, i cili me 62 golat e tij nė tė gjitha kompeticionet e UEFA-s, mbretėroi pėr njė periudhė tė gjatė gati 30 vjeēare. “Unė jam duke jetuar njė ėndėrr”, - citohet Inzagi nga goal.com, pas golit tė shėnuar kundėr Sėlltikut tė Gllazgout nė Ligėn e Kampioneve tė martėn. KĖNAQĖSI – “Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe qė arrita tė thyej rekordin”. – citohet Pipo nga uefa.com. “Veēanėrisht kur kėtė e arrita nė ‘San Siro’ pėrpara fansave tė mi”, - shton ai. “Mė dukej e pamundur se do ta arrija rekordin me 62 gola tė vendosur nė Europė. Tani qė unė e kam kaluar atė, kam filluar tė mos e besoj”. TĖ PREFERUARIT – Filipo Inzagi ėshtė njė makinė golash dhe e ka shprehur entuziazmin e tij pas ēdo goli tė shėnuar. Pipo shėnoi tė dy golat e Milanit nė finalen e fundit tė Ligės sė Kampioneve kundėr Liverpulit nė kryeqytin grek. “Pėr tė qenė i sinqertė golat e mi mė tė preferuar janė ato qė realizova nė Athinė. Tashmė kam njė objektiv tjetėr tė arrij numrin 100 tė ndeshjeve nė Europė me Milanin”, - thotė sulmuesi nga Piacenca, i cili deri tani ka zhvilluar 98 ndeshje nė kompeticionet e UEFA-s pėr klubet. INSTIKTET- Edhe pse nuk ka aftėsitė shpėrthyese tė Kakasė apo atė supermaterial tė Pirlos nė gjuajtjet e lira, nuhatja e jashtėzakonshme e Inzagit pėr tė shėnuar vazhdon tė habisė kėdo nė mbarė planetin. “Fakti qė unė e gjej veten time nė vendin e duhur dhe nė kohėn ėshtė diēka instiktive”, - thotė ai. “Ju mund tė punoni shumė fort nė disa zona gjatė lojės suaj dhe tė pėrmirėsoni ato pėr tė cilat besoni se mund tė bėni. Unė e dashuroj atė qė bėj, por tė qenė i ndershėm instinktet e mia janė falė nėnės natyrė. Unė dėshiroj tė falėnderoj edhe prindėrit e mi”, - shton sulmuesi i Milanit. Legjenda holandeze Johan Krujf thotė: “Shikoni, ai nuk ėshtė lojtari qė luan shumė futboll. Ai ėshtė thjesht gjithmonė nė vendin e duhur”. REKORDET – “Mė kujtohet kundėr Deportivos nė La Korunja unė munda rekordin italian tė vendosur nga Altobeli. Myler e ruajti supermacinė e tij prej 30 vjetėsh, por rekordi im nuk ėshtė i sigurt, pasi ėshtė i rrezikuar nga Shevēenko, Raul dhe Van Nistelroi, tė cilėt mė janė vėnė pas. Megjithatė unė dėshiroj ta shijoj kėtė moment dhe falėnderoj shokėt e mi tė ekipit, pa ndihmėn e tė cilėve kurrė nuk do tė ishte bėrė e mundur”. 100 GOLA – Inzagi i hedh sytė tani nga Botėrori i Klubeve ku ai dėshiron tė jetė deciziv. “Nė Japoni unė dėshiroj tė lė gjurmėn time dhe Milani tė fitojė kupėn qė e pret”, - shpjegon ish-ylli i Juventusit. “Ėshtė njė trofe qė pėrfaqėson njė nga objektivat tanė sezonalė, ndoshta edhe tė parin”. Pipo dėshiron tė arrijė njė tjetėr objektiv tė madh dhe pranon se ai dėshiron tė shėnojė 100 gola pėr Milanin. “Do tė kėnaqesha shumė tė shėnoja gola e 100-tė timin pėr Milanin”, - pėrfundoi ai. Trofetė Kampion 1996-97, Juventus 1997-98, Juventus 2003-04, Milan Kupa e Italisė 2002-03, Milan Liga e Kampioneve 2002-03, Milan 2006-07, Milan Superkupa Europe 2003, Milan 2007, Milan Kampion Bote 2006, Italia Individuale Lojtari mė i mirė i ri 1997, Atalanta /Juventus Golashėnuesi mė i mirė nė Europė 2007, Milan “PIPO” Filipo Inzagi u lind mė 9 gusht tė vitit 1973, nė Piaēenca tė Italisė. Sulmuesi i Milanit ėshtė kampion bote dhe tashmė edhe lideri i golashėnuesve nė kompeticionet zyrtare tė UEFA-s me 63 gola. “Pipo” siē thirret gjerėsisht ai, ėshtė nderuar mė titullin “Cavaliere Ufficiale OMRI”, njė titull honorofik i dhėnė nga presidenti i Italisė, Napolitano, pas fitimit tė Kampionatit Botėror 2006. Inzagi konsiderohet si njė nga sulmuesit mė tė mėdhenj tė dekadės sė fundit. “Axurr” Inzagi luajti pėr herė tė parė pėr pėrfaqėsuesen e Italisė, mė 8 qershor 1997, kundėr njė skuadre tė madhe si ajo e Brazilit. Deri tani ai ka shėnuar 25 gola nė 57 ndeshje. Pipo ėshtė thirrrur nė skuadrat pėrfaqėsuese italiane nė Kupėn e Botės 1998, 2002 dhe 2006, si dhe nė Euro 2000 e 2008. Ndėrkohė qė nė finalet e Euro 2004 mungoi pėr arsye dėmtimi nė gju. Nė Botėrorin e Gjermanisė ai luajti vetėm njė ndeshje nė fazėn e grupeve ku shėnoi kundėr Ēekisė, mė 22 qershor 2006. Inzagi ėshtė golashėnuesi i gjashtė mė i mirė me ekipin kombėtar tė Italisė. Vėllai Simone Inzagi (i lindur mė 5 prill 1976), nuk ėshtė aq i suksesshėm sa vėllai i tij, Filipo. Sulmuesi italian, qė ka luajtur edhe Igli Taren te Lacio, tashmė luan si i huazuar te Atalanta nė Serinė A. Simone ka qenė shumė popullor pėr fansat e Lacios, por pas formės sė tij tė dobėt, ai u la pėr njė kohė shumė tė gjatė nė stol. Simone Inzagi ka luajtur pėr Piacencėn, Karpin, Novarėn, Lumezanėn, Breshelon dhe Sampdorian. Simone ka luajtur edhe me Kombėtaren e Italisė pėr vetėm 3 ndeshje.