Del Piero eshte zyrtarisht nje zevendesues. Ylli i Juves konsiderohet zgjedhja e dyte ne sulmin e Juventusit. Lajmin e beri te ditur gazeta sportive italiane “Gazzetta Dello Sport”. Trajneri Klaudio Ranieri preferon me shume kombinacionin Viçenco Iakuinta dhe Devid Trezegene. “Djaloshi i arte” i nisi dy ndeshjet e fundit kunder Palermos dhe Milanit nga bankina. Kunder Palermos Del Piero u fut ne fushe ne minuten e 68-te dhe beri nje paraqitje te shkelqyer: shenoi me penallti, ekzekutoi nje goditje te lire perfekte dhe krijoi golin e Marko Markionit. Edhe pse beri kete paraqitje, Del Piero luajti vetem 19 minuta ne ndeshjen e fundit kunder Milanit (0-0) ne “San Siro”, nje vendim per te cilin trajneri Klaudio Ranieri u kritikua jo pak. Ky nuk eshte nje skenar i ri per bardhezinjte per golashenuesin me te mire te gjitha koherave, i cili shume rralle i kompletoi 90 minutat gjate drejtimit te Fabio Kapelos midis vitit 2004 dhe 2006. Kapelo preferonte me shume te kishte ne vijen e pare sulmuese Trezegene dhe Ibrahimoviçin. |