Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Trajneri Vinfred Shefer tė mėrkurėn nė Tiranė

Jetmir Halilaj, Panorama Sport
Vinfred Shefer ėshtė kandidati kryesor pėr tė marrė drejtimin e pėrfaqėsueses shqiptare. Trajneri gjerman pritet tė vijė tė mėrkurėn nė Tiranė pėr tė diskutuar drejtpėrdrejt me krerėt e FSHF-sė, tė cilėt janė tė joshur nga emri dhe popullariteti qė gėzon Shefer. 57-vjeēari ėshtė prej disa ditėsh nė tratativa me palėn shqiptare, por duket se gjatė orėve tė fundit ėshtė arritur njė kompromis verbal mes palėve dhe kjo e ka bindur atė qė tė mėrkurėn tė vijė nė Tiranė pėr tė folur drejtpėrdrejt me drejtuesit e lartė tė Federatės. Ai kishte lėnė njė takim me presidentin e FSHF-sė, Armand Duka nė hotel “Berlin Plazza” nė Vjenė, por takimi ka dėshtuar pasi Duka ėshtė nisur me urgjencė drejt Shqipėrisė, ndoshta edhe pėr shkak tė situatės sė krijuar, ku Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha deklaroi ashpėr se Kombėtarja shqiptare ka shitur flamurin dhe dinjitetin e saj nė dy ndeshjet e fundit. Paratė Burime pranė kreut tė Federatės, Armand Duka bėnė tė ditur se Shefer do tė marrė mė pak para se Bariē, pra mė pak se 300 mijė euro nė edicion, pasi FSHF nuk ėshtė nė gjendje tė shpenzojė shumė para. Fakti qė Shefer ėshtė kaq pranė ėshtė njė surprizė, pasi ai kėrkonte rreth 500 mijė euro, njė shifėr qė Federata kurrsesi nuk mund t’ia ofronte, pasi situata ekonomike nuk ėshtė ndėr mė tė mirat, aq mė tepėr qė shorti pėr Botėrorin e ardhshėm nuk i rezervoi asnjė skuadėr tė madhe Shqipėrisė nė grup, ēka do tė sillte mė tepėr pėrfitime arkat e Federatės. Menaxheri Trajneri gjerman Vinifred Shefer pritet tė mbėrrijė nė Tiranė ditėn e mėrkurė bashkė me menaxherin e tij grek, Jorgos Kaziani, i cili ėshtė edhe menaxher i FIFA-s. Kaziani ka pohuar pėr “Panorama Sport” se do tė vijė nė Tiranė mė 5 dhjetor. Ky i fundit ka mundėsuar tratativat mes teknikut gjerman dhe Dukės, madje mėsohet se ka luajtur njė rol pozitiv nė uljen e kėrkesave financiare tė trajnerit, i cili ka kėrkuar fillimisht rreth dyfishin e shumės qė i ka ofruar Federata Shqiptare e Futbollit.