Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
UEFA, Besa e Kavajės nėn hetim pėr trukime

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
UEFA ka pranuar dje zyrtarisht nisjen e hetimeve pėr 26 ndeshje tė kompeticioneve ndėrkombėtare, qė dyshohen se janė tė trukuara. Drejtori i marėdhėnieve me publikun nė kėtė institucion, Uilliam Gaillard, ka deklaruar se dyshohen pėr trukime ndeshje tė Champions League, tė Kupės UEFA, tė kualifikuesve tė Euro 2008 apo dhe nė Intertoto. Por, nė kėtė listė me 26 takime, ndodhet edhe sfida mes Bezanijes dhe Besės sė Kavajės, luajtur nė muajin korrik nė Beograd dhe qė pėrfundoi 2-2. E pėrditshmja gjermane “Bild” ka qenė ajo qė ka zbuluar kėtė detaj qė njollos rėndė futbollin shqiptar. Revista prestigjioze gjermane bėn tė ditur nisjen e hetimeve nga UEFA dhe nė listėn e ndeshjeve tė dyshuara, vendos si kryesore takimin ku skuadra shqiptare arriti tė merrte njė barazim 2-2. Nė korrik tė kėtij viti, kualifikimi i fituesve tė Kupės sė Shqipėrisė nė Kupėn UEFA, u quajt arritja mė e madhe nga skuadrat shqiptare pėr kėtė sezon nė kompeticionet europiane. Por, ndeshja dyshohet se ėshtė trukuar, pas informacioneve pėr shuma marramendėse tė vendosura nė kompani bastesh. Njė lajm i tillė vjen vetėm dy ditė pasi kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi ekipin kombėtar se kishte pėrdhosur dhe shitur flamurin kuqezi. Zbulimi i “Bild” i bėn akoma mė tė forta zėrat pėr trukimet e ndeshjeve tė bėra nga skuadrat shqiptare. Hetimi i UEFA-s Drejtuesit e UEFA-s kanė pranuar se disa ndeshje tė kampionatit europian 2008 janė nėn hetim pėr shkak se dyshohen qė ato tė jenė trukuar nga kompanitė e basteve. Njė zyrtar i lartė i UEFA-s pranoi se 15 ndeshje janė nėn hetim duke nisur qė nga korriku i vitit 2005 dhe ku pėrfshihen takime tė Champions League, tė Kupės UEFA apo eleminatoreve tė Euro 2008. Njė pohim i tillė erdhi nė momentin qė zyrtarėt e UEFA-s dhe trajnerėt e ekipeve kombėtare ndodheshin nė Lucernė pėr shortin e kampionatit europian. Drejtori i marėdhėnieve me publikun nė UEFA Uilliam Gailard tha pėr Reuters se “ndeshjet e dyshuara nuk janė tė niveleve tė larta apo ndeshje tė rėndėsishme tė kompeticionit”. Sipas tij, ka pasur dyshime gjatė gjithė vitit, por shumica e tyre janė tė pabazuara nė prova. “Ne megjithatė kemi pėr detyrė tė verifikojmė ēdo gjė, falė partnerėve tanė nė kompanitė e basteve, qė do tė na informojnė pėr shuma tė pazakonta pėr ndeshje tė ndryshme”, tha Gailard. UEFA ka marrė para 10 ditėsh edhe njė letėr nga ministri i sporteve nė Shqipėri Ylli Pango, qė i ka kėrkuar kėtij institucioni tė hetojė takimet Shqipėri-Bjellorusi dhe Rumani-Shqipėri, duke pasur dyshime tė forta nė trukimin e tyre. Burimi: Gazeta Shqiptare Artikulli origjnal