Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Dumitresku arratiset nė Rumani. Besa zbret ne vendin e trete

Mile me kėmbė tė mbarė te Teuta. Besa, e drejtuar jo mė nga rumuni Silviu Dumiresku ( i larguar tė premten befasisht fshehurazi nė Rumani) zhytet nė krizė me humbjen e dytė radhasi tė pėsuar nga ekipet e vendeve tė fundit dhe zbret nė vendin e tretė. Java e 13-tė ėshtė plot surpriza, teksa risjell sėrish nė krye Partizanin nė shoqėrinė e Dinamos. Dy ekipet kanė nga 25 pikė, por ndjejnė se distanca me kampionen nė fuqi, Tiranėn (fitoi 0-2 nė Peqin), sa vjen edhe reduktohet, tashm nė + 6 pikė, jo shumė kur janė edhe 20 javė nė dispozicion. Partizani-Besėlidhja 4-0 “Demat” rigjejnė fitoren pas pesė javėsh teksa fitojnė pastėr 4-0 me Besėlidhjen, njė kundėrshtar tė cilin e kishin mundur edhe nė fazėn e parė (2-1). Gjergji Muzaka ėshtė heroi i takimit tė 47-tė me lezhjanėt, kur mesfushori realizoi dy nga katėr golat e tė kuqve, qė tashmė kryesojnė edhe renditjen e golave tė shėnuar (20, +13 golaverazhi). Muzaka realizoi nė minutat 17-tė dhe 40-tė, ndėrsa nė pjesėn e dytė firmosėn Dhembi (73’) dhe Abilaliaj (91’). Besėlidhja, me humbjen e pėsuar (e 8-ta nė 13 javė), zbret nė vendin e parafundit, teksa tashmė formacioni i Ridvan Kullit, ndodhet me njė pikė mė shumė se Skėnderbeu i vendit tė fundit. Partizani arriti fitoren e pestė nė shtėpi dhe tė 28-tėn me Besėlidhjen (14 fitore). Partizani: Shehi, Beqiri, Osmani, Tafaj, Hallaci, Muzaka (80’ Progri), Dhembi, Devolli, Shkembi, Bakaj (76’ Abilaliaj), Malindi (66’ Gjyla) Tr: H. Lika Beselidhja: Gjoka, Hashani, Grizha, Prela, Lika, Roshi (74’ Perlleshi), Tasev (66’ Sokoli), Gruda, Toma, Kostevski (46’ Malota), Petrevski Tr: R. Kulli Gjyqtare: E. Peza (Tirane), A. Lamce (Patos), M. Dervishi (Shkoder) Vezhgues: P. Aliko (Vlore) Dinamo-Vllaznia 0-0 Me paqen nė “Selman Stėrmasi” skuadrat ndanė nga njė pikė, gjithsesi tė vlefshme pėr tė dyja ekipet, qė dolėn nė fushėn e blertė pėr tė rrėmbyer fitoren. Njė ndeshje e zbehtė larg tė qenit supersfidė midis dy formacioneve qė numėrojnė 25 trofe tė marra sė bashku. Dinamo regjistori barazimin e dytė nė shtėpi, ndėrsa Vllaznia tė katėrtin nė transfertė. Blutė zbritėn nė vendin e dytė, teksa shkodranėt vazhdojnė tė kėnaqen me vendin e katėrt, tashmė me njė pikė mė shumė se Elbasani qė fitoi nė Kastriotin. Dinamo: Kotorri, Poci, Abraham, Allmuca, Pisha, Bodrusic, Ishka (90'+1 Diob), Kuli (71' Vincetic), Granic, Pejic, Plaku Tr. A.Canaj Vllaznia: Grima, Hoti, Lici, Teli, Osja, Lika, Kotrri (76' Simo), Kapaj, Sinani, Kaci (71' Nora), Sukaj (86' Kraja) Tr. M.Josa Gjyqtare: A.Lulaj (Vlore), G.Maloku, S.Avdo (Tirane) Vezhgues: N.Jareci (Tirane) Kartona te verdhe: Poci/Hoti Shkumbini-Tirana 0-2 Tashmė me plot gojėn mund tė thuash: ėshtė rikthyer Tirana e frikshme, 23-herė kampionia e Shqipėrisė. Bardheblutė fituan pastėr 2-0 me Shkumbinin nė njė fushė jo tė lehtė si ajo e Peqinit. Hafizi pėrpara takimit preferonte edhe njė barazim (“Ėshtė mė mirė se humbja”- tha ai), por skuadra e tij arriti tė marrė fitoren e dytė rresht nė kampionat dhe tė dytėn sezonale me Shkumbinin. Golat pėr Tiranėn u shėnuan nga Arapi nė minutėn e 50-tė dhe Ēapja nė minuten e 82-tė. Shkumbini: Llani, Kacollja, Stojku, Dabulla, Xhyra, Shenaj (68' Kuci), Bizhyti, Pashja, Qorri (20' Mustafai)(62' Ndoni), Dalipi, Okundili Tr. G.Magani Tirana: Nallbani, Sina, Dede, Xhafa, Sefa, Fagu (86' Deliallisi), Arapi, Duro, Fortuzi (60' Capja), Xhafaj (78' Hyka), Vrapi Tr. A.Hafizi Gjyqtare: T.Latifi, P.Goxhaj (Gjirokaster), S.Zeka (Shkoder) Vezhgues: B.Kaimi (Tirane) Kartona te verdhe: Xhyra/Sefa Besa-Teuta 0-1 Humbja e dytė rresht me Teutėn ėshtė edhe me befasuese pėr Besėn, pas asaj tė pėsuar njė javė mė parė me Kastriotin (2-1), madje duke pėrfshirė edhe Kupėn e Shqipėrisė. Dy trajnerėt nė bankinė: Iliaz Haxhia (nė fakt, zėvenėstrajneri) i Besės dhe Kristaq Mile i Teutės ishin nė debutimin e tyre tė parė sezonal. Golin e fitores pėr durrsakėt e shėnoi Gega nė limimtin e pjesės sė parė (44’), gol qė mjaftoi pėr t’i garantuar tri pikė tė ēmuara durrsakėve dhe vendin e 10-tė. Besa me asnjė pikė nė dy ndeshjet e fazės sė parė u rrėzua nė vendin e tretė. Skėnderbeu-Flamurtari 1-1 Dy gola nga dy futbollistė korēarė, por nėse i pari Denis Mema shėnoi mne penallti pėr Flamurtarin (4’), i dyti, Larti barazoi n minutėn e 30-tė pėr Skėnderbeun nė debutimin e trajnerit tė ri Shkėlqim Velo. Njė pikė tjetėr e ēmuar pėr “ujqėrit e dėborės”, qė nė dy ndeshjet e para tė fazės sė dytė kanė grumbulluar katėr pikė. Gjithsesi, Skėndėrbeu vazhdon tė jetė i “salduar” nė vendin e fundit, ndėrkohė qė Flamurtari “ngrohet” nė mesin e artė. Skenderbeu: Llapanji, Drabaj, Mertiri, Demiraj, Pashaj, Larti, Cipi, Imeraj, Xaka (80' Thana), Ngjela, Tiko (46' Hyso) Tr. Sh.Velo Flamurtari: Mocka, Guga, Sakaj, Beqiri, Rustemi, Kuqi (73' Fish), Zeqiri (83' Strati), Veliu, Flavio Zhunior (55' Guma), Cani, Mema Tr. E.Memushi Gjyqtare: B.Pashaj, E.Doda (Tirane), F.Elezi (Durres) Vezhgues:I.Kristo (Tirane) Kartona: Llapanji, Larti/Kuqi, Guma Elbasani-Kastrioti 2-0 JAVA 13, REZULTATET Partizani-Besėlidhja 4-0 Dinamo-Vllaznia 0-0 Shkumbini-Tirana 0-2 Besa-Teuta 0-1 Skėnderbeu-Flamurtari 1-1 Elbsani-Kastrioti 2-0 Renditja 1. Partizani 25 2. Dinamo 25 3. Besa 24 4. Vllaznia 21 5. Elbasani 20 6. Tirana 19 7. Flamurtari 17 8. Shkumbini 17 9. Kastrioti 16 10. Teuta 11 11. Besėlidhja 9 12. Skenderbeu 8