Telnis Skuqi, ATSH
Gjirokastėr- Loja nisi me sulm pėr vendasit dhe Kozaku i jepet mundėsia e parė, por gjuatja e tij pėrfundon jashtė. Mė minuta tė tėra loja zhvillohet nė mesfushė dhe vetėm nė minutėn e 13-tė beratasit kanė rast shėnimi pas njė goditje kėndore. Nė minutėn e 22-tė, Luftėtari i afrohet golit, por ėshtė portieri mik qė largon topin nė njė rast mbi vijėn fantale.
I vetmi gol shėnohet me penallti nga veterani K.Brahimi, penallti e shkaktuar nga portieri Qama, duke penguar brenda zonės kapitenin Stoja. Menjėherė, miqtė kalojnė nė sulm dhe Karkanjozi i vetėm pėrball Bakaj gjuan me kokė jashtė.
Pjesa e dytė ėshtė diēka mė e bukur, por asnjėherė loja nuk u ngrit nė nivelin e duhur. U krijuan raste tė shkėputura nga tė dyja ekipet, megjithatė rezultati nuk u ndryshua, edhe pse vendasit nė fillim tė pjesė sė dytė, Kozaku me portėn bosh nuk arrit tė shėnojė.
Rastin mė tė volitshėm e shpėrdėron Dhima, i cili edhe pse arrit tė shmangė portierit mik, me portėn bosh nuk gjuan, por vonon nė pasim, duke sjellė reagime tek tifozėria vendase, e cila priste njė tjetėr pėrfundim ndaj skuadrės mike, qė kishte ardhur nė Gjirokastėr pa trainierė, ku nė rolin e tij ishte inspektori i sportėve nė bashki.
Kemi zhvilluar lojėn mė tė dobėt, shprehet nė fund tė takimi trainieri Ylli Shehu, ndoshta ka ndikuar mungesa e stėrvitjesh, megjithatė mendojė se skuadra takimin e kishte marrė me mendjemadhėsi.
Vlenė pėr tė theksuar, se pėr herė tė parė nė kėėt kampionat, gjytari i takimit durrėsaku E.Dobi, nuk u kontestuar nė asnjė rast nga tė dy ekipet dhe nga tifozėria vendase, ky kėta tė fundit e duartrokitėn nė fund tė ndeshjes.
LUFTETARI-TOMORI 1-0
LUFTĖTARI: Bakaj, Kaci, Tace, K.Brahimi, M.Brahimi, Shalari, Aliu (Rustemi 61), Sinani, Kozaku (Skėnderi 88), Dhima (Zhupa 90), Stoja. Trainier: Ylli Shehu.
Tomori: Qama, Fani, Lala (Dule 87), Kaptelli, Bejleri, Karamani, Kumaraku, Kuēi (Karkanjozi 46), Seqo, Peshtanaku, Agalliu (Qaqo 65). Trainier: Genti Lako.
Gjyqtarė: E.Dobi (Durrės), E.Jorgji (Elbasan), J.Kalleshi (Durrės).
Shėnues: K.Brahimi (11m) 36.
Kartona tė verdhė: Aliu, Shalari / Agalliu, Karamani, Kuēi.
|