Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Sulejman Demollari: Trajnerėt e huaj, asgjė mė shumė nga ata shqiptarė

Besar Bozgo
“Trajnerėt e huaj nuk kanė arritur ndonjė gjė tė madhe nė krahasim me ata shqiptarė nė krye tė pėrfaqėsueses shqiptare”. Kjo ėshtė deklarata e ish-trajnerit tė kombėtares shqiptare Sulejman Demollari nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Sot”. Ish-futbollisti i Dinamos flet pėr edicionin e pėrfunduar tė kombėtares, punėn qė ka bėrė Bariē gjatė njė viti e gjysėm dhe dorėheqjen qė Demollari e konsideron si diēka krej normale. Ish-tekniku i kuqezinjve i kėrkon presidentit Duka qė tė mos e heqė mundėsinė e zgjedhjes sė njė trajneri shqiptar dhe ka hedhur idenė pėr njė staf prej shtatė teknikėsh qė tė qėndrojnė afėr kombėtares pėr tė zhvilluar njė punė sa mė tė mirė.Demollari flet gjithashtu edhe pėr ofertat qė ka pasur nga klubet e Superligės dhe pretendentėt pėr tė fituar titullin kampion kėtė sezon. -Sapo pėrfundoi edicioni i eliminatoreve tė kombėtares shqiptare pėr Kampionatin Europian tė vitit tė ardhshėm. Si njė prej ish-trajnerėve qė e keni drejtuar vet ekipin pėrfaqėsues, si e gjykoni kėtė edicion? -Duke e marrė kėtė edicion eliminatoresh nė tėrėsi, mund tė them se nė shumė momente pati oshilacione. Skuadra zhvilloi disa ndeshje tė mira, por dėshtoi plotėsisht nė finish, nė dy takimet e fundit, tė cilat ishin vendimtare pėr tė siguruar vendin e katėrt nė grup. Ishin dy sfida shumė tė shėmtuara dhe skandaloze, tė cilat duhen harruar shumė shpejt. Nuk besoj se kishte ndonjė ngritje tė madhe tė nivelit tė pėrfaqėsueses. Ajo zhvilloi disa takime tė mira dhe zhvilloi dy takime skandaloze nė fund. Edhe vet trajneri Oto Bariē qė ka njė eksperiencė tė gjatė si drejtues e pa qė skuadra nuk arriti atje ku duhej dhe dha dorėheqjen duke vepruar nė mėnyrėn e duhur. Ai tregoi njė kulturė civilizimi. Megjithėse ai bėri rinovimin e skuadrės dhe nė disa takime kombėtarja u paraqit mirė, fakti ėshtė qė ai nuk arriti ndonjė gjė tė madhe me skuadrėn. Nuk arriti mė shumė pikė se paraardhėsi i tij dhe kuqezinjtė e pėrfunduan edicionin nė vendin e pestė. Shihet qartė qė kombėtarja nuk ka bėrė hapa pėrpara pėrveē disa takimeve tė mira. Puna e trajnerit matet nga rezultatet. Vėrtet qė ai ka njė eksperiencė tė madhe si teknik, por fakti ėshtė qė nuk ka arritur rezultate mė tė mira nga paraardhėsi i tij Brigel. Ashtu siē e thashė, Bariē e vlerėsoj pėr veprimin e tij qė bėri duke dhėnė dorėheqjen pasi mungonin rezultatet. Besoj se ėshtė shumė shpejt qė ne tė pretendojmė qė kombėtarja tė kualifikohet nė kompeticionet e rėndėsishme qė janė Kampionati Europian dhe ai Botėror. -U pėrfol shumė nė media pėr njė puē tė mundshėm tė futbollistėve pėr tė larguar teknikun Bariē... -Megjithėse nuk mė takon mua tė flas pėr kėtė ēėshtje, mund tė them se fjalėt pėr puē apo edhe thashetheme tė tjera kanė ekzistuar edhe nė kohėn kur drejtoja unė pėrfaqėsuesen, edhe kur drejtonin trajnerė tė tjerė. Nuk mė shkon ndėrmend se ndokush tė sakrifikojė ekipin kombėtar pėr interesa personale apo gjėra tė tilla. Besoj se ēdo futbollist qė luan pėr fanellėn kuqezi mendon qė tė bėjė mė tė mirėn me kombėtaren e vendit tė vet. Nuk mund tė akuzosh dhe aludosh pa patur njė fakt apo njė provė. Janė organe tė caktuara ato qė merren me tė tilla gjėra dhe nėse ka le t’i zbulojnė. Mendoj se duhet t’i japim fund njė herė e pėrgjithmonė kėtyre ēėshtjeve. -Ekipi pėrfaqėsues ėshtė i pėrbėrė nga futbollistė, tė cilėt me klubet e tyre bėjnė paraqitje tė mira dhe shumė prej tyre janė kapitenė tė skuadrave tė njohura europiane, nė njė kohė qė me ekipin kombėtar duhet thėnė se nuk japin atė qė kėrkohet apo tė kenė vazhdimėsinė e duhur. -Ne jemi njė vend i vogėl dhe kemi rreth 30 futbollistė qė janė tė gatshėm tė luajnė pėr ekipin tonė pėrfaqėsues, nė njė kohė qė kur ndeshemi me skuadra si Rumania, e cila ka 300 lojtarė qė garojnė pėr tė luajtur me kombėtaren, kjo normalisht ėshtė diēka e favorshme pėr kundėrshtarėt tanė. Pėrsa i pėrket kėsaj qė legjionarėt paraqiten shumė mirė me klubet e tyre ku aktivizohen, nuk jam plotėsisht dokord. Pėr Canėn mund tė them se 2-3 ndeshje tė Marsejės qė kam ndjekur unė gjatė kėtij sezoni, mund tė them se nuk ka qenė nė gjendjen qė ka pasur gjatė sezonit tė kaluar. Edhe kapiteni i kuqezinjve Altin Lala nuk ka kaluar njė periudhė tė mirė. Kujtoj kėtu takimet e fillimit gjatė tė cilave nė disa prej tyre ka luajtur dhe nė disa jo. Gjithashtu, edhe ndėrrimi i trajnerėve ka pasur ndikimin e tij te skuadra e Hanoverit. Kryesorja ėshtė qė nė ekipin pėrfaqėsues tė luajnė ata futbollistė qė kanė formėn mė tė mirė sportive momentale. Nė kombėtare nuk ėshtė si nė klube, ku pėr shembull Devi Muka megjithėse nuk ėshtė nė njė gjendje shumė tė mirė, ai luan sėrish me Tiranėn. Nė ekipin pėrfaqėsues duhet tė aktivizohen ata lojtarė qė kalojnė formėn mė tė mirė sportive, siē ishte rasti i Salihit, i cili kalonte njė moment shumė tė mirė te skuadra e Riedit nė Austri dhe u thirr nė kombėtare. Pėr mendimin tim ai duhej tė ishte aktivizuar mė shumė. -Ēėshtja e trajnerit tė ri tė kombėtares shqiptare ėshtė kthyer nė temėn e ditės nė opinionin sportiv shqiptar... -E kam thėnė dhe e pėrsėris sėrish. Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armando Duka e ka tashmė njė pėrvojė me trajnerėt e huaj pasi deri mė sot ekipin tonė pėrfaqėsues e kanė drejtuar tre tė tillė. Unė e di qė Duka mendon gjithmonė pėr mė tė mirėn, por unė nuk jam me kėtė qė tė hiqet fare mundėsia e zgjedhjes sė njė trajneri shqiptar. Ne nuk kemi arritur ende nė atė stad qė nėse ndodhemi nė vendin e tretė nė grup tė na duhet njė trajner i huaj dhe njė eksperiencė mė e madhe pėr tė bėrė njė hap pėrpara qė tė pozicionohemi nė vendin e dytė. Mendoj se mundėsia e trajnerėve vendas duhet tė ekzistojė dhe gjithashtu duhet tė krijohet njė staf i gjerė trajnerėsh rreth ekipit pėrfaqėsues. Puna me kombėtaren ėshtė e madhe pasi duhet tė shihen shumė lojtarė qė luajnė jo vetėm jashtė vendit, por edhe nė kampionatin shqiptar. Kėshtu qė unė mendoj se duhet njė staf prej 6-7 trajnerėsh qė punėt nė pėrfaqėsuese tė shkojnė sa mė mirė. -Duke parė shortin dhe pėrfitimet financiare mendoni se pėr edicionin e ardhshėm do tė ishte mirė njė trajner vendas? -Gjithmonė kur tė hidhet shorti ne do tė themi qė ėshtė i vėshtirė pasi kemi nė grup skuadra shumė tė forta. Edhe sikur tė na e lenė ne nė dorė qė t’i zgjedhim vetė kundėrshtarėt, edhe atėherė do tė themi qė ėshtė njė short shumė i vėshtirė. Zgjedhja e trajnerit ėshtė njė ekskluzivitet i presidentit tė Federatės, Armando Duka, por ky e ka tashmė pėrvojėn e duhur me trajnerėt e huaj pasi deri mė sot ekipin kuqezi e kanė drejtuar tre tė tillė. Fakti ėshtė qė nuk kanė arritur ndonjė gjė tė madhe dhe disa herė edhe mė poshtė se kur skuadra ėshtė drejtuar nga trajnerė vendas. Ndodhemi sėrish nė po ato nivele qė kemi qenė gjithmonė. Pėr mendimin tim, nuk duhet shpenzuar shumė pėr trajnerėt, programet apo planet, por mė shumė duhet shpenzuar nė infrastrukturė. Duhet tė investojmė mė shumė nė kėtė drejtim se sa te trajneri i pėrfaqėsueses. -Kalojmė paksa nė planet tuaja personale. Keni pasur disa oferta nga klube tė Superligės, por sėrish... -Ėshtė e vėrtetė. Mė e fundit ka qenė ajo e Skėnderbeut tė Korēės. Unė e shpreha dėshirėn time pėr tė drejtuar kėtė skuadėr, por nuk mora ndonjė ofertė konkrete nga drejtuesit e klubit. Tani merrem vetėm me drejtimin e ekipit tim privat tė moshave. -Nė fund, dy fjalė pėr kampionatin e Superligės pėr tė cilin duhet thėnė se deri mė tani ėshtė zhvilluar me rivalitet dhe ėshtė futut nė faza interesante. -Mund tė them se kampionati shqiptar nuk ėshtė nė atė nivel ku na pėlqen tė gjithėve futbollit. Unė anoj paksa nga Dinamo, por realiteti ėshtė qė kjo skuadėr ėshtė duke kaluar njė formė tė mirė. Shohim qė konkurrentet pėr titullin kampion janė ato skuadra tė cilat e kanė nisur qė nė fillim tė verės pėrgatitjet dhe kanė qenė serioze pėrgjatė tė gjithė fazės pėrgatitore siē janė Dinamo, Besa, e cila ka nisur me takimet nė Kupėn Uefa, Partizani, Vllaznia deri diku, pa harruar edhe Tiranėn, e cila e ka pėrvojėn dhe lojtarėt lider, tė clėt e marin skuadrėn pėr dore dhe e ēojnė atje ku e ka vendin. Kam parasysh deklaratėn e presidentit Besnik Sulaj, i cili ėshtė shprehur se do ta nxjerrė skuadrėn e Dinamos kampione. Tė njėjtėn deklaratė bėri ai edhe nė fillim tė edicionit 2001-2002 dhe e nxorri “nėndetėsen” kampione. Besoj se kjo ka njė lloj domethėnie. Duke parė angazhimin e presidentit, tė skuadrės dhe stafit teknik, mund tė them se blutė i kanė mundėsitė qė tė fitojnė trofeun mė tė rėndėsishėm tė sezonit. Burimi: Gazeta Sot Artikulli origjinal