Dash Frashėri
Pėr mua, sot, askush nuk vlen mė shumė se Olimpiku i Marsejės, - citohej nė korrik tė kėtij viti ndėrkombėtari shqiptar nga siti francez brevesdefoot.com, por, sot, kapiteni aktual i Olimpikut tė Marsejės po ndihet i pėrkėdhelur nga interesimi i klubeve mė tė mėdha tė kontinentit dhe kjo mund ti nxisė dėshirėn mesfushorit shqiptar pėr tė ndėrruar ajėr. Lorik Cana ėshtė nėnkampion me Olimpikun e Marsejės nė Francė, finalist i Kupės sė Francės, lojtari shqiptar mė vlerėn mė tė shtrenjtė nė tregun futbollistik (10 milionė euro) dhe gėzon kontratė mė tė pasur me skuadrėn mė tė dashur pėr francezėt (180 mijė euro pagė mujore). Sezonin e kaluar zgjedhur pėr herė tė parė dhe nė formacionin ideal Top-11 tė Ligės sė Parė franceze dhe shiriti i kapitenit e ka bėrė njė futbollist tė lakmuar nė Europė. Faqja franceze Football.fr, e cila ka zhvilloi njė anketė, me specialistė francezė, nė lidhje me lojtarėt mė tė mirė tė botės, e pėrshtatur me pozicionin qė luajnė, e pėrzgjodhi Lorik Canėn si mesfushorin e dytė difensiv nė botė, pas lojtarit tė Milanit, Andrea Pirlo, duke lėnė pas Diarra tė Real Madridit, Makelelen e Ēelsit dhe Fabregas tė Arsenalit. Te Paris Sėn Zhermeni, skuadra ku u rrit si futbollist shqiptari nga Gjakova e Kosovės ende qajnė, qė lejuan tė largohet djaloshi i ri, sot njė nga personazhet mė tė mediatuar nė Francė. Por a do tė pranojnė klubet e interesuara tė pranojnė njė shumė prej 25 milionė eurosh? Dhe pėr mė tepėr a do tė jetė i gatshmė Olimpiku i Marsejės tė shesė kapitenin?
ARSENALI Dashuria e parė e Canės jashtė Francės, njė dashuri qė lindi kur shqiptari pėrgatitej si futbollist nė akademinė e Lozanės nė Zvicėr. Tė besuarit e Arsen Vengerit nuhatėn te ai, atėherė 16-vjeē, lojtarin me tė ardhme. Sinjali nga trajneri i njohur francez mbėrritėn te familja e Canės (refugjate nė Zvicėr), por pamundėsia pėr tė siguruar letrat legale tė transferimit nė ishullin britanik anuluan edhe testimin e Lorikut pranė skuadrės sė Topēinjve. Sinjalet (kėsaj radhe gjysmėzyrtare) u pėrsėritėn edhe gjatė kėsaj vere, kur mbaroi sezoni 2006-2007, por Cana zgjodhi rinovimin e kontratės me Marsejėn deri nė vitin 2010, kjo edhe pėr shkak tė njė politike finaciare tė drejtuesve tė klubit pėr ta shitur shtrenjtė, ashtu siē bėnė edhe me Frenk Riberinė te Bajerni i Mynihut nė vlerėn e 25 milionė eurove. Trajneri i shquar francez, Arsen Venger, u interesua personalisht pėr talentin shqiptar dhe nisi pėrmes tė besuarvė tė tij bisedimet me menaxherin e mesfushorit Cana, qė ėshtė i ati i tij, por nga Agimi (babai i Loriku) u kėrkua njė njė pagė mujore prej 200 mijė eurosh (atėherė tek Olimpiku ai paguhej 150 mijė euro nė muaj). Venger, konsiderohet si rekrutuesi mė i mirė i talenteve tė rinj dhe njė pėrforcim me Canėn vitin e ardhshėm do tė garantonte teknikut njė kopje tė Patrik Vierasė. Aq mė tepėr kur Gilberto Da Silva dhe Sesk Fabregas janė nė ikje e sipėr. Mundėsia e transferimit: 35 %.
BAJERNI I MUNIHUT Njė emėr i pėrmendur jo rallė si alternativė e mundshme e Lorik Canės. Te rekordmenėt e Gjermanisė francezėt kanė qenė tė pranishėm gjithmonė, por transferimi gjatė kėsaj vere i Frenk Riberisė, njė nga miqtė mė tė mirė tė Lorikut kur ylli i Kombėtares franceze luante te Marseja, ėshtė njė aksion i madh listėn e merkatos sė ardhshme tė Bajernit tė Munihut. Loriku nuk e ka fshehur asnjėherė se ėshtė i interesuar tė jetė pjesė e historisė sė klubit tė Franc Bekenbauerit, njė ish-trajner i dikurshėm i Olimpikut tė Marsejės. Lidhjet funksionojnė nė nivel tė lartė midis dy klubeve dhe politika e re e financiare e skuadrės bavaraze e bėn tė besueshėm transferimin e Canės nė Gjermani, vendi ku dashuria pėr shqiptarėt ėshtė gjithmonė nė rritje. Gjermanė tė tillė si Rudi Vata, Altin Lala, Ervin Skela, Fatmir Vata, apo dhe mė tė rinjtė si Edmond Kapllani e Besart Berisha janė njė tregues i qartė se alternativa Bajern i Munihut mbetet njė temė e nxehtė pėr njė futbollist me temperament tė zjarrtė si Lorik Cana. Mundėsia e transferimit: 20 %.
ĒELSI- Loriku e di se ndiqet prej kohėsh prej klubit nė pronėsi tė miliarderit rus, Roman Abramoviē dhe dha maksimumin e tij nė ndeshjen Liverpul-Marsejė pėr Ligėn e Kampioneve, duke bllokuar kapitenin kundėrshtar Stivėn Xherard. Kundėr Liverpulit, Cana udhėhoqi skuadrėn e tij nė njė fitore spektakolare 1-0 (gol i Valbuenės nė tė 77me njė gjuajtje tė lirė), por qė erdhi si pasojė e njė faulli tė fituar nga Loriku.Kampionati anglez pėrbėn edhe preferencėn e mesfushorit shqiptar, nisur edhe nga fakti se fiziku i fuqishėm dhe dylyftimet e Canės janė tipike pėr lojtarėt qė luajnė nė Premier League. Mundėsia e transferimit: 15 %
MILANI Kampioni nė fuqi i Europės ėshtė skuadra qė kėrkon njė zėvendėsues tė denjė tė shkatėrruesit Xhenaro Gatuzo. Motorri dhe grinta e kombėtares axurre ėshtė dhe njė nga armėt mė tė forta tė skuadrės sė Anēelotit. Loriku ka tė gjitha karakteristikat fizike dhe temperament tė ngjashėm me italianin. Nė forumet e faqeve franceze por dhe ato italiane nė internet Gatuzo-Cana konsiderohen si dy binjkė, kuptohet nė planin futbollistik. Loriku do tė vishte (teorikisht hė pėr hė) pėr herė tė parė fanellėn e njė skuadre tė adhuruar nė Shqipėri, por te Milani U-17, me bluzėn kuqezi luan mbrojtėsi Andi Corri. Ky argument vlen thjesht pėr statistikė. Gjatė intervistave tė shumta tė tij, Cana ka folur me entuziazėm pėr pistėn milaneze. Mundėsia e transferimit: 10%
JUVENTUSI Emri i Zonjės sė vjetėr nuk ėshtė dhe aq i rastėsishėm nė listė. Sezonin e kaluar skuadra italiane (luajti nė Serinė B), u drejtua nga trajneri francez Didier Deshamps dhe burime pranė lojtarit shqiptar pohuan fillesėn e dida kontakteve (edhe pse anėsore) me tė ngarkuarit e merkatos bardhezi. Juventusi ėshtė njė ekip dashamirės dhe ai ambientuar me futbollistėt qė vijnė nga shkolla franceze e futbollit dhe pėr ta Lorik Cana do tė shtonte koloninė transalpine nė ambientin torinez. Mundėsia e transferimit: 5%
ROMA Nė orėt e fundit tė merkatos verore sulmuesi i atėhershėm i Kievos, Erion Bogdani ishte shumė pranė skuadrės sė Franēesko Totit. Tratativat dėshtuan pasi Bogu vendosi pėr pagėn mė tė mirė tė ofruar nga Livorno. Gjatė ndeshjeve miqėsore tė verės Cana nuk ndoq nga agjentėt e Romės, por Napolit tė porsangjitur nė Serinė A. Cana sapo kishte nėnshkruara me Marsejėn dhe shuma e vendosur nga drejtuesit e klubit francez pėr mesfiushorin shqiptar ishte e papėrballueshme pėr ish-klubin e Diego Armando Maradonės. Roma e familjes Sensi ėshtė nė kėrkim tė lojtarėve tė perspektivės dhe Cana do tė ishte njė lojtar kyē nė planet afatgjata tė Luēiano Spaletit. Mundėsia e transferimit: 5%
REALI I MADRIDIT- Klubi spanjoll e ka pasur shpesh herė nė vemendjen zėvendėskapitenin e Shqipėrisė dhe Loriku e ka shprehur jo pak herė se e dėshiron njė kalim te 30-herė kampionėt e Primera Divizion, por edhe pse ėshtė vėzhguar nė disa ndeshje kur Cana luante me Paris Sėn Zhermenin dhe mė tani Olimpikun e Marsejės prej gjigandėve tė Shtėpisė sė bardhė, nuk mbėrrriti kurrė njė faks zyrtar nė zyrat e Marsejės. Nėse do tė luante pėr Realin e Madridit, Cana do tė hynte nė histori si futbollisti i parė shqiptar qė do tė luante me rekordmenėt e Europės (9 trofe). Mundėsia e transferimit: 5 %.
MANĒESTER JUNAITID Djajtė e kuq gjithmonė kanė qenė befasues nė merkato. Njė ujk i vjetėr si skocezi Sėr Aleks Ferguson ėshtė gjithmonė nė gjueti: kujtoni sulmuesin anglez Runi dhe anėsorin portugez Kristiano Ronaldo. Kujtimet e bukura tė Fergusonit pėr francezin Erik Kantona janė gjithmonė tė mendjen e tij, dhe njė shkatėrrues si Lorik Cana (i rritur dhe edukuar nė atdheun e gjelave) do tė ishte i dobishėm pėr Manēester Junaitid. Klubi nė pronėsi tė miliarderėve amerikanė (familja Glejzėr) do tė investonte shuma tė kėnaqėshme pėr tė siguruar shėrbimet e pjesės mė tė ēmuar tė skuadrės sė Marsejės. Mundėsia e transferimit: 5 %.
Perqindjet e mundshme te klubit te ri
35 %: Arsenali
20 %: Bajerni i Munihut
15%: Ēelsi
10%: Milani
5%: Reali i Madridit
5%: Manēester Junaitid
5 %: Juventusi
5 %: Roma
Skeda
Lorik Cana
Datėlindja: 27.07.1983
Vendlindja: Gjakovė
Gjatėsia:186 cm
Pesha: 86 kg
Roli: Meshushor
Kombėsia: Shqiptare
Nėnshtesia: Shqiptare, franceze dhe zvicerane
Karriera
- Lausanne Sports
- Paris Saint-Germain (2000-2005)
- Olimpik i Marsejės (nga 2005-2012)
Ndeshjet
- Liga 1 franceze: 130 ndeshje, 5 gola
- Ndeshje mė Kombėtaren Shqiptare: 27 ndeshje/1 gol
Arritjet
- Fitues i Kupės sė Francės me Paris SG,2004
- Nėnkampion i Francės, PSG (2004), OM (2007)
- Finalist i Kupės sė Francės me O.Marsejės nė vitin 2006 dhe 2007
- Top-11 i kampionatit francez 2006-2007
- Futbollisti shqiptar i viti 2004, 2005, 2007
- Liga e Kampioneve, 2004-2005, 2007-2008
Shpirti i Marsejės
Drejtori Sportiv i Olimpikut tė Marsejės, Hoze Anigo ka dhėnė disa opinione tė tij mbi lojtarėt marsejezė, ku pėrshkruan karakterin, cilėsitė dhe defektet e tyre mbi disa nga lojtarėt kyē tė sistemit tė lojės Marsejės. Njė prej lojtarėve qė Anigo vlerėson mė shumė ėshtė shqiptari Lorik Cana. "Pėr mua, njė djalosh si Lorik Cana pėrfaqėson me tė vėrtetė shpirtin e klubit. Ai ėshtė dhe nė jėtė njė djalosh i kėndshėm. Ėshtė shumė i mirė dhe ka cilėsi dyluftuese tė jashtėzakonshme. Ai ka njė teknikė mbi mesataren dhe ėshtė shumė i mirė nė lojėn nė ajėr. Shkurt, unė mendoj se ėshtė njė nga ata djem qė duhen mbajtur dhe trajtuar me kujdes, pasi ėshtė njė nga ta qė po shkėlqejnė te Olimpiku i sotėm dhe ėshtė i lakmueshėm nga shumė skuadra.