Trajneri i Francės nuk lė rast pa e sulmuar futbollin italian. Rajmond Domenek parashikon se Italia, qė do tė luajė mė 17 nėntor njė ndeshje shumė tė rėndėsishme nė Skoci, nuk do tė shkojė mė s shumė se njė barazim. Dhe ky pėr trajnerin e gjelave mund tė konsiderohet edhe si njė kompliment. Ajo qė dua tė them ėshtė se italianėt kanė kualitete, fuqi, disiplinė dhe janė tė disiplinuar pėr tė thėnė se do tė shkojnė atje pėr tė marrė njė barazim, dhe do ta marrin atė, - ironizoi Domenek. Ky ėshtė njė kompliment. Ne, nuk e di nėse e kemi kėtė disiplinė, atė organizim. Njė barazim i Italisė do ti obligonte Blutė tė paktėn njė pikė nė Ukrainė. Njė fitore e njerėzve tė Donadonit do ta kualifikonte automatikisht Francėn nė finalet e Euro 2008-s. Por hė pėr hė, unė nuk do tė qahesha nėse italianėt do tė bėnin tė kundėrtėn e asaj qė unė mendoj, - shtoi Domenek. I pyetur pėr deklaratat e tij kundėr futbollit italian, qė i sollėn Domenekut edhe njė javė pezullim, trajneri nuk dėshiroi ti kthehej kėsaj teme. Kjo nuk mė shqetėson tani, unė nuk dua tė flas veēse pėr ndeshjen me Ukrainėn, njė ditė patjetėr qė do tė riflisja.
Domenek flet edhe pėr Topin e artė. Trajneri i Francės voton Tieri Henrinė. Ai e meriton. Sidomos kėtė vit kur ka thyer rekordin e Platinisė. Pėr mė tepėr qė luan te Barēa dhe bėn pjesė nė liderit e ekipit. Tė gjithė thonė Kaka, por unė them Henri.
|