Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
“Demat”, tė rraskapitur edhe ndaj Dinamos

Njė pikė nga nėntė tė mundshmet dhe dy humbjet nė tri takimet e fundit e spostuan Partizanin nė vendin e tretė, por me pikė tė barabarta me Dinamon (nga 20). Partizani humbi nė javėn e 10-tė me Dinamon me rezultatin e pastėr 2-0 (gola tė Plakut nė tė 51’ dhe Pejiēit nė tė 63’). Trajneri i bluve, Agim Canaj e kishte thėnė se kundėr Partizanit i mjaftonte edhe njė gjysmėgoli qė do ta ēonte te fitorja dhe ta barazonte me pikė me Partizanin qė e nisi ndeshjen si kryesues. KRIZĖ ? -Partizani i Likės duket se po pėrjeton krizėn e dytė gjatė “Katėr javėve tė mėdha”: humbje me Besėn (2-1), barazim 0-0 me Elbasanin dhe sėrish humbje me Dinamon (2-0), kur nė javėn e fundit tė fazės sė parė e pret kampionia nė fuqi, Tirana, qė duket se e klaloi krizėn nga ana e saj, kur djemtė e Hafizit arritėn fitoren e dytė rresht. ATMOSFERA – Mė e bukura e parė ndonjėherė nė “Selman Stėrmasi” gjatė kėtij sezoni Nė praninė e rreth 2000 shikuesve nė “Selman Stėrmasi” nisi edhe derbi i 128-tė midis Dinamos dhe Partizanit, kur nė atė “Qemal Stafa” nė takimin Tirana-Teuta, nuk ishin mė shumė se 300 shikues. Dhe tė mendosh se aty luanin kampionia dhe nėnkamponia nė fuqi. Gjithsesi njė derbi si ai Dinamo-Partizani, e meritonte tė ndiqej. SHTYLLA - Nė minutėn e 14-tė Bakaj dha njė pasim tė zgjuar pėr Abilaliaj, por sulmuesi vlonjat nuk mundi tė mposhtė Kotorin e Dinamos. Sulmuesi i Dinamos, Bekim Kuli siluroi i pari portėn e kuqe tė mbrojtur si zakonisht nga Orges Shehi. Loja merr mė shumė grintė e ngjyrė. Mbrojtėsi i Partizanit, Tefik Osmani u ndėshkua mė karton tė verdhė pėr ndėrhyrje tė rėndė ndaj Pejiē. Dinamo ka rastin e parė tė madh, kur goditi shtyllėn me anė tė kroatit Dario Bodrusiē, por Plakun nuk gjuajti fort topin e kthyer nga shtylla. Dario Bodrusiē u ndėshkua me karton tė verdhė pėr protestė ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Kroati Goran Vinēetiē shmangu nė minutėn e 31-tė mbrtojtėsin Fatjon Tafaj tė Partizanit, gjuajti fort duke e detyruar Shehin ta presė topi nė dy kohė. Pjesa e parė ofroi pėr shikuesit nė “Selman Stėrmasi” njė lojė mesatare dhe larg formės sė disa prej futbollistėve elitarė. GOLAT - Fraksioni i dyte i ndeshjes paraqiti njė Partizan tė shthyrur plotėsisht dhe tė papėrgatitur nga ana fizike dhe nė rėnien e moralit tė “demave” ndikoi edhe goli i shpejtė i sulmuesit tė Dinamos, Sabino Plaku (50’), njė prodhim i Akademisė sė Partizanit. Ish-sulmuesi i Apolonisė u ngjit nė kuotėn e katėr golave. Nė kėrkim tė golit tė barazimit tė kuqtė pėsuan edhe golin e dytė me anė tė Pero Pejiē, qė me golin e shėnuar nė minutėn e 63-tė, jo vetėm qė e ēoi rezultatin nė 2-0, por realizoi edhe golin e tij tė pestė sezonal. Partizani nuk pati forcėn e duhur tė reagojė dhe tė “Kuqtė” mund tė ndėshkoheshin edhe me gola tė tjerė. Kjo ishte njė humbje e rėndė pėr “demat”, qė do tė bėjnė edhe pa shėrbimet e mbrojtėsit Tefik Osmani nė ndeshjen e rėndėsishme me Tiranėn, tė shtunėn e arsdhshme, ndeshje qė mbyll edhe fazėn e parė. Gjithsesi, Partizani mund tė mburret vetėm me faktin se ka 7 fitore me shumė se Dinamo (38) gjatė historisė sė 128 ndeshjeve tė tyre. Dinamo – Partizani 2-0 Golat: 51’ Plaku, Pejiē 63’ Dinamo: Kotorri; Abraham, Graniē, Pisha, Bodrusiē; Kuli (77’ Ferra), Allmuēa, Poēi, Vincetiē (69’ Mile); Plaku (88’ Ēaushi), Pejiē Trajner: Agim Canaj Partizani: Shehi; Hallaēi, Osmani, Tafaj, Beqiri; Gjyla (57’ Progri), Babamusta (58’ Shkėmbi), Devolli, Muzaka; Bakaj, Abilaliaj (68’ Malindi) Trajner: Hasan Lika Gjyqtar: K.Meta, A.Mali, E.Doda Karton i verdhė: Bodrusiē, Allmuēa, Pejiē/Osmani Karton i kuq: Abraham 90’ Tranerėt Agim Canaj (Dinamo) “Strategjia sipas tė cilės kishim pėrgatitur ndeshjen ishte duke ushtruar presion nė mesin e fushės sė Partizanit, pėr ta kapur mė pas nė kundėrsulm. Besoj se ia dolėm mbanė me sukses kėtij qėllimi. Me kėtė fitore treguam se jemi njė ekip plot potencial. Pavarėsisht nga zėrat qė shkojnė e vijnė, ne jemi nė garė pėr titull”. Hasan Lika (Partizani) “Ishte njė fitore e merituar e Dinamos. Ne kemi luajtur njė lojė aspak tė mirė dhe si rrjedhojė e kėsaj jemi ndėshkuar dy herė. E madje fitorja mund tė ishte edhe mė e thellė, pavarėsisht tentativave tona pėr tė shkurtuar diferencėn e rezultatit. Mendoj se skuadra nuk dha atė qė ka dhėnė nė fillim tė kėtij kampionati”. Besa-Besėlidhja 2-0 Besa morri kryesimin e vetme nė javėn e 10-tė, kur fitoi me Besėlidhjen (2-0) dhe pėrfitoi nga hapi i gabuar i Partizanit me Dinamon. Pjesa e parė shfaqi njė Besė mė kėrkuese pėr golin, por bashkėkryesuesit ishin tė paqartė dhe tė turbullt para portės. Kavajasit realizuan dy gola nė pjesėn e dytė pėr tė vulosur edhe fitoren. Flamurtari-Kastrioti 1-0 Vlonjatėt agresivė pėrballė njė mbrojtje tė ngjeshur tė Kastriotit. Portieri Mustafa i Kastriotit ndėrhyri nė mėnyrė tė parregullt ndaj tė riut Shehaj dhe gjyqtari Janku nuk hezitoi tė drejtonte dorėn nga pika e bardhė. Denis Mema goditi saktėsisht 11-metėrshin nė minutėn e 31-tė duke sjellė edhe avantazhin e Flamurtarit. Kategoria Superiore Java 10, 07.11.2007 Dinamo-Partizani 2-0 Besa-Besėlidhja 2-0 Tirana-Teuta 2-1 Flamurtari-Kastrioti 1-0 Skėndėrbeu-Vllaznia 2-3 Elbasani-Shkumbini 0-0 Java 11, 10.11.2007 Partizani-Tirana Shkumbini-Dinamo Besėlidhja-Elbasani Vllaznia-Besa Kastrioti-Skėnderbeu Teuta-Flamurtari Ekipi N F B H Gol P 1.Besa 10 7 2 1 15-6 23 2.Dinamo 10 6 2 2 14-4 20 3.Partizani 10 6 2 2 15-6 20 4.Vllaznia 10 4 4 2 14-9 16 5.Flamurtari 10 4 4 2 8-6 16 6.Shkumbini 10 4 3 3 10-10 15 7.Elbasani 10 3 5 2 6-4 14 8.Kastrioti 10 2 1 5 7-9 10 9.Tirana 10 3 3 4 10-11 12 10.Besėlidhja 10 1 3 5 11-15 9 11.Teuta 10 1 2 7 5-15 5 12.Skėnderbeu 10 1 1 8 13-27 4