Jetmir Halilaj, Elvis Kasmi
Slavko Kovaēiē, zv/trajneri kroat i Kombėtares shqiptare, po projekton qė tė punojė gjatė nė futbollin shqiptar, madje jo vetėm me Kombėtaren, por edhe nė kampionatin tonė. Unė do ti paraqes presidentit tė FSHF-sė idenė qė pėrpos pozicionit tim nė Kombėtare si asistent i Bariēit, tė mund tė punoj edhe si drejtues i njė prej skuadrave tė kampionatit shqiptar. Nė kėtė mėnyrė 75% tė kohės do tė jem nė Shqipėri ku do ti ndjek nga afėr tė gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar, lojtarėt e rinj dhe do tė bisedoj njėkohėsisht me trajnerėt e Kombėtareve U-19 dhe U-21. Pėr kėtė gjė kam folur edhe me Bariēin, i cili ėshtė plotėsisht dakord. Unė kam dėshirė tė drejtoj njė skuadėr shqiptare, e cila mė jep mundėsinė qė tė marr pjesė rregullisht nė Kupat e Evropės dhe jo tė skualifikohet qė nė turin e parė, ka thėnė Kovaēiē pėr Panorama Sport. Kovaēiē ka sqaruar se deri tani nuk ka asnjė tratativė konkrete me ndonjė klub tė Superligės, por shpreson se nė tė ardhmen do ti jepet mundėsia qė ai tė marrė drejtimin e njė skuadre shqiptare. Dua tė jemi tė qartė se kjo qė po them ėshtė projekti dhe dėshira ime, sepse deri tani nuk ka pasur bisedime me klube tė kampionatit shqiptar, ėshtė shprehur ai. Pak kohė mė parė Kovaēiē u shpreh se do tė bisedonte personalisht me presidentin Duka nė lidhje me kontratėn e tij dhe tė ardhmen e tij si zėvendės i Bariēit, duke lėnė tė kuptonte se nuk do tė ishte Oto, ai qė do tė vendoste pėr termat e kontratės sė tij. Nuk kam folur me Dukėn, por tė hėnėn e ardhshme do tė vij nė Tiranė pėr tė biseduar pėr kėtė gjė dhe shpresoj qė Duka tė ketė 30 minuta kohė pėr tė biseduar me mua. Por, pėr njė gjė jam shumė i sigurt: jam gati tė punoj pėrkrah Bariēit, pasi atė e njoh prej shumė kohėsh si edhe kam shumė dėshirė qė tė punoj pėr Kombėtaren shqiptare. Kam bindjen se do tė gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt me presidentin e FSHF-sė nė lidhje me rinovimin e kontratės time, ka thėnė Kovaēiē. Ai ka pėrjashtuar mundėsinė qė tė ketė surpriza tė orėve tė fundit, duke thėnė se Bariē, tashmė e ka arritur akordin me FSHF-nė dhe se pritet vetėm zyrtarizimi. Nuk besoj se gjėrat mund tė ndryshojnė, sepse nga burimet e mia kam mėsuar se akordi ka qenė shumė serioz dhe shumė shpejt do tė zyrtarizohet, tha tekniku.
Kontrata I kėnaqur, nėse i ofrohet e njėjta pagė
Zv/trajneri i Kombėtares ėshtė i gatshėm qė tė punojė me tė njėjtėn pagė qė merr aktualisht te kuqezinjtė. Kroati pėrfiton rreth pesė mijė euro nė muaj dhe do tė ishte i gatshėm qė tė pranonte tė njėjtėn shifėr. Pėr mua, ana financiare mbetet nė plan tė dytė ka thėnė tekniku. - Do tė isha i gatshėm qė tė punoja me tė njėjtat kushte, pėrfshi kėtu edhe termat financiarė. Megjithatė, kjo mund tė zgjidhet nė njė mėnyrė tjetėr, pra nėse unė arrij tė qė marr drejtimin e njė skuadre shqiptare.
Tė hėnėn, bisedime me Dukėn pėr rinovimin e kontratės
Kovaēiē ka thėnė se do tė do tė vijė nė Tiranė ditėn e hėnė dhe do tė kėrkojė njė takim me presidentin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka. Ai ka pohuar se do ti kėrkojė kreut tė FSHF-sė qė vendosin pikat mbi i pėrsa i pėrket rinovimit tė kontratės si zv/trajner i Kombėtares dhe planeve tė tij pėr tė marrė drejtimin e njė skuadre tjetėr. Nuk kam folur me Dukėn, por tė hėnėn e ardhshme do tė vij nė Tiranė pėr tė biseduar pėr kėtė gjė dhe shpresoj qė Duka tė ketė 30 minuta kohė pėr tė biseduar me mua, ka thėnė trajneri.
|