E pabesueshme. Perbejne dyshen mė tė mirė sulmuese nė kampionat me 13 gola (Ngjela, 7 dhe Tiko, 6), por sėrish skuadra e tyre, Skėnderbeu, dergjet nė vendet e fundit, madje me nje rekord humbjesh: 8 tė tilla nė 10 javėt e para tė kėtij sezoni.
SINANI - Ndeshje dramatike nė Korēė me pėrmbysje dhe ripėrmbusje rezultatesh, ku tė fituarit dolėn djemtė e Vllaznisė, tė cilėt me fitoren 2-3 ndaj Skėnderbeut, arritėn fitoren e dytė nė transfertė. Korēarėt me humbjen e gjashtė radhasi, rikonfirmoi krizėn e plotė por edhe mundėsinė e njė rikthimi tė shpejtė nė Kategorinė e Parė. Takimi nisi mė ritėm tė lartė nė minutat e para, me vizita nė portat respektive tė mbrojtura nga Ahmetli dhe Grima. Dy skuadrat kishin tre golashėnuesit mė tė mirė nė gjirin e tyre, por ishte Sinani ai qė shėnoi i pari golin pėr Vllazninė nė minutėn e 40-tė, por edhe duke humbur edhe njė rast flagrant nė minutėn e 45-tė.
GOLEADA - Nė fraksionin e dytė, golashėnuesi mė i mirė i shkodranėve, Vioresin Sinani e ēoi rezultatin nė 0-2 nė minutėn e 65-tė. Marius Ngjela (edhe ky tani nė kuotėn e 7 golave) nuk mungoi tė shėnonte golin e tij, duke shkurtuar diferencėn nė 1-2 nė minutėn e 77-tė. Tiko barazoi nė 2-2 rezultatin pesė minuta pėrpara pėrfundimit. Goli i gjashtė sezonal i kapitenit tė Skėndėrbeut. Por, gėzimi i korēarėve pėr tė marrė njė pikė nė shtėpi u shuajt shumė shpejt, pasi shkodrani Gilman Lika vulosi pėrfundimisht rezultatin nė 2-3 duke marrė tri pikė tė ēmuara nė transfertė e duke i shkaktuar humbjen e katėrt nė shtėpi Skėnderbeut dhe tė tetėn nė dhjetė javė.
SEJDINI- Trajneri Sejdini ėshtė duke rishikuar seriozisht pozicionin e tij si trajner i Skėndėrbeut, pasi pėrveē fitores sė bujshme me Tiranėn (4-2), kur provokoi edhe shkarkimin e ish-trajnerit tė bardhebluve, Sulejman Starova, ka shijuar vetėm humbje pėrveē njė barazimi tė problematik me Besėn kryesuese (1-1).
STATISTIKA- Fitorja e Vllaznisė ishte e 58-ta nė 110 ndeshjet historike me Skėndėrbeut, dhe 3 golat e shkodranėve e ēuan nė 167 numrin e rrjetave nė portėn korēare. Skėnderbeu ka arritur 28 fitore (23 barazime). Vioresin Sinani me 2 golat e shėnuar nė takimin me Skėnderbeut, barazoi Ngjelėn (po mė 7 gola), por u ngjit nė kuotėn e 208 golave personale tė realizuar nė kampionatet shqiptare.
|