Dash Frashėri
Kė vlerėsoj mė shumė midis badibildingut dhe studentit? Tė dy, unė nuk jam i ndarė nė dy pjesė, por i bashkuar nė njė. Marin Meksi, kampion Kombėtar pėr Junior (nėn 21-vjeē) nė badibilding, e ndien veten tė dyzuar. Ėshtė njėsoj si nė shtėpinė time, kur mbi tavolinė kam librat dhe poshtė saj janė hekurat, - thotė Meksi pėr Albania-sport.com". Njė bashkėjetesė qė ka nisur qysh kur ishte nė moshėn 16 vjeē, kur ndjeu poshtė lėkurės se mund tė ndėrtonte njė masė muskuloze dhe donte tė ishte njė Arnold Shvarzeneger nė miniaturė. Shvarzeneger ėshtė idhulli i tė gjithė tė rinjve nė botė. Djali i shkrimtares dhe pėrkthyeses sė njohur Mira Meksi, student i Juridikut nė vitin e fundit tė Fakultetit tė Drejtėsisė Luarasi, sot 22 vjeē, nuk e fsheh se adrenalina e nxit tė stėrvitet edhe natėn, atėherė kur tė tjerėt nė shtėpinė e tij janė nė kulmin e gjumit...
* * *
Marin, tashmė je njė badibilder i njohur nė Shqipėri, njė kampion kombėtar nė kategorinė e Seniorėve. Si i lindi dėshira djalit tė njė shkrimtareje tė njohur pėr tu marrė me badibilding dhe jo me me poezi?
Kam gjashtė-shtatė vjet qė kam nisur aventurėn nė sportin e badibildingut, qysh kur isha 15-vjeē. Si ēdo i ri, edhe unė fillova me frekuentimin e palestrave tė fitnesit dhe mė pas vendosa tė mos e lija nė mes tė rrugės pėrgatitjen time fizike dhe tė merresha me badibilding tė pastėr, duke mos e konsideruar mė njė hobi, por njė profesion edhe pse ky ėshtė njė sport. Fillesat ishin modeste. Tashmė e ndiej veten profesionist dhe kam mundėsi tė eci pėrpara nė kėtė sport qė ka vetėm njė traditė pak mė shumė se dhjetėvjeēare nė Shqipėri. Idhujt e mi janė tė shumtė, fillojnė nga Stiv Rives, vazhdojnė me Arnold Shvarcenegerin dhe tashmė ėshtė Xhej Katler, njė kampion absolut.
Si arrin ti ndėrtojė muskujt njė badibilder?
Dėshiroj tė theksoj sė pari njė gjė. Badibildingu nuk ėshtė njė sport si futbolli, volejbolli apo diēka tjetėr, qė tė mjafton talenti pėr tė shkėlqyer, pėrpos edhe pėrgatitjes fizike. Badibildingu ėshtė njė sport qė kėrkon njė regjim tė fortė, absolutisht tė ashpėr dhe aspak neglizhues. Kėrkon njė kronometrim tė regjimit tė gjumit (9-10 orė nė ditė), dietės dhe stėrvitjes. Ushtrimet ndahen nė aerobike dhe anaerobike, qė do tė thotė se ka ushtrime force, por dhe vrapimi, apo jo. Do tė them se ka njė dallim midis njė njeriu qė merret me fitnes dhe njė tjetri qė merret me badibilding.
Sa orė nė ditė i duhen njė badibilderi pėr ta mbajtur trupin nė formėn qė ne shohim gjatė aktiviteteve?
Fillimisht jam stėrvitur edhe 3 deri nė 4 orė nė ditė, duke i masakruar pa mėshirė muskujt e mi: me shtanga, hekura, susta. Sa vjen dhe bėhesh mė profesional, muskujt kanė marrė formė dhe ulet natyrshėm edhe orari i stėrvitjes nė 1 apo 2 orė. Tė kuptohemi, ne nuk jemi supermenė, qė kanė masė tė madhe trupore dhe janė shumė tė fuqishėm, ne pėrpiqemi tė ndėrtojmė muskujt shpejt dhe ti zbukurojmė ato, nėse do tė pėrdorja njė figurė. Cilėsorė nė Shqipėri nuk kanė qenė mė shumė se tre-katėr.
Dieta ėshtė njė faktor thelbėsor...
Dieta ėshtė shumė rigoroze dhe do ta konsideroja aq drastike, sa do tė na kishin zili edhe top-modelet mė tė paguara nė botė. Nė fund tė fundit, ne jemi modele mashkullore tė njė bukurie tjetėr. Tė gjitha kombinimet midis dietės ushqimore, regjimit sportiv dhe stėrvitjes janė nė funksion tė muskujve dhe drejt njė badibilderi profesionist. Dieta kėrkon ekuilibrimin e karbohidrateve dhe yndyrės, pėr tė cilat duhet tė jesh njė doktor i vetes dhe njė gladiator pėr ta mbajtur ashtu siē kėrkohet.
Titujt janė dhe krenaria e njė sportisti. Cili ėshtė bilanci i Meksit?
Pėr tė qenė i sinqertė me tė gjithė, janė ato qė e bėjnė njė sportist tė dallohet mbi mesatarėt. Vitin e kaluar dola nėnkampion i vendit, ndėrsa gjatė kėtij viti u shpalla kampion kombėtar nė kategorinė dhe peshėn time. Pėr efekt tė mospjesėmarrjes sė madhe tė sportistėve, pasi edhe pėr kėtė ka kritere tė pėrcaktuara qartė, grupet e sportistėve u ndanė sipas moshave: nė Junior (nėn 21 vjeē), Senior (nėn 40 vjeē) dhe Master (mbi 40 vjeē).
Kompeticionet ndėrkombėtare janė dhe ballafaqimi real i sportistėve shqiptarė tė ēdo lloj sporti e disipline sportive. Marini, sa konkurrues ėshtė nė Europė?
Ėshtė e vėrtetė. Nė Kampionatin Ballkanik tė Shkupit arrita tė hyj deri nė finale, ndėrsa nė Kampionatin Europian tė organizuar nė Tjumen tė Rusisė, njė nga kompeticionet mė tė rėndėsishme nė rang kontinental, me pjesėmarrjen e badibildėrve mė tė mirė nga e gjithė Europa, arrita tė hyja deri nė gjysmėfinale, ku morėn pjesė 11 mė tė mirėt nga 150 sportistė qė e nisėn garėn. Dua tė theksoj se isha i vetmi badibilder nga Shqipėria.
Para pak ditėsh kam lexuar nė gazetėn gjermane Bild historinė e njė femre 40-vjeēare qė merrej me badibilding. A ka nė Shqipėri femra qė merren me kėtė sport?
Pėr fat tė keq, jo. Ka njė paragjykim pėr kėtė. Gjatė kampionatit tė kėtij viti e futėm elementin femėr nė ekzibicion. Janė vetėm dy sportiste qė janė nė nivel tė lartė, por edhe atyre u duket se nuk ėshtė shumė feminil ky sport. Ajo qė ne bėjmė apel ėshtė tėrheqja e femrave fitnes, me njė gjatėsi mesatare, por me trup tė tonifikuar, me muskuj barku, etj. Pra, ideja e njė modeleje sportive.
Sa konkurrues ėshtė badibildingu shqiptar nė raport me ato tė vendeve fqinje?
Badibildingu nė Shqipėri ėshtė relativisht njė sport i ri, ndėrsa nė Ballkan, sidomos nė Greqi, Bullgari e Rumani, ėshtė shumė mė i vjetėr dhe i pėrhapur. Kulmin nė rang botėror e kanė Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, qė kanė kapacitete shumė tė larta tė badibildingut. Edhe Republikat Balltike, si Letonia, Lituania dhe Estonia, e kanė tė zhvilluar shumė kėtė sport.
Dieta ideale -Ėshtė kombinimi ideal midis karbohidrateve dhe proteinave. Ushqimi parėsor janė orizi, patatja. Fibrat merren nga buka integrale dhe tėrshėra. Yndyrnat merren nga vaji i peshkut, ndėrsa proteinat nga filetot e pulės dhe peshku ton. Nuk pėrjashtohet mishi. Duke bėrė balancimin e tyre, shkrihet mė pas dhjami dhe del muskuli i pastėr.
Sport luksi- Shtėpia ime ka vetėm libra dhe hekura, dy ekstreme qė kanė tė bėjnė me letėrsinė dhe sportin. Stėrvitjen e bėj zakonisht nė palestėr, por jo pak herė ndodh qė mė shkrep nė mendje pėr tė bėrė stėrvitje edhe gjatė natės, kur nė shtėpi tė gjithė flenė. Dua tė theksoj se badibildingu ėshtė njė sport i kushtueshėm, njė sport luksi, pasi kėrkon financė tė madhe.
Si vlerėsohet fituesi- Juria ėshtė shumė speciale dhe pėrbėhet nga profesionistė. Vlerėsohet mė shumė ai qė ka masėn mė tė madhe muskulore, ka harmoni tė muskujve, definicion mė tė mirė, vaskularitet tė damarėve, sa mė shumė tė ketė, aq mė shumė pikė merr. Trupi gjykohet nė dy gjysma: busti dhe kofshėt. Janė gjashtė pozat kryesore qė bėn njė badibilding.
60 badibilderė nė Shqipėri -Numri i sportistėve qė merren me badibilding nė Shqipėri sa vjen e shtohet. Kjo edhe pėr faktin se ne shqiptarėt kemi njė gjenetikė natyrore, - sqaron Meksi. Ne konsiderohemi mezomorf, qė do tė thotė se jemi robustė, me kraharor tė gjerė, edhe pse nuk jemi shumė tė gjatė.
Gjashtė mė tė mirėt- Aktualisht janė mė shumė se 60 sportistė qė garojnė. Sportistė cilėsorė janė pesė-gjashtė tė tillė, - thekson Meksi. Rando Kukeli, Orion Minga, Orkez Prushi, tė tre nga Tirana, tepelenasi Sokol Mati dhe cėrrikasi Gramoz Beshiri janė dhe mė tė mirėt, duke shtuar edhe veten.
Badibilderėt e diasporės- Nė Europė dhe mė gjerė janė tė njohur disa badibilderė. Kosova ka shumė tė tillė, - pohon Meksi. Madje, ata vijnė dhe garojnė nė Shqipėri. Mund tė pėrmend dy sportistė shumė cilėsorė si Esat Latėn dhe Flamur Rexhėn. Lata konsiderohet edhe njė nga profesionistėt nė kėtė sport, - thotė Meksi.
Muskujt - Baza e badibildingut janė muskujt dhe ėshtė bukuria e tyre qė vlerėsohet. Sa mė shumė muskuj tė zhvilluar tė kesh, aq mė tėrheqės dukesh. Vlerėsimi gjithmonė bėhet nė bazė tė tyre.
Skalitja - Badibilderat janė tė fuqishėm, por si veēori kanė skalitjen e trupit dhe nuk kanė tė bėjnė me peshėn trupore. Badibildingu ndahet nė tri faza: masa, shkrirja e dhjamit dhe tharja e ujėrave
Tharja - Pasi ushqehesh bollshėm e bėhesh mbi 100 kg, atėhere fillon fazėn e tharjes sė ujėrave nė trup nė atė masė, sa lėkura duket njė fletė e hollė celofani, ndėrsa muskujt shfaqen plotėsisht
Supermenėt - Janė njerėz qė e kanė pasion sportin, por nuk mund tė performojnė dot si badibilder dhe e kanalizojnė fuqinė e tyre nė sporte tė veēanta. Ata mund tė ngrenė pesha tė mėdha, gurė apo trarė.
Thashethemet - Duke qenė fizikisht mė tė fuqishėm se njerėzit normalė, ėshtė e natyrshme qė tė lindin edhe thashethemet dhe tė paragjykohemi edhe pėr ndonjė veprim normal
Rreziqet -Ndėrhyrja pėr tė shpėtuar dikė nė rrezik apo pėr tė ndaluar keqbėrėsit ka tė bėjė me karakterin individual tė sportistit. Unė do ta bėja njė gjė tė tillė
Kampionati Ballkanik
Marin Meksi pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Kampionatin e 16-tė Ballkanik tė Badibildingut, Fitnesit dhe Badi-fitnesit, tė zhvilluar nė datat 27-29 prill 2007 nė Shkup tė Maqedonisė. Pėrveē Meksit, i cili garoi pėr kategorinė Juniors mbi 75 kg, nga Shqipėria u pėrfaqėsuan edhe gjirokastriti Nikollaq Muēo (Masters, kategoria mbi 40 vjeē), tepelenasi Sokol Mati, nė kategorinė Master (deri nė peshėn 85 kg) dhe Kujtim Pershpallaj nė peshėn deri 80 kg. Nga shtatė vende pjesėmarrėse, Shqipėria u rendit e pesta, duke lėnė pas Bosnjė-Hercegovinėn (6) dhe Malin e Zi (7). Vendin e parė e zuri Rumania e mė pas Serbia (2), Bullgaria (3) dhe Maqedonia (4).
Kampionati Europian
Kampionati Europian i Juniorėve dhe Masterve tė Badibildingut u zhvillua nė Tjumen tė Rusisė, nga 15 deri mė 19 qershor tė vitit 2007. Nė kategorinė e Junior mbi 75 kg, pėrveē Marin Meksit (garoi me numrin 66), njėherėsh edhe badibilderi i vetėm shqiptar nė kėtė kampionat, morėn pjesė badibilderė tė njohur si Leskuov, Basarov, Dirun (tė tre nga Rusia), Havrishuk (Ukrainė), Blashek (Austri), Motanov (Lituani), Stals (Lituani), Menda, Smutek (tė dy nga Ēekia) dhe Ziolokovski nga Polonia. Nė kėtė kampionat, Marini arriti deri nė gjysmėfinale duke qenė ndėr 11 mė tė mirėt, midis 150 konkurrentėve. Pesė tė parėt kaluan edhe nė finale: Lesukov, Havryshuk, Basarov, Dirun dhe Blashek.
Aktiviteti i parė
Aktiviteti i parė i badibildingut ėshtė zhvilluar nė vitin 1993 nė njė nga studiot e Televizionit Publik Shqiptar. Ėshtė organizuar nė studion e doktor Flamur Topit derisa tė shndėrrohet nė njė kampionat tė mirėfilltė. Pas krijimit tė Shoqatės Shqiptare tė Badibildingut nė vitin 1994, u krijua edhe federata nė vitin 1996. Pas njė pauze gati gjashtėvjeēare, nė vitin 2003 u riorganizua sėrish edhe me kthimin e sportistėve cilėsorė, ku vazhdon edhe tradita e saj. Ne jemi brezi i dytė i badibildėrve.
Nga Shvarceneger te Katler
Badibildingu ėshtė procesi i rritjes maksimale tė muskujve pėrmes kombinimit tė trajnimit me pesha tė rėnda, kalorive tė mjaftueshme dhe gjithēkaje tjetėr qė lidhet me stėrvitjen e sportistėve. Badibilderėt tregojnė fizikun e tyre nė njė panel tė pėrbėrė nga gjyqtarė, qė vendosin pėr dhėnien e pikėve nė bazė tė paraqitjes estetike tė sportistėve. Muskujt e badibildėrve janė tė lyera me vaj dhe nėn efektin e lojės sė dritave ato bėjnė dallimin e grupit tė muskujve. Badibilderėt mė tė famshėm janė Arnold Shvarceneger, Dorian Yates, Lou Ferigno, Franko Kolumbu, Frank Zane, Li Hanej, Ronie Koleman dhe Xhej Katler. Vitet e hershme tė Bodibildingut konsiderohet periudha 1880 deri nė vitin 1930. Babai i badibildingut modern konsiderohet njė prusian (perandoria e dikurshme gjermane) i quajtur Eugen Sandou, nė fund tė shekullit XIX. Ai vlerėsohet edhe si pionieri i kėtij sporti, pasi ai lejonte publikun tė shijonte shfaqjet e tij tė muskujve. Sandou u bė shumė popullor me shfaqjet e tij dhe arriti ta kthejė nė biznes famėn e tij, madje krijoi edhe pajisjet e para tė ushtrimeve duke u vendosur atyre si markė emrin e tij. Sandou njihej pėr fizikun e tij perfekt, ndėrsa ai e quante veten e tij si njė kopje tė statujave antike greke dhe romake. Gara e parė e badibildingut u organizua mė 14 shtator 1901 nė Royal Albert Hall nė Londėr dhe u quajt Great Competetion (Kompeticioni i madh) dhe nė tė morėn pjesė Eugen Sadou, Ēarls Levis dhe Artur Dojl. Statuja prej bronzi, e cila iu dha fituesit, paraqiste njė skulpturė tė Sandout tė realizuar nga Frederik Pomeroi. Festivali mė prestigjioz i badibildingut sot ėshtė Mr.Olympia. Mė 16 janar 1904, nė Nju Jork tė Shteteve tė Bashkuara, u mbajt kompeticioni i parė i madh. Fituesi ishte Al Treloar i cili u deklarua si Burri me trupin mė perfekt tė zhvilluar nė botė duke fituar edhe njė shumė prej 1000 dollarėsh, njė sasi parash tė rėndėsishme pėr atė kohė. Badibilderė tė famshėm janė edhe Irl Liderman, njė shkrues i disa librave instruktues pėr badibildingun, Seigmund Brejtbart (ēifut), Maksik (njė pionier i artit tė pozimit), por dhe Alan Mid, i cili u bė njė kampion i madh i sportit tė muskujve edhe pse kishte humbur njė kėmbė nė Luftėn e Parė Botėrore.
|