Nga Bledar Kuka
Pėrveēse futbollist shumė i talentuar, Altin Lala, e tregoi veten nė Gjermani edhe si kalorės mjaft i mirė. Kėtė e njoftoi dje media gjermane openpr.de. Shqiptari kuqezi mori pjesė nė ditėn e fundit tė njė kampionati hipizmi qė u zhvillua nė Hanover dhe Lala tregoi aty talentin e tij. Madje mesfushori ishte edhe ndėr fituesit nė garėn qė u zhvillua.
Lala, njeriu i ndeshjes nė Hanover-Dortmund
Media gjermane e vendosi unanimisht. Altin Lala u shpall Njeriu i Ndeshjes nė Hanover-Dortmund, fituar nga tė kuqtė. Shqiptari, zėvendėskapiten i H96-ės, foli modestisht pas takimit. Unė dua qė tė luaj dhe tė jap gjithēka, - u shpreh ai pėr Noje Presen, - ndėrsa tė tjerat nuk mė takojnė mua (pra nėse do tė jetė sėrish titullar.
Hajduku, nė gjyq ish-trajnerin e Dinamos sė Tiranės
Luka Bonaēiq ėshtė hedhur nė gjyq nga Hajduku i Splitit. Media kroate njofton se ish-trajneri i Dinamos, tashmė finalist i Ligės sė Kampionėve tė Azisė, akuzoi Hajdukun se udhėhiqet nga mafia, ndėrsa kohė mė parė ėshtė goditur e dėmtuar nė kokė, ndėrsa u shkarkua si trajner i splitasve. Hajduku ka hedhur nė gjyq edhe gazetėn Jutarnji List dhe TV Novon.
Florian Myrtaj shėnon nė Serinė C1
Sulmuesi shqiptar, Florian Myrtaj realizoi golin e vetėm tė Arecos nė humbjen 1-3 ndaj Lukezes, nė Serinė C1, grupi B (kategoria e tretė italiane). Ish-lojtari i kombėtares shėnoi nė minutėn e 55-tė, nė takimin e luajtur nė Luka.
Rumania harron Shqipėrinė, mendon Euro 2008-ėn
Federata Rumune e Futbollit po mendon goxha pėr vendfushimin e ardhshėm tė kombėtares tringjyrėshe nė finalet e Kampionatit Europian tė vitit tė ardhshėm. Kėtė e bėn me dije Pro Sporti qė shkruan se zyrtari i lartė i federatės, Ionuc Lupesku, ka piketuar Salcburgun si pikėn mė tė pėrshtatshme nė territorin austriak. Euro 2008 do zhvillohet nė Zvicėr dhe Austri.
Lorik Cana: Jemi nė pozicion tė mirė
Kapiteni i Marsejės, Lorik Cana, u shpreh dje se ekipi i tij ėshtė nė pozicion tė mirė pėr tė kaluar fazėn e grupeve nė Ligėn e Kampionėve. Ne e kemi zakon qė e ngremė nivelin e lojės ndaj ekipeve tė mėdha, - tha ai, pėr uefa.com, - dhe shpresoj qė kjo tė vazhdojė. Jemi nė pozicion tė mirė qė tė kualifikohemi. OM luajti mbrėmė me Porton.
|