Ndihmėstrajneri i Tus Koblenc, Mario Basler, ėshtė njė nga miqtė mė tė mirė tė Skelės nė Gjermani dhe njė vlerėsues gjithmonė pozitiv i fantazistit tė Energi Kotbus.
NĖ SUPERFORMĖ - Ndeshja kundėr Shalke 04 dėshmoi se Skela ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm pėr Energi Kotbusin. Ky sezon ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr karrierėn e tij. Ai meriton mė shumė se sa njė ekip qė lufton pėr ekzistencė. Seria negative e lauzicėrve duket se po pėrfundon. Megjithatė, fitorja me Shalken nuk duhet tė festuar me tė madhe. Ne kemi vetėm tetė pikė pas 12 ndeshjesh, ēfarė ka kėtu pėr tė festuar? Ne kemi nevojė pėr njė seri pozitive tė gjatė, - citohet Skela nga mediat e ndryshme gjermane.
OFERTA -Ndėrkohė qė tabloja nė shtėpinė e Energi Kotbusit ėshtė e zymtė, dy ekipe tė mėdha gjermane janė vėnė pas fantazistit shqiptar, i cili ka njė vlerė tė ulėt nė treg. Nė Gjermani janė tė bindur. Nėse Skela do tė luajė si kundėr Shalkes, atėherė ai nė merkaton e muajit janar do tė jetė pjesė e njė ekipi qė luan nė Ligėn e Kampioneve, - thuhet nga njė burim pranė menaxherit tė trekuartisit.
CHAMPIONS - Tri ekipe gjermane marrin pjesė nė fazėn e grupeve nė Ligėn e Kampioneve: Verder Bremen, Shalke 04 dhe Shtutgardi. Shanset pėr tu kualifikuar nė grupin e 16-tė mė tė mirave i kanė qymyrxhinjtė e Shalke 04 dhe Verder Bremen.
JETĖSOR Basler jep edhe njė vlerėsim pėr shqiptarin Fatmir Vata, i cili luan nė ekipin e tij dhe nuk kursehet nė lėvdatat e tij rreth formės sė jashtėzakonshme tė sulmuesit veteran. Fatmir Vata ėshtė njė nga lojtarėt tanė thelbėsorė dhe prania e tij na jep njė siguri tė madhe. Sigurisht, ai do ta meritonte njė ftesė nga Oto Bariē pėr nė Kombėtare, por unė personalisht do tė isha kundėr kėsaj ftese, pėr shkak tė impenjimeve qė ka ekipi ynė. Me sa di unė, nė tė kaluarėn Vata ka pasur probleme me Hans Peter Brigelin.
|